BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Ilirian Kreshpa, njohur si LIRO, sportist e trajner shumëplanësh

Ilirian Kreshpa, njohur si LIRO, sportist e trajner shumëplanësh

Ilirjan Kreshpa, më së shumti i njohur si LIRO, është sportist e trajner me një spektër, si: xhongler, akrobat, zhytës, notar, gjimnast, nga të parët e përdorimit të Kanoes, Sërfist dhe organizuesi i garës së parë Kombëtare të këtij sporti, nismëtari i Aeronautikës në Vlorë, etj. Vazhdon të jetë akoma energjik dhe shumëdimensional deri në ngritjen e Kompleksit Turistik "LIRO" në Vlorë. Ilirjan Kreshpa, i njohur me emrin Liro, ka lindur në Vlorë në një datë të bukur, në atë të fillimit festiv të çdo viti, më 1 janar 1942. Ai ka qenë një fëmijë i qeshur, mjaftë aktiv dhe i papërcaktuar në disiplinimin e tij sportiv. Shpirti i tij aventuresk, mbështetur prej guximit, e shpinte atë të prekte çdo gjë në kufijtë e të pamundurës. Pasioni i tij ishte sportiviteti, angazhimi me të gjitha deri tek të pabesueshmet, nga zhytja në thellësi të detit e deri tek fluturimet në hapësirë. Deti në mënyrë të veçantë, ka qenë mjedisi ku ai mendonte e ndërtonte ëndrra të ndryshme të jetës së tij sportive. Luante si ta kishte atë lodër e ju të ishte ai lodra e tij. Realizonte konfiguracione që vetëm aty mund ti realizonte. Kur futej në det, pa i mbushur ende 10 vjeç, ndiqej me kureshtje nga kalimtarët për nga kurajo dhe nga mënyra si notonte. Kridhej sa më thellë, e me vonesë rishfaqej duke u shkaktuar ankth shikuesve që e ndiqnin nga bregu.

Hapat e parë si kampion

Pasioni ndaj detit, nuk e pengonte të shkonte njëherazi në grupet e akrobacisë artistike e të gjimnastikës. Ishte nga më të talentuarit. Në prag të mbarimit të shkollës 7-vjeçare, më 1956, disa notarë të qytetit, Ëngjëllush Shaska, Qamil Gjonzeneli, Mynyr Beqiri, Fatosh Konomi e Robert Mustafaraj, e bëjnë pjesë të ekipit të tyre për të zhvilluar garat 100 dhe 200 m stil i lirë, në Kampionatin Kombëtar që do të zhvillohej në Durrës. Garon në krah të dy notarëve të njohur durrsak, Kastriot Karamuço dhe Niko Koranit. Klasifikohet në vendin e dytë dhe të tretë edhe pse nuk kishte kryer stërvitje të mirëfillta stërvitore. Diletantizmi i tij i gjithanshëm plotësonte të tërën. Deri në vitin 1962, ka qenë i vetmi notar finalist i asaj kohe. Mbas atij viti ai e mbyll karrierën e tij si notar. Pas garave të notit të vitit 1956, ai shkon në shkollën dy vjeçare të detarisë "Mujo Ulqinaku" Durrës. Kjo ishte periudha që Liro përfundimisht skllavërohet nga deti. Edhe pse gjatë viteve në vazhdim ai do të shëtiste nga një sport në tjetrin, deti do të ishte pasioni i pa shterur i tij. Ai nuk do të mjaftohej thjesht me notimin në sipërfaqen e tij. Kurioziteti zgjoi tek Liro të mësonte se çfarë fshihesh brenda tij, në thellësitë e pambarimta akoma të pa njohura për të. Misteret e mbëshyera poshtë, i imponuan atij të zhytej sa më thellë. U dashurua kaq shumë pas saj duke u ushtruar tashmë në sportin e quajtur aqualangist. Ka qenë viti 1958 kur filloi ta aplikoj këtë sport të zhytjes në Durrës me apne (me frymëmarrje), me maskë, tubo dhe me lopata tek këmbët. Ai mundi të shkonte deri në 20 m thellësi. Kjo e bën atë zhytësin e parë të qytetit të Vlorës. Përgjatë shkollës dhe një vit më pas, ai punonte edhe në marinën tregtare, nga njeri port në tjetrin brenda vendit. Vjen në Vlorë më 1959.

