BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Bota

Lufta në Gaza/ VOA: Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se kanë arritur në një fazë kritike

Lufta në Gaza/ VOA: Pas muajsh negociatash, përpjekjet për

Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se kanë arritur në një fazë kritike dhe ndërmjetësit egjiptianë dhe amerikanë njoftojnë për shenja kompromisi ditët e fundit. Por shanset për marrëveshjen janë të lidhura ngushtë me faktin nëse Izraeli do të pranojë të ndërpresë luftën pa arritur objektivin e tij për shkatërrimin e Hamasit.

Propozimi i ndërmjetësve amerikanë dhe egjiptianë për Hamasin – me sa duket me miratimin e Izraelit – parashikon një proces me tre faza që do të sillte një pauzë të menjëhershme gjashtë-javore të luftimeve dhe lirimin e pjesshëm të pengjeve izraelite, por edhe negociata për mundësinë e një tërheqjeje izraelite nga Gaza, sipas një zyrtari egjiptian. Megjithatë nuk është e qartë se çfarë forme dhe përmasash do të kishte kjo tërheqje.

Hamasi po kërkon garanci për një tërheqje të plotë të Izraelit dhe përfundim të plotë të luftës. Zyrtarët e Hamasit kanë dërguar sinjale të përziera rreth propozimit ditët e fundit.

Por të enjten, udhëheqësi i lartë i grupit, Ismail Haniyeh, tha në një deklaratë se ai kishte biseduar me shefin e zbulimit të Egjiptit dhe theksoi se po e shqyrtonte me “një frymë pozitive” propozimin.

Sipas deklaratës, negociatorët e Hamasit do të shkojnë në Kajro “për të përfunduar diskutimet me synimin për të punuar drejt një marrëveshjeje”.

Ndërmjetësit shpresojnë që marrëveshja t’i japë fund konfliktit që filloi pas sulmit të 7 tetorit në Izrael, ku u vranë rreth 1200 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, kundërofensiva izraelite ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34,000 palestinezëve dhe një krizë humanitare në territor.

Ata gjithashtu shpresojnë se një marrëveshje do të shmangte një sulm izraelit në Rafah, ku strehohet më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve të Gazës.

Nëse Izraeli pranon t’i japë fund luftës në këmbim të lirimit të plotë të pengjeve, kjo do të përbente një kthesë të madhe. Udhëheqësit e Izraelit janë zotuar se nuk do t’i ndalin bombardimet dhe ofensivat tokësore derisa grupi militant të shkatërrohet.

Ata gjithashtu thonë se Izraeli duhet të mbajë një prani ushtarake në Gazë dhe kontrollin e sigurisë atje pas luftës, për t’u siguruar që Hamasi të mos rigjallërohet. Të paktën publikisht, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vazhdon të këmbëngulë se ky është i vetmi skenar i pranueshëm.

Ai është zotuar se edhe nëse arrihet një armëpushim, Izraeli do të ndërhyjë në Rafah, për të cilin ai thotë se është bastioni i fundit i Hamasit në Gazë. Ai përsëriti vendosmërinë për ta bërë një gjë të tillë në bisedimet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte në Izrael këtë javë në një turne rajonal në përpjekje për të arritur marrëveshjen.

Nuk është e qartë nëse Hamasi do të pranonte një marrëveshje të shpejtë që nuk jep një zgjidhje përfundimtare, në favor të një pauze fillestare gjashtë-javore të luftimeve – dhe të paktën një shtyrje të një sulmi në Rafah, që mund të kishte pasoja shkatërrimtare për atë që dyshohet se do të ishte një sulm shkatërrues në Rafah. Egjipti e ka siguruar privatisht Hamasin se marrëveshja do të thotë një përfundim i plotë i luftës.

Por zyrtari egjiptian tha se Hamasi mendon se gjuha e tekstit të propozimit është shumë e paqartë dhe do që aty të thuhet shprehimisht se Izraeli do të tërhiqet plotësisht nga e gjithë Gaza./VOA