BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x
BREAKING NEWS

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi kontratën 4 milionë euro me kompaninë fantazmë për shuarjen e zjarreve nga ajri, zbardhen faktet

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi
x
BREAKING NEWS

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje, hakerat iranianë të “Homeland Justice” nxjerrin të dhënat e kartave të identitetit dhe numrat e telefonit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje,
x
BREAKING NEWS

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si janë bërë “rrush e kumbulla” 240 milionë lekë gjatë pandemisë, KLSH zbulon shkeljet

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si
x
BREAKING NEWS

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga ligj i ri për të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve të vjetra për të përfituar pension, te ndryshimet e reja që po përgatit Instituti i Sigurimeve Shoqërore në zonat rurale, ja ku...

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga
x

Sport

Panuçi zbardh listën e kuqezinjve, Taulant Xhaka përjashtohet nga kombëtarja

Panuçi zbardh listën e kuqezinjve, Taulant Xhaka përjashtohet

Kombëtarja njeh emrat e saj për ndeshjet e shtatorit kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, një listë e hartuar këtë herë jo nga Xhani De Biazi, por nga Kristian Panuçi. Tekniku i ri i përfaqësueses ka zbardhur edhe zyrtarisht listën, e cila ka tre emra të rinj në gjirin e saj dhe ata janë: Ivan balliu, i cili ka dalë nga akademia e Barcelonës por që luan me skuadrën e Metz në ligën e dytë franceze, Hysen Memolla që luan në kampionatin kroat, si dhe Valon Mehmedi, që është sulmues i Mariborit në kampionatin slloven. Këto janë pra tre risitë e trajnerit Kristian Panuçi, por surpriza më eë madhe e teknikut të ri është “asgjësimi” që i ka bërë që në fillim grupit rebel në përfaqësauese. Ai nuk ka ftuar në kombëtare mesfushorin Taulant Xhaka, të cilin shkoi ta takonte në Zvicër por lojtari nuk i doli në takim. Për këtë arsye, duket se Xhaka jo vetëm nuk është në listë, por është dhe njëherësh i përjashtuar nga Kombëtarja. Dy lojtarët e tjerë që kanë mbetur jashtë përfaqësueses janë mesfushori Ergys Kaçe, i cili zyrtarisht justifikohet me mungesën e aktivizmit, pra të formës sportive, si dhe sulmuesi Shkëlzen Gashi, që njëlloj sikurse Xhaka, ishte një prej rebelëve në ekipin përfaqësues. Duhet pranuar që në fillim se lista e Panuçit nis me surpriza të mëdha. Po të mendohet se ai do të ketë duelet e para si trajner në krye të Kombëtares, prurjet e reja dhe natyrisht “kryqëzimet” e para për lojtarët problematikë, janë dëshmi e një dore të fortë. E thënë ndryshe, Panuçi e nis me shpatë në dorë në krye të kombëtares së Shqipërisë. Lista përbëhet nga 24 emra të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e 2 shtatorit në “Elbasan Arena” dhe për atë të 3 ditëve në pas në Strumicë të Maqedonisë. Debutuesi Hysen Memolla i lindur në Kavajë ka një karrierë të pasur jashtë vendit. Ai ka nisur të luajë si profesionist në Itali dhe që prej vitit 2016 është pjesë e skuadrës së dytë më të titulluar të Kroacisë ku numëron 16 ndeshje zyrtare. Ndërkohë, Ivan Balliu ka lindur në Spanjë ku ka qenë pjesë e kombëtareve iberike të 16 dhe 17-vjeçarëve. Ai aktivizohet që prej dy vitesh në radhët e Metz ku numëron 52 ndeshje dhe një gol të shënuar. Ndryshon historia për Ahmetin që regjistron një kalim natyral në Kombëtare pas eksperiencave me skuadrën shpresa dhe 19-vjeçarët. Mungesat më të mëdha të kësaj liste janë Taulant Xhaka, Ergys Kaçe dhe Ermir Lenjani. Mesfushori i Sion nuk figuron në listën e Panuccit edhe pse nën drejtimin e De Biazit ai ishte një nga emrat më të rëndësishëm të Kombëtares Shqiptare. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon duke filluar që nga porta dhe për të vazhduar më pas me emrat e njohur në mbrojtje ku Mavraj do të jetë gati dhe për të vazhduar me mesfushën dhe sulmin. Duke parë me vëmendje listën e shpallur nga Panuçi, duket qartë një tendencë e tij për të ruajtur bërthamën e grupit të trashëguar nga tekniku Xhani de Biazi, sidomos me elementë të tillë si Berisha, Mavraj, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Basha dhe Lila. Për këta dy të fundit ka pasur më herët diskutime të shumta nëse mund të jenë të ftuar në vazhdimësi në Kombëtare, për shkak të formës fizike me oshilacione, por duket se njëlloj si De Biazi, edhe Panuçi u beson fort lojtarëve që luajnë në kampionatin italian, pavarësisht emrit të klubit, kategorisë dhe minutazhit në lojë që kanë futbollistët. Kjo për Bashën, kurse për Lilën, kavajasi është një nga lojtarët që luan me shpirt për ekipin kuqezi, respekton vendimet e trajnerit dhe është i gatshëm të qëndrojë edhe në stol nëse nevojitet dhe kjo e ka bërë atë të jetë në preferencën e stafit teknik të Kombëtares.

Lista e Kombëtares

Portierë: Berisha, Strakosha, Hoxha.

Mbrojtës: Agolli, Ajeti, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj, Veseli, Memolla, Balliu.

Mesfushorë: Basha, Lila, Memushaj, Kukeli, Grezda, Hyka, Roshi, Latifi, Abrashi.

Sulmues: Ahmedi, Cikalleshi, Llullaku, Sadiku.

Adriatik BALLA