Karriera në estradë dhe shkolla në gjimnastikë

Aftësitë e tij shumëplanëshe, pikasen nga specialisti Haxhi Mata, i cili punonte si prestixhiator e xhongler në estradën e qytetit. Si artist cirku i Tiranës ishte emëruar në Vlorë. Ai e inkludoi Liron menjëherë në grupin e akrobacisë artistike ku dhe u mësonte ushtrime cirku, xhonglime e qëndrime të ndryshme ekuilibri deri në vitin 1962. Liro arriti të debutoj në disa shfaqje artistike ku shikohej e ndiqej me mjaftë kërshëri. Artistja e mirënjohur e cirkut, Viktori Sallaku, befasohet nga dhuntitë e këtij djaloshi vlonjat. Në kujtimet e saj, tashmë të botuara, ajo i dedikon disa rreshta komplimentues atij duke e vlerësuar si një artist cirku të së ardhmes. Për aq sa u morë, nuk do bënim gabim që Liron ta konsideronim si artistin e parë të Cirkut në Vlorë. Veprimtarinë në këtë gjini ai e ndërpret në vitin 1962 pasi shkon në Teknikumin e Fizkulturës, Tiranë. Atje specializohet në sportin e gjimnastikës. Gjatë tri viteve të shkollës, deri më 1965, aktivizohet me ekipin përfaqësues të gjimnastikës të IKF "Vojo Kushi" duke dhënë kontributin e tij në klasifikimin e vendeve të para të atij ekipi për gjatë gjithë kohës që ishte. Në përbërje ai ekip ka pasur, Shkëlqim Kuqo, Arqile Marko, Dilaver Hasani, Shpend Isufi dhe Guido Subashi.

Kthimi në Vlorë

Me mbarimin e shkollës vjen në Vlorë. Emërohet trajner i ekipit të gjimnastikës i cili ndodhej në kateg dytë. Për pak kohë, në vitin 1967 e kalon atë në kategorinë e parë. Vazhdon si trajner i atij ekipi të deri në vitin 1968. Gjatë asaj kohe, nga viti 1966 e në vazhdim, angazhohet duke stërvitur bashkë me Thoma Papën, edhe ekipin e notit. Ky bashkëpunim solli që më 1967, ai ekip të shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar. Largpamësia për atë ç'ka do të ndodhte, Liro afron pranë ekipit të të rinjve si trajner, Ilia Konomin. Ai ekip ndikoi në furnizimin me elementë të ri për ekipin e të rriturve. Largimi i Liros për të kryer çuditërisht shërbimin ushtarak të prapambetur, në moshën 26 vjeç, më 1968, diktoi impenjimin e Ilias për tu marrë me stërvitjen e ekipit të të rriturve. Për nga mosha dhe pasioni, Liros i krijoheshin rrethana disi lehtësuese për të mos e penguar në punën e tij stërvitore. Zadrat ishin vendi ku ai, nën valëzimin e dallgëve të detit, priste notarët të cilët kanë qenë elita e notarëve të vendit, si Jani Hondro, Tomor Dano, Skardilajd Shyti, Fatmir Zyka, Niko Bodo, Albert Mustafaj, Agim Levani, Hysni Troqe, Veni Bode, etj. Përgjatë jetës së tij si trajner, 1966-1990, ka thyer mbi 100 rekorde e nxjerrë 27 mjeshtra sporti. Portretizimi i Liros është sa i shpërndarë dhe i vështirë për tu bërë. Kjo sepse, në ato vite ai përpiqej të vetushtrohej edhe në disa sporte që nuk zhvilloheshin tek ne. Ai mund të themi me bindje se ka qenë nismëtar i disa prej tyre, jo vetëm i zhytjes por edhe i uwind serfit, i gjuajtjes me pushkë në det, i lundrimit me kanoe, i parasailingut e deri hedhja nga lartësitë me parashutë (paragliding). Për të gjitha këto ai meriton portretizime të veçanta të cilat kanë një shtrirje sa horizontale dhe vertikale. Është nga të rrallët për nga energjitë por dhe i veçantë për nga mënyra e veshjes me pantallona të shkurtra gjithëvjetore. Gjithkush mund të sugjestionohet prej tij në se shkon tek Kompleksi Turistik "LIRO". Pamundësia e ndërtimit të një prej pikave më të bukura turistike, ai e shndërroi në mundësi dhe realitet me energjitë e tij përherë të freskëta e komplekse. Ai tashmë është shndërruar në një personazh karizmatik i qytetit të Vlorës.