![NATO konfirmon zyrtarisht në detyrë pasardhësin e Stoltenberg](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bdaae41666.jpg)
Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...
![Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd285cd881.jpg)
SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh
![SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd1bc6e700.png)
A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite
![A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd12730be0.png)
Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”
![Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bd095bb0b1.jpg)
Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash
![Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bcffd45457.jpg)
Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik
![Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667bce83eab85.jpg)
Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash
![Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7da9e5090.jpg)
Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...
![Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7cf9581b9.png)
![A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani?](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-800-0-7db4d6bafb4a5f2af12fc9da2a6d3443.jpg)
Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i shihte: "Zëdhënësi i Scholzit le të kuptohet: Gjermania do ta arrestonte Netanjahun", titullonte gazeta gjermane me tirazhin më të lartë "Bild Zeitung" të mërkurën në mbrëmje (22.05.) Edhe gazeta "Welt" shkroi: "Gjermania do ta ekstradonte Netanjahun, le të kuptohet zëdhënësi i qeverisë."
Po mund të paramendohet kjo? Që Gjermania të ndalojë me arrest liderin politik të shtetit izraelit apo madje edhe ta dorëzojë atë, nëse do të lëshohej urdhërarresti ndërkombëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kundër kryeministrit, Benjamin Netanjahu? Për kreun e partisë më të fortë opozitare, CDU, Friedrich Merz, thjesht mendimi për këtë është i padurueshëm. "Heshtja e qeverisë gjermane deri tek aludimi i zëdhënësit të qeverisë, se Netanjahu në tokën gjermane do të arrestohej, po kthehet vërtet në një skandal", tha Merz për "Bild-Zeitung".
Kërkesa për padi kundër Netanjahut dhe ministrit Gallant
Çfarë ka ndodhur? Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, avokati britanik, Karim Khan të hënën (20.05.) për shkak të dyshimeve për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte aplikoi për urdhërarrest kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, si edhe kundër tre drejtuesve të organizatës radikal-islamike palestineze, Hamas. Arsyeja; Vuajtja e madhe e njerëzve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli u kundërpërgjigj ashpër ushtarakisht pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor vitin e kaluar. Khan e akuzon Netanjahun dhe ministrin e tij konkretisht se përdor si armë lufte vdekjen nga uria të njerëzve në Rripin e Gazës.
Pra janë kërkesa për urdhërarreste kundër drejtuesve si të Izraelit edhe të Hamasit, organizatës që nga shumë vende perëndimore, edhe nga Gjermania kategorizohet si organizartë terroriste. Khan i paraqiti njëherësh kërkesat që po verifikohen dhe shqyrtohen nga gjykata. A po vendos ai në një shkallë kreun e qeverisë izraelite me tre krerët e Hamasit? Pikërisht kjo gjë e zemëron Merz. "Thjesht kërkesa për urdhërarrest në të njëjtën kohë si kundër kryeministrit izraelit, Netanjahu edhe drejtuesit të Hamasit, Sinvar është një përmbysje absurde e viktimës dhe autorëve të krimit", ka theksuar kreu i CDU.
Se sa të vështirë e ka qeveria gjermane vërtet të pozicionet qartë në këtë rast, u bë e dukshme në konferencën e shtypit me zëdhënësin e kancelarit gjerman, Steffen Hebestreit. Dukshëm i tensionuar Hebestreit duhet t'u dilte përballë zërave të mërkurën, se Scholz ishte i "tronditur" nga njoftimi i kryeprokurorit. Hebestreit tha se "nuk mund të raportoj për tronditje dhe zemërim. Ne kemi bërë të qartë, se këtë e shohim si shumë kritike. Dhe kemi kujtuar qartë dallimet në lidhje me strukturën e shtetit të Izraelit, drejtësisë së tij të pavarur."
A do të ishte i drejtë ligjërisht një urdhërarrest kundër Netanjahut?
Pra mund të vlerësohen ndryshe akuzat e gjykatës me seli në Hagë? Kjo sepse njëherë preket një shtet ligjor dhe njëherë jo? Vërtet që edhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare shprehin rezerva, nëse Khan mund ta kishte ngritur padinë kundër Netanjahut. Tek rregullat kryesore të gjykatës bën pjesë, sipas ekspertit Constantin Ganß në "Tagesspiegel", se ajo mund të bëhet aktive, nëse shteti në fjalë nuk është i gatshëm apo nuk është në gjendje të fillojë vetë hetimet e veta. Si për shembull në vende diktatoriale. Por jo kjo në shtetin demokratik të Izraelit.
Dilema e qeverisë gjermane tani: Gjermania bën pjesë tek mbështetësit kryesore të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila që nga viti 2002 heton për shkelje si gjenocid apo krime lufte dhe jep edhe gjykime. Kundër personave, por jo kundër shteteve. Vetëm në vitin 2023, qeveria gjermane dha 20 milionë dollarë për gjykatën. 123 vende e mbështesin këtë gjykatë, që nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Por shtete të rëndësishme si SHBA apo Izraeli nuk e bëjnë këtë.
