BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Fjalë të bukura të kryetarit, gurë në trastën e shqiptarit!

Fjalë të bukura të kryetarit, gurë në trastën e

Pa dashur aspak ta nxijmë realitetin se nuk e kemi zakon që të  shohim gotën gjysmë bosh, nuk mund të heshtësh kur heshtja kthehet në heshtë ndaj vetvetes. Kjo, sepse atje lart, mesa po tregojnë vitet, nuk është zgjedhur që të vejë  i zoti i tokës, punës, jetës shqiptare por më i zoti i  gënjeshtrës shqiptare. Një herë në javë kryetari del o me një fjali-havadan, o me një video nëpër male, o me një drithmë histerike  në brodkast, o me një reklamë  në ecje mes dy grave o dy burrave, reklamë me erë,më falni,komposto e thartuar. Të tjerët e tërë administratës shtetërore janë isombajtës,frymorë të kthyer në mumje dhe me aftësi të spikatura për  të gufmuar xhepat. Të kuptohemi ata  të paktit që  tentojnë të tregohen, sepse janë realisht të sinqertë e të ndershëm- shporren nga detyrat me marifet e lezet.  Ja dëgjoni: “Ne e kemi të fituar europianin! Nuk kanë rëndësi  golat, por  sa turistë kuq e zi shkuan në Gjermani!”- “profetizoi”  kryetari i qeverisë!  Bëj hesap, u shkri parlamenti se ikën deputetët për qefjbërje në Dortmund e Mynih! Dhe ky fakt është sukses i qeverisjes Rama!Del para ca ditësh dhe jep video-reklamë një  kurorë malesh të larta Korab-Koritnik, më gjelbërim  veror  për tursitët e huaj! Ku ka-tha ai- shumë lule me aromë! Por ama nuk e tha  të vërtetën se nuk ka mbetur atje asnjë këmbë njeriu se kanë emigruar! As nuk i shkon mendja se në Tiranë ka vajtur një kokër domate  dyqind lekë  dhe  kutia e aspirinës treqind lekë.Se nëpër rrugica dytësore pensionistët numurojnë qindarkat dhe me zor  durojnë të lehurat vajtuese të qenve nëpër ballkone apo dhoma të kateve të ndryshme ngase pleqtë janë të tejlodhur e nuk i shoqërojnë dot. Shfaqet bujshëm nëpër ekrane po ky lloj kryetari qeverie, për fjalimet që mbajti në Greqi e sidomos  në Itali, dhe duke sjellë bukurinë   e ‘të dhënave  historike e … turistike’ bën thirrjet e tij”kthehuni në Shqipëri’.I padëgjueshëm!E ka vetrenditur emrin në krye të veprave që nuk i shërbejnë atdheut por megallomanisë trullosëse qeverisëse. Të atyre  bëmave që shqiptari as nuk i dëgjon dot e as nuk i duron dot se ka halle koke, jete, pune, shtëpie, familjeje e fëmije. Të nisësh biznes- nuk të ndihmon as shteti as  xhepi, përkundrazi ke njëqind pengesa  përpara.T ë nisësh  një punë në shtet-dhe punëra të tilla ka plot- duhet të paraqitësh tesërën e partisë socialiste  si hapi i parë!Ndryshe nuk të afron kush. Të punësohesh tek një privat, nuk ke garanci për ecuri se as ai, privati biznes i vogël apo i mesëm nuk ka garanci nga se  atje lart ka kryetar që është më i forti ndër të fortët, që nuk pyet për të vegjlit “andej nga prapa dollapit”-siç thotë një plak tepelenas. Prandaj i gjori djalë  apo e shkreta vajzë zgjedhin që të ikin , nga sytë këmbët! Më tutje  kryeministri del me ‘fletoren e maleve’! Çfarë fantazie e sëmurë! Do të krijojë një rrjet mbështetës bankar e qeveritar( lexoje mirë o shqiptar: rrjet zhvatës, rrjepës bankar  e qeveritar) ku  pylli,pra ‘mushkëria e mjedisit’  do të jetë i monitoruar nga kryeministria. Bujtinat  ku do të akomodohen turistët e huaj qeflij malesh,do t’i ndihmojë  kryetari Edi Rama që të shumohen e bëhen sa më të bukura, tërheqëse! Ja se si deklamon me lakonizëm ai:“Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen te trualli i të parëve  në male, vë bastin më të sigurtë!” Dhe vijojnë fjali pa asnjë shije me tej, duke lënë të kuptohet që  i pari në fokusin e qeverisë është turisti e pastaj shqiptari. Apo e thënë ndryshe,  është turizmi, rrugën e të cilit e hapa unë si kryetar qeverie që do t’u sjellë  pasuri e lumturi ndër breza, ju shqiptarëve që më dëgjoni mua!?Realisht nuk i ha kush këto kokra ulliri, sepse lepuri fle gjetiu. Këtë e tregoi më së miri japonezi që e tha shqip  me ‘burrëri harakiri’ japoneze:”Unë nuk do të shkoj më në Japoni, por do rri këtu!Do vazhdoj të jetoj këtu në Shqipëri. Do bëhem urë lidhëse midis Shqipërisë , si vendi më i sigurt dhe Japonisë sime!”  