BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Aktualitet

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin? Zbulohet shkaku

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin? Zbulohet shkaku

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka sjellë ndikimin e parë në frekuentimin e bregdetit të Durrësit.

Dikur pushuesit më besnikë, sot shqiptarët e Kosovës e kanë kaluar atë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore.

“Ky vit ka filluar ndryshe. Mund ta quajmë një fillim të mbarë, sepse ka filluar shumë herët, pra që nga fundi i marsit në fillim të prillit kanë filluar rezervimet e para me turistë të huaj nga grupe të organizuara gjermanësh e nordikësh, të cilët po e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri dhe shumë interesant, por ndryshimi është që ka një mungesë të turistëve kosovarë, të cilët ishin turistët besnikë tanët, që na kanë suportuar në çdo periudhë të vështirë. Kjo ka ndodhur direkt pas hapjes së vizave, pra turistët kosovarë kanë preferuar të eksplorojnë pak Europën dhe kanë lënë në njëfarë mënyre pas dore Shqipërinë. Kjo është ndjerë shumë nëpër hotelet e Durrësit, që mbushnin fundjavat e tyre me turistët nga Kosova”, thotë për një program televiziv Blerim Norja, operator turistik.

Sipas tur-operatorëve, vakuumi i krijuar është mbushur me turistët e huaj, që këtë fillim-sezoni kanë qenë të shumtë në qytetin bregdetar.

“Mund të themi se është zëvendësuar me rritjen e turistëve nga shtetësi të huaj, nga të cilët pjesa më e madhe janë gjermanë dhe norvegjezë”, shprehet Norja.

Turistët e parë të këtij sezoni janë kryesisht turistë që vijnë të organizuar në grupe me paketa të mbyllura, por një rritje të shpejtë po sheh edhe numri i turistëve elitarë, të cilët vijnë në grupe të vogla individuale a familjare.

 

Më të lexuarat