BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Lufta si opsion!

Lufta si opsion!

Duhet të jesh më shumë se i krisur ta besosh se një ish-ministër i kasapit të Ballkanit, sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një ditë të bukur pranvere do të mund t’i drejtohej popullit serb: “Ja, pas më shumë se një çerek shekulli, ushtria jonë e lavdishme e riktheu territorin e saj të okupuar. Kosova dhe Metohia është dhe do të mbetet serbe”. Se Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë do ta shikojnë shtrembër njëra-tjetrën edhe për një kohë të gjatë, e mbase edhe për dekada të tëra, nuk ka asnjë dilemë. Mirëpo, diskursi se në Kosovë do të nis një luftë e re, e në veçanti në realitetin aktual, është më shumë se i gënjeshtërt, për të mos thënë utopik. Me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në marsin e vitit 1999, dhe me dislokimin e forcave të KFOR-it në qershorin e po atij viti, ëndrra serbe për Kosovën ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Kjo do të mbetet një e vërtetë e pandryshueshme dhe e pakontestueshme.

Diskursi për luftën si opsion, nga kushdo dhe prej ngado që vjen, është diskurs populist, dhe bëhet për qëllime elektorale. Në një shoqëri me mentalitet properëndimor kjo qasje e politikanëve, ku retorika luftënxitëse është arma më e fortë për ta fituar dhe mbajtur pushtetin, do të ndëshkohej, por në mentalitetin ballkanik frazat e tilla tingëllojnë si patriotike e që synojnë vigjilencën, dhe si të tilla duhet të merren si të mirëqena. Kur themi “mentaliteti ballkanik”, në fakt ky term më shumë identifikohet me popullin serb, meqë përkundër gjakderdhjeve që shkaktoi regjimi i Beogradit në dekadën e fundit të shekullit që e lamë pas, votuesi serb nuk arriti të dalë nga lëvozhga e nacionalizmit, duke i mbajtur në pushtet pikërisht njerëzit që shkaktuan masakra e krime me përmasa gjenocidale në pothuajse tërë ish-Jugosllavinë. Sidoqoftë, klika politike në Beograd është e bindur, madje edhe më shumë se unë që po i shkruaj këta rreshta, se opsioni për ta marrë me luftë Kosovën, që ajo e quan si territor përkohësisht të okupuar, është më shumë se demagogji dhe krejtësisht i pamundshëm, por meqë kjo qasje po ushqen mendjen e mykur të votuesit në Serbi dhe po gjen shtrirjen e saj, kjo klikë po e përdor si karrem për ta mbajtur pushtetin, duke e zhytur kështu qytetarin serb në vorbullën e gënjeshtrave që ushqen tash e shumë thellë në histori. Qasja që ndjek presidenti serb Vuçiç karshi Kosovës si territor dhe pakicës serbe në vendin tonë duhet vrojtuar me shumë kujdes. Duke qenë i bindur se Kosova nuk bëhet serbe, ai përpiqet edhe që Kosova të mos bëhet “shqiptare”. Pra, pakica kombëtare serbe në Kosovë shantazhohet në vazhdimësi nga pushteti në Beograd për ta mbajtur këtë balancë, anipse edhe opsioni i bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, sado që mbështetet në realitetin historik, është vështirë i realizueshëm në rrethanat aktuale. Progresi i pandalshëm që po e karakterizon Republikën e Shqipërisë në veçanti në dy dekadat e fundit, ka bërë që diskursi për luftën në Kosovë, të jetë më i fuqishëm se kurrë në paraqitjet para opinionit të presidentit Vuçiç, dhe ky diskurs bëhet me qëllim që të frenohet bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm, edhe pse siç e thamë, vështirë e realizueshme në rrethanat aktuale, realiteteve historike ua kanë frikën gjithmonë politikanët fashistë. Sidoqoftë, politikë-bërësit në Kosovë kujtoj që duhet sa më pak të flasin për luftën, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të fuqizohemi në aspektin e sigurisë kombëtare. Përkundrazi. Andaj, lufta nuk është opsion dhe kurdo dhe sa herë që flasim për të, me ose pavetëdije çojmë ujë në gurin e mullirit të presidentit serb që vetëm të këqija bluan për Republikën e Kosovës dhe për qytetarin e kësaj Republike.