Gjermania dhe marrëdhënia e veçantë me Izraelin
Nga ana tjetër: Për Gjermaninë mbështetja e Izraelit është kauzë shtetërore, edhe si pasojë e historisë më të errët të Gjermanisë me vrasjen e miliona hebrenjve gjaë diktaturës naziste. Por a vlen kjo edhe për kreun e qeverisë Netanjahu personalisht? Hebestreit për këtë tha: "Parimisht ne jemi mbështetës të Gjykatës Ndërkombëtare dhe kjo do të mbetet kështu. Ne respektojmë të drejtën dhe ligjin."
Edhe ai e kritikoi procedimin e Khan. "Vënia njësoj është se kryeprokurori zgjodhi një intervistë në CNN, dhe i shprehu në një frymë aplikimet për urdhërarreste si kundër tre krerëve të Hamasit edhe kundër kryeministrit izraelit e ministrit të Mbrojtjes."
Kritikë e ashpër kundër Khan erdhi edhe nga ambasadori izraelit në Gjermani, Ron Prosor, por ai iu drejtua edhe qeverisë gjermane. "Tani kauza shtetërore ndodhet në testim, pa po e por." Ai i quajti vlerësimet e qeverisë si "të pakapshme" dhe shtoi se "deklarata, që Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, humb besueshmërinë, nëse na lidhen duart, që ta vemë këtë në zbatim".
Reagime nga shtete të tjera
Vërtet shtete të tjera janë më të qarta në deklaratat e tyre krahasuar me Gjermaninë, kur pyeten nëse do ta arrestonin Netanjahun. Hungaria tha psh Jo. Ky vend e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare, tha Gergely Gulyas, drejtuesi i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Por në rastin e vizitës në Hungari, Netanjahu nuk duhet të presë arrestimin. Edhe para ditësh, presidenti amerikan, Biden, e kishte cilësuar si zemëruese kërkesën e Hagës. Por SHBA asnjëherë nuk e ka mbështetur këtë gjykatë. Në Gjermani situata është ndryshe, e kështu edhe më e komplikuar./ DW
Më të lexuarat
![NATO konfirmon zyrtarisht në detyrë pasardhësin e Stoltenberg](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bdaae41666.jpg)
![Vjen paralajmërimi nga OKB për rritjen e numrit të të](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bd0cbb6faf.jpg)
Vjen paralajmërimi nga OKB për rritjen e numrit të të vdekurve nga mbidoza
![Hungaria në krye të BE, gjashtë muaj të vështirë e](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bcbd286cee.jpg)
Hungaria në krye të BE, gjashtë muaj të vështirë e presin bllokun, Orban ka një plan të qartë edhe për Ukrainën, miliarda euro mund të përfundojnë në “xhepat” e Kievit
![“Tym i bardhë” nga Brukseli, arrihet marrëveshja për](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bcaf598eca.jpg)
“Tym i bardhë” nga Brukseli, arrihet marrëveshja për liderët kryesorë të institucioneve evropiane, gratë marrin “frenat” e bllokut, ja kush do të mbajë postet e rëndësishme
![Donald Trump prezanton “formulën e re të paqes” për](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bc915c139b.jpg)
Donald Trump prezanton “formulën e re të paqes” për Kievin dhe Moskën, ja nga çfarë duhet të heqë dorë Ukraina sipas planit të ish-presidentit amerikan në mënyrë që të përfundojë lufta
![Ukraina dhe Rusia këmbejnë 90 të burgosur të luftës,](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bca190b9b4.jpg)
Ukraina dhe Rusia këmbejnë 90 të burgosur të luftës, këmbimi më i madh në pesë muaj
![Lehtësim nga taksat, qeveria gjermane merr vendimin për një](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bc624a8306.jpg)
Lehtësim nga taksat, qeveria gjermane merr vendimin për një paketë të re masash për fermerët! Çfarë përmban
![Lufta në Ukrainë, dy këshilltarë të Trump paraqesin](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bc3a680970.jpg)
Lufta në Ukrainë, dy këshilltarë të Trump paraqesin planin e 'paqes'
![Po fluturonte me aeroplan, shtetases holandeze i ndodh e papritura në](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bc1929507a.jpg)
Po fluturonte me aeroplan, shtetases holandeze i ndodh e papritura në ajër (Video)
![Të akuzuar për transferimin e miliarda dollarëve për](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bbc5950a68.jpg)
Të akuzuar për transferimin e miliarda dollarëve për ushtrinë iraniane, SHBA sanksione për 50 subjekte dhe individë
![Rasti i parë në botë/ 13-vjeçari merr trajtimin e](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bbc4113a84.jpg)
Rasti i parë në botë/ 13-vjeçari merr trajtimin e veçantë për epilepsinë…
![E rëndë/ Ekzekutoi 4 gra dhe plagosi një të mitur, autori](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667bba77c202a.jpg)