BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Gjykata i toleron, vulën u dhuron, SHBA me “non-gratat” nuk negocion!

Gjykata i toleron, vulën u dhuron, SHBA  me “non-gratat” nuk

Pas vitesh në betejën për vulën, siglën,selinë,flamurin, të marra më parë me sulm mbi godinën buzë Lanës më së fundi   pjesa e PD-së  e drejtuar nga Berisha festoi me tam-tame dhe fishekzjarre për vulën e dhënë nga Gjykata e Apelit. Vendimet e gjykatave si aksiomë nuk diskutohen, po zbatohen. Megjithatë në realitet, opinioni  ishte përgatitur ose llogariste që vula pas ecejakeve të shumta, ngjitje-zbrirjet të mbetej tek PD zyrtare drejtuar nga Lulzim Basha.  Kryetari i PD pas vendimit të gjykatës për t’ia dhënë vulën Berishës, kuptohet që nuk e priste dhe do donte që ta fitonte vulën, reagimin pas vendimit të Apelit e bëri me etik dhe të kujdesshëm. Deklarata ishte brenda kornizave institucionale dhe logjikës  partiake e cila ndryshon shumë nga ultimatumet dhe imponimet si dhe fyerjet e sharjet me rob shtëpie të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Le të kujtojmë këtu vetëm një çast. Reagimin e foltoristëve për çdo vendim të drejtësisë që nuk shkon sipas perceptimit dhe interesave të mbështetësve të Berishës. Sulmet pa fund, të egra, me agresivitet ekstrem kundër drejtuesit të SPAK janë dëshmia më e mirë që përbënë diferencën mes dy pjesëve të Partisë Demokratike.  PD e Berishës lançon deri në infinit duke e kërcënuar me jetë Dumanin si person dhe familjen e tij. Nuk po flasim këtu për epitetet që i vendosen Dumanit i cili vetëm se bënë detyrën dhe zbaton ligjin sulmohet si të ishte e zeza e shoqërisë shqiptare. Epitetet dhe sharjet janë arma që vret, jo thjesht drejtuesin e SPAK të cilin e ka kthyer në target fyerjesh dhe anatemimesh që kalojnë çdo cak. Në realitet ndryshe nga emocionet e pakontrolluara nga të prekurit prej  ligjit të rreshtuar në frontin anti drejtësi, shqiptarët kanë vlerësimin më të lartë për SPAK dhe e mbështesin pa rezerva pasi gjykojnë se ecën në shinat që duhen dhe vepron me maturi  e guxim për ta çliruar drejtësinë nga  mbytja që kërkojnë ti bëjnë të akuzuarit e mëdhenj që duan ta sfidojnë, ta trembin ta bëjnë të padobishëm dhe ta kërcënojnë, duke i trajtuar si armiq personal.  Dhënia e vulës pjesës së PD- kryesuar nga Berisha solli entuziazëm  mes mbështetësve që kapërceu çdo kufi. Gëzimi dhe sjellja si triumfator se ishte fitore mbi pjesën që nuk është rreshtuar ende në formacionin e foltoristëve të deri djeshëm, tani të vulosur me vulën e PD- së. Çdo fitore shoqërohet me entuziazëm. Po ka një kufi. Ka një cak. Kur kalohet ky cak kthehet në komedi. Tejkalimi i masës është butafori ekstreme ose nga seriozitet shndërrohet në qesharake. Vulën e kanë pasur deri dy vjet më parë. Megjithatë nuk iu ka shërbyer si varkë shpëtimi. Prej 11 vitesh, kjo varkë nuk ka çarë në detin e trazuar të politikës dhe nuk ka arritur dot në bregun e fitores. Përkundrazi është hallakatur mes dallgëve politike. Vula nuk është çelsi magjikë as llampa e Aladinit përmes të cilës të çelen portat e fituesit të pushtetit. Kështu euforia pa fre çon në të kundërtën e vet. Lulëzim Basha deklaroi se rekursi për vendimin