BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x

Rajoni

Ngjyrosen muret e ambasadave hungareze e sllovake, mesazhe nga genocidi në Srebrenicë

Ngjyrosen muret e ambasadave hungareze e sllovake, mesazhe nga genocidi në

Grafite me numrin 8.372 – që është numri zyrtar i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 – u vendosën të premten në muret e ambasadës hungareze dhe asaj sllovake në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Grafitet u shfaqën tri javë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Hungaria ishte në mesin e 19 vendeve që iu bashkuan Serbisë në votimin kundër rezolutës. Sllovakia ishte në mesin e 68 vendeve që abstenuan.

Policia e Sarajevës më 14 qershor konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se hetimi mbi grafitet në dy ambasadat kishte përfunduar dhe se incidenti ishte klasifikuar si vandalizëm.

Policia ka kryer gjithashtu një hetim më 14 qershor për fjalën “gjenocid” të shkruar me shkronja të kuqe në një ndërtesë banimi jo larg ambasadës serbe në Sarajevë.

Autoriteti i zbatimit të ligjit i ngarkuar me sigurimin e misioneve diplomatike në Bosnje e ndaloi Radion Evropa e Lirë të fotografonte grafitin, por fotografitë e tyre u publikuan në internet nga Shërbimi Publik i Republikës Sërpska.

Asnjëra nga ambasadat nuk komentoi mbi incidentin.

“Ne nuk duam të komentojmë. Ju i keni parë fotografitë. Sigurisht që kemi vërejtur, por nuk kemi koment”, tha ambasada hungareze për Radion Evropa e Lirë.

Rezoluta e miratuar më 23 maj nxiti reagime të furishme në Serbi dhe në rajonin serb të Bosnjës, Republika Sërpska, ku udhëheqësit thanë se ai do ta etiketojë gjithë popullin serb si “mbështetës” të vrasjeve masive.

Rezoluta për Srebrenicën nuk e përmend as Serbinë, as Republikën Sërpska.

Ndër të tjera, ajo bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

Ajo konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.

Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Për gjenocidin e kryer, deri më tani, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.