Pra, të huajtë, nga çdo cep i rruzullit, të bëhen sa më parë banorë të ligjshëm, me punë,asete e prona,  dhe tutje, vonë, vonë edhe për shqiptarët do të  mendojë kryetari ynë! E si  mund të flasësh për të tilla ëndrra mashtruese kur në çdo qytet të sotëm,madje edhe më thellë, tek ne ke muzeum plehrash në vend të muzeut historik? Kur e ke lënë Shqipërinë për katër vite pa muzeum Historik se “do të riparohet”?! Kur  për ujërat e zeza  del një ministre dhe thotë ‘do t’i groposim e trajtojmë shkencërisht(?!)’ duke na treguar dy puseta  trajtuese të këtij projekti në Vlorë, sikur vetëm atje urinohet e defekohet?! A e kini vënë re se nuk dëgjohet më të flasë  dikush nga qeveria për bujqësi, blegtori, industri e lehtë, prodhim, rini,  kulturë, histori, letërsi,gjuhë shqipe, diplomaci? A e kini dëgjuar gjë Edi Ramën që të flasë për ndonjë  ngjarje madhore të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, kur këtë vit jemi në jubileun e  80-të të Çlirimit nga fashizmi, nazizmi e bashkëpunëtorët e tyre vendas që po ringjallen? Me heshtjen e tij vetprezantuese ai po del  përkrahës  i atyre segmenteve politike shqiptare e të huaja që i shërbejnë  pushtuesve të huaj të dikurshëm e të sotshëm,që e duan Shqipërinë të copëzuar e të shkërmoqur, që nuk e duan gjuhën shqipe, dhe nuk e pranojnë  njëjtësinë kombëtare të shqiptarëve të ndarë padrejtësisht në dy shtete. A nuk e shihni se gjashtë  herë në ditë  emisionet televizive- përkrahëse dhe kundërshtare të kryetarit të qeverisë  flasin për luftën kundër krimit dhe korrupsionit ? Dhe ata që  thirren në zyrat  e organeve të drejtësisë për tu rrëfyer  rreth abuzimeve dhe  krimeve,  janë kryetarë socialistë bashkish që dinë të bëjnë allish-verish, drejtorë që kanë dorë, administratorë të kujdesshëm dhe   lihen pa u thirrur “lojtarët e ngeshëm”.Kurse ata marifetçinjtë e super korruptuar, andej lart nga qeveria, o janë larguar në drejtim të paditur(lexo: e di vetëm qeveria dhe kriminelët), o do trajtohen me gjykim të shkurtuar(lexo: paguaj që të mos  të të hyjë asnjë gjemb në këmbë edhe kur ke vrarë e prerë!?). Opozitë, as konstruktive e as ndihmëse atdhetare ky kryetari ynë  14 vjeçar në kolltuk , nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Kjo është tjetër fatkeqësi shqiptare,mbasi edhe ato shumë gjëra specifike të mbrapshta që e demaskojnë  rëndë publikisht këtë lloj qeverisje gjoja socialiste , kanë rënë në gojë  të një të pabesueshmi,në të cilën edhe  e vërteta më e virgjër, hyn e tillë e del gënjeshtër. Ky ishte dhe mbeti Sali Berisha, tashmë realisht i jashtëqitur nga historia. A e kini vënë veshin se si flasin “liderët”hibridë tip Noka, Bardhi etj, si dhe plaku prej  ballkonit? “Qëllimi ynë është të përmbyset Edi Rama e asgjë tjetër!”Dhe o burra të djegim goma e të hedhim ‘molotov’ bomba mbi ndërtesën e bashkisë! Turp i tyre! Në dukje krijohet përshtypja se Edi  Rama, me fjalimet që po mban, me video e reklama, me batuta e Instagram, me bodkaste e twitter, po sjell ditë për ditë një risi, por realisht ai çdo ditë e më tepër  po thellohet në tradhtinë  e vet ndaj shqiptarëve të cilëve u krijoi kushte  mbytëse  dhe i largoi në emigracion;ndau prindërit nga fëmija duke e mbushur  vendin me një popullsi multietnike  mbarëbotërore për ta shpënë numrin e banorëve   autoktonë vendas në minorancë. Duke mos dashur të hesht, po pyes: Ku po të çojnë kështu, moj Shqipëria jonë, këta batakçinj kryeministra që  rrëmbyen pushtetin dhe groposën thuajse gjithçka kombëtare?Përse heshtin intelektualët atdhetarë?