![Konstatuan rreth 28 bimë narkotike, policia kryen bastisjen e territorit](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667c0bcc5c6ad.jpeg)
Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...
![Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd285cd881.jpg)
SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh
![SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd1bc6e700.png)
A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite
![A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd12730be0.png)
Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”
![Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd095bb0b1.jpg)
Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash
![Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bcffd45457.jpg)
Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik
![Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bce83eab85.jpg)
Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash
![Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7da9e5090.jpg)
Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...
![Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7cf9581b9.png)
Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndez ‘dritën jeshile’ Kosovës, pranohet si anëtare e asociuar
![](https://sot.com.al/images/s.jpg)
Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Maj 2024
![Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndez ‘dritën jeshile’](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-800-0-66544f61d1048.jpg)
Asambleja Parlamentare e NATO-s, që po zhvillon punimet tre ditore në Sofie të Bullgarisë, vendos të hënën (27.05.) për avancimin e statusit të Kosovës nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar të kësaj organizate. Megjithë kundërshtimin e Serbisë çështja e avancimit të statusit të Kosovës në NATO, është futur në agjendën e organizatës. Zyrtarisht njoftohet se deputetët e AP të NATO-s, ndër të tjera "do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe të Kuvendit të Kosovës për t'u bërë delegacione të anëtarëve të asociuar”.
"Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor do të trajtohen, ashtu si edhe strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe për rritjen e angazhimit me Jugun Global”, thuhet në komunikatën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Qysh në mars të këtij viti Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në aleancë, ndërsa sot votohet përfundimisht.
Serbia angazhohet kundër statusit të asociuar
Delegacioni i Parlamentit të Serbisë që kryesohet nga kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, i cili që po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përmes një letre kërkoi që Kosovës të mos i jepet statusi i anëtarit të asociuar. Edhe Instituti Ndërkombëtar për Siguri në Serbi i ka bërë thirrje AP së NATO-s që mos ta avancojë statusin e Kosovës në këtë organizatë, duke argumentuar se "do të ishte e dëmshme si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ashtu edhe për proceset e stabilizimit dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”. "Nëntë anëtarët aktualë të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s janë nga vende të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht dhe se dhënia e të njëjtit status Kuvendit të Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm”, thotë Instituti Ndërkombëtar për Siguri me seli në Serbi.
Asambleja Parlamentare e NATO-s si urë lidhëse
Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova pritet të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. AP e NATO-os, përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Aktualisht anëtare të asociuara në Asamblenë Parlamentare të NATO-os, janë nëntë vende në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta dhe mund të shërbejnë si raportues special të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare. Megjithatë, vendet me statusin e asociuar në AP të NATO-os, nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e organizatës.
KFOR e quan të pasaktë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave
Në Kosovë ka aktualisht rreth pesë mijë trupa të NATO-s, KFOR-i të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Në fillim të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-os, raportuesi Mark Lancaster, prezantoi pjesë të një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku thuhet se "KFOR-i negocioi me sulmuesit e Banjskës” për të ikur në Serbi. Në sulmin e 24 shtatorit të vitit të shkuar nga një grup serbësh u vra një rreshter i policisë së Kosovës, ndërsa, përgjegjësinë për këtë sulm e mori Milan Radoiçiq, deri atëherë nënkryetar i Listës Srpska, i cili tash vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.
Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate e ka quajtur "të pasaktë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave”, pjesë të cilit u përfshinë në draftraportin, në nisje të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga raportuesi Mark Lancaster. Në reagimin e KFOR-it, thuhet se "kjo nuk është e vërtetë pasi në asnjë moment KFOR-i nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”. "Pasi u ftua për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i është koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në maj të 2023-s, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Në reagimin e KFOR-it thuhet, po ashtu, se NATO-ja vazhdon të mbajë qëndrimin se sulmuesit e Banjskës duhet të përballen me drejtësinë. "Pas dhunës, NATO-ja i ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë brenda një dekade, dhe kjo tregon se NATO-ja është e gatshme të ruajë paqen”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./ DW
Më të lexuarat
![Konstatuan rreth 28 bimë narkotike, policia kryen bastisjen e territorit](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667c0bcc5c6ad.jpeg)
![Zjarri që shpërtheu gjatë natës ku u dogjën 3 automjete](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667c01cc0c580.png)
Zjarri që shpërtheu gjatë natës ku u dogjën 3 automjete dhe mbetën disa të lënduar, ja kush ishte zyrtari i 'shënjestruar' i Administratës Tatimore (Emri+Foto)
![Zjarri në bodrumin e një objekti ku u dogjën disa automjete dhe u](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667c00d6e9cfa.jpg)
Zjarri në bodrumin e një objekti ku u dogjën disa automjete dhe u lënduan me dhjetëra persona, policia jep detaje: Vijojmë hetimet në bashkëpunim me prokurorinë
![Sulmi terrorist në Banjskë, zbardhet vendimi i Gjykatës Themelore](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bff4680002.jpg)
Sulmi terrorist në Banjskë, zbardhet vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për agresorët
![U kërcënua me thikë nga i ati, djalit i bie të fikët](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bfde1156d2.jpg)
U kërcënua me thikë nga i ati, djalit i bie të fikët nga frika
!["Dhëmbët kam me t'i shkulë...",](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bf98981b3c.png)
"Dhëmbët kam me t'i shkulë...", kërcënohet me jetë gazetari dhe familja e tij: Ta di adresën ku e ke saktë të banesës, kam me ta rrasë plumbin
![Tronditëse/ Përfshihen nga zjarri në bodrumin e një pallati](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bf7395a03c.jpg)
Tronditëse/ Përfshihen nga zjarri në bodrumin e një pallati disa automjete, të pakten 30 persona transportohen me urgjencë drejt spitalit
![Arrestohet 15-vjeçari, sulmoi fizikisht motrën](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bd36e310c3.jpg)
Arrestohet 15-vjeçari, sulmoi fizikisht motrën
![Serbia me “dy fytyra”, Rusia reagon ashpër pas raportit të](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bcc4b9892b.jpg)
Serbia me “dy fytyra”, Rusia reagon ashpër pas raportit të “Financial Times”, njeriu pranë Vladimir Putin ofendoi hapur Aleksandër Vuçiç, ja pse Beogradi do ta paguajë shtrenjtë tradhtinë ndaj Moskës
![Pas përfshirjes së djalit të Vuçiçit në](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bc442e7a05.png)
Pas përfshirjes së djalit të Vuçiçit në përleshje, tifozët e Serbisë bëjnë lëvizjen e papritur në mes të Mynihut
![Takohen sot në Bruksel Kurti dhe Vuçiç, REL analizë:](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bafb078917.jpg)
Takohen sot në Bruksel Kurti dhe Vuçiç, REL analizë: Përcaktimi i mënyrës së zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve, në fokus të diskutimeve
![Raundi i ri i dialogut, habit Vuçeviç: Serbia e gatshme të](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bb006b9140.jpg)