është gati. Sot mund të ketë mbërritur në gjykatë dhe në ditët në vijnë patjetër do shqyrtohet. Nuk mund të llogaritet si do veprohet nga gjykata dhe cili do jetë vendimi. U takon gjyqtarëve të vendosin, ata janë kopetentit dhe të ngarkuarit me ligj të vendosin. Sigurisht PD e drejtuar nga Basha është sot para shumë të panjohurave dhe nuk mund të presi në qetësi çfarë do ndodhi. Gjithçka është mbi tavolinë. Opsionet e vendimmarrjes janë të shumta. Për këtë arsye, Basha deklaroi se opsionet janë të hapura pse jo një parti me emër të ri si “Demokratët euroatlantik” apo një pagëzim më sinjifikativ. Po ç’rëndësi ka? Pritmëria, prit të presim është e gabuar dhe nuk sjell asnjë zgjidhje. Ekzistenca e kësaj force politike varet shumë nga vendimet që do merren nga Këshilli Kombëtar dhe lidershipi i PD së  të Bashës. Është momenti i zgjidhjeve të mirëmenduara dhe pa nxitim. Ndryshe do themi: Na ishte njëherë një parti që kishte një kryetar, fillimisht e madhe, po që e mori Berisha me të tijët zvarrë. Rreth Bashës ka intelektualë dhe individ të spikatur, mendje hapur, burra dhe gra vizionarë të cilët kanë tërë mundësitë të orientohen dhe të ecin në rrugën që duhet. Pesimizmi se humbën vulën nuk është baraz me o bo bo ç’na gjeti! Në se janë në këmbë dhe duan të jenë faktor në skenën politike, momenti është tani. Nuk ka vend për vakanca. Tërë mendimi dhe veprimi politik duhet të konvertohet tek zgjidhjet racionale që partia të gjejë vendin e vet. Ndryshe mpakia dhe bierrja do ta kthejnë partinë në OJQ. Kjo s’duhet toleruar. Unë njoh shumë demokratë në qytetin tim të cilët janë mbështetës të Bashës, jo thjesht si individ, po si institucion. Kanë besim për programin dhe idetë që mbron. Këto forca duhet të vihen në efiçencë tani. Entuziastët e vulës do përpiqen ta shesin dhënien e saj si fitore dhe ta barazojnë me pushtetin. Ta shesin edhe si njohje  dhe mbështetje ndërkombëtare dhe të deklarojnë se tani u mbetet të çlirojnë edhe Berishën, ta zbresin nga ballkoni dhe ta ngjitin në piedestalin e pushtetit. Ta instalojnë te ish zyra kryeministrore. Pikërisht se kërkuan ta paraqesin dhënien e vulës si triumf edhe të brendshëm po më së shumti së jashtmi, si bekim amerikan, SHBA përmes Ambasadës së vet në Tiranë, deklaroi se vula për ta nuk përbën asnjë problem. Nuk është baraz me pranim dhe rikthim tek dashuria e vjetër. As fitore të Berishës. SHBA  u deklarua hapur pa ekuivoke. Asnjë bashkëpunim me non gratat dhe ata që i bashkohen atyre. Asnjë tolerim dhe hapa pas se vula ndryshoi pronar. Vula nuk është çelësi magjikë që qetëson ujërat politike të mbështetësve të Berishës me SHBA. Përkundrazi ishte rasti i shprehjes edhe njëherë të vendosmërisë në zbatim të vendimit se non gratat nuk tolerohen. Asnjë hap pas. Asnjë semafor jeshil nuk ndizet. E kuqja mbete ndezur edhe më fuqishëm. Këtë mesazh duhet ta mbajnë mirë parasysh ata që e morën dhe ata që humbën vulën. Në përfundim konkluzioni është fare i qartë,  shkruar me gërma të mëdha ,bile gdhendur në gurë: Vërtetë, gjykata toleron dhe vulën të dhuron, por SHBA kurrë nuk harron, përkundrazi ta kujton shumë herë  se euforia mbaron dhe me vepra të kujton se non gratat nuk i negocion!