BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

“Non grata”, me firmë, me vulë e me kullë

“Non grata”, me firmë, me vulë e me kullë

Mendonim se grupi i PD, krahu anti Non grata mblidheshin rreth një ideali dhe ideje që PD të mos ishte parti klan familjar mirëpo edhe Gjykata paska pas mendimin një parti politike mund të ishte tokë e zanun e stan i familjes. Nuk çuditemi se edhe gjyqtarët shqiptarë të rritur në këtë klimë politike janë, mendësia e tyre nuk ndryshon shumë nga mendimi i përgjithshëm. Mirëpo çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet. Ato janë ngjarjet. Kështu pasi u bë grusht shteti në PD duke e quajtur atë epitetin e lodhshëm "rithemelim", madje si të ishin saraçenë sulmuan ndërtesën e PD (sa shpejt i harrojmë huliganizmat politike dhe turmat e tërbuara), por të gjitha u harruan si të mos kishin qenë dhe Gjykatai dha Vulën, Bajrakun dhe Kullën klanit Berisha. Tani ky ka të drejtë të shkojë në të bëjë regjistrimin si Parti e trashëgueshme e vetë Zot i saj me firmë e vulë të Gjykatës. E bija, që për një firmë merrte 1 milion dollarë siç e pat deklaruar në Media, tani e ka rrugën e hapur. Monarku i Partisë kinse Demokratike, mbas tradhtisë nga i zgjedhuri i familjes, nuk ka më besim ndonjë tjetër njeri, kot rreken Bardhoku me përbetime prej sejmeni, apo rioshi tiranas Belind Këlliçi, gjë në sqep nuk do t'u bjerë. Monarku ka besim vetem tek Princesha e Familjes. Por ky shkrim nuk ka synim të merret vetëm me familjen politike të Partisë Klan, por të hedhim një shkul dritë në kampin tjetër ku po zien kazani politik anti Non Grata. Siç thamë mendonim se i përbashkonte ideali për një parti të hapur pa klane e pa njerëz karrierist që janë sejmenë të liderit të përjetshëm të Partisë. E vërteta është se ata qëndruan thuajse dy vjet, madje edhe rrethimit prej jeniçerëve i rezistuan, por doli një Zhukri dhe ndërtesën ua morren. Ra Berati është aforizma historike e para pesë shekujve. Kështu e pësuan. Por siç u ka thënë kundërshtari politik që për 12 vjet rri si mbret në pushtet nuk kishin parë gjë akoma. Gjylja ra tha Plaku Mere. Gjykata urdhëroi grupin Antiklan ti dorëzojë Vulën Non gratës. Dhe kështu u bë. Amerika të thojë çfarë të dojë, njerëzit në gjykata kanë mendjen e vet pa e vrarë mendjen për pasojat.

Kështu tabloja politike shqiptare shfaqet kësisoj; në një anë në pushtet një parti e kontrolluar si në grusht nga Kryeministri dhe përballë një Parti Opozitare me udhëheqje absolute me nishanin Non grata nga Amerikanët. Dhe diku në skaj një grup që vendimi i Gjykatës i solli huti e kaos. Dolën zëra se ky grup tani është në qorrsokak. Le ta kenë kauzën të pastër, le të kenë ideale, kush po pyet në këtë vend për ideale. Pyesin vetëm për tasin. Kush ka tasin plot pas tij vrapojnë. Pavllovi bënte eksperimentonte reflekset e qeneve. I binte ziles e qentë vraponin tek tasat e vet e prisnin ushqimin. Por mua më vjen me qesh me këto reklama që i bëjnë Pavllovit. Më duket si një paralele gazmore, në Karshillëkun e Gjykatave Shqiptare me Non gratët e Amerikanëve. Më vjen të qesh se ka qenë gjyshja ime më shkencëtare se Pavllovi, sepse kur donte të ushqente pulat i binte teneqesë dhe të gjitha pulat mblidheshin. Shkencën e bëri gjyshja ime Norë dhe lavdinë e mori rusi Pavllov. Pika shkencës dhe gjykatave. Ja dhe tani kur Pavllovit i ka humbur vula, shikoni si Monarku i madh i Partisë eksperimenton me reflekset politike të kundërshtarëve të vet; ai i bie tasit dhe pulat e stanit deri dje kundërshtar po mblidhen. Sepse ku është tasi shkojnë pulat.