BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

“Të rroç a të vdeç...”

“Të rroç a të vdeç...”

Kjo mesele që do rrëfej tani, është ca reale e ca fantazi. ...Natën e vitit të ri, në maternitetin e qytetit tonë lindi një fëmijë. Ishte një fëmijë “i rrallë”. Ishte “gjeni”. Do ta njihni hap pas hapi. Po të bëjmë ca llogari, ai që lind natën e vitit të ri, duhet të jetë produkt i dashurisë së dy prindërve natën e 1 prillit…Pikërisht më 31 dhjetor mbushen plot 9 muaj. Edhe kjo dashuri në “festën” e gënjeshtarëve na bënë të mendosh shumë. Thonë se këtë “festë” ua kanë dedikuar politikanëve...Nejse. Sa hapi sytë, fëmija i “rrallë”, njohu nënën. E përqafoj dhe filloi të flasë. Po, po të flasë... - Alarm, alarm! – ulëriu ai. Infermieret dhe mamitë u pataksën. Thirrën doktorin, i cili sa u paraqit, dëgjoi urdhrin e parë:

- Më thirr këtu kryetarin e bashkisë së qytetit. Do t’i them dy fjalw.

- Më vjen keq, - tha doktori. – Nuk e urdhëroj dot. Është duke mbjellë pemë. Pastaj ka dalë një vendim që për çdo lindje do ketë shpërblim. Po më thuaj, çfarë halli ke?

- A i jep dot përgjigje pyetjes time: “Të rroj a të mos rroj?”.

- Pa diskutim që do të rrosh mirë. Jetojmë në një vend demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE.

- Ore doktor, mos më shit pordhë. Thuaja ndonjë tjetri këto. Sa lekë na duhet që të jetojmë me prindërit e mi si ata të NATO-s apo të BE?

- Nuk merrem me këto llogari. I di qeveria më mirë,- tha doktori.

- Urdhër i prerë! - tha vogëlushi engjëll. – Dua të më sjellësh këtu kryeministrin.

- Ku ta gjej? Sa priti krerët e Europës, nuk shkoi as në Surrel, ja mbathi në Bruksel...

- Tani që dola në jetë, a është jeta ime e sigurt? Më thirr këtu drejtorin e policisë së qytetit.

- Janë të zënë, po korrin hashash...

- Po unë me hashash do jetoj? Prindërit e mi rropaten për të mbjellë grurë, misër, perime dhe nuk po e përballojnë jetën. Kurse ata me vila e makina luksoze. Çdo ditë ulërima. Ç’janë këto krime, aksidente, trafiqe?! - ia ktheu vogëlushi “i rrallë”. Pastaj iu drejtua mamasë.

- Cili është deputeti për të cilin ke votuar?

- Nuk e njoh, o shpirt. Ti je perëndia ime…

- Mos është ai që u arrestua?

- T’u bëftë mamaja, qetësohu e pi pak qumësht. Ta kam bërë hallall.

- Nëna ime dhe ti doktor, më thoni: të rroj a të mos rroj?!

- Pa diskutim, - tha doktori. – Standardet janë rritur. Ritmet e rritjes ekonomike këtë vit arritën 3 për qind. Punësimet kaluan mbi 90 për qind.

Sapo u miratua një paketë ndihme për më të vafrërit. Me një klikim kryen të gjitha shërbimet publike.

- E di që jetojmë në kohën e internetit, në kohë dixhitalizimi, - tha vogëlushi. – Po këto që thua zotrote nuk i ha as qënushi im.- Sa lekë do të marrësh ti mamaja ime nga kjo paketë?

- Asnjë kokërr, sepse jam pa pension e pa punë...S’kam numër llogarie.

S’jam as patronazhiste, as anëtare partie...Po, pi kap qumësht, zemra ime.

- Sa vjet u bënë, o mama, që nuk e ke marrë tapinë e tokës dhe të shtëpisë?

- Do t’i marrim bir dhe ti do i gëzosh të gjitha.

- Atëherë hapni televizorin të shoh pak lajmet.

Dëshira e vogëlushit u plotësua. Një studio me analistë, deputetë dhe një sallë plot me milet. Debati kishte marrë zjarr për ca inceneratorë, për ca zyrtarë të korruptuar.

- Ç’janë këto skandale?! Ndërroje këtë kanal, - tha vogëlushi. Dhe doktori lëvizi telekomandën.

- ”Një deputete europiane mbush çantat me para...”

- Pa më thoni, kush i “pjell” këto skandale?

- Është një “virus” i ri, - u përgjigj doktori dhe ndërroi gjithë ato kanale.

- Që në bark të nënës e kam dëgjuar se ky “virus” e ka emrin “korrupsion”,

- tha vogëlushi. Doktori, për t’i bërë “bisht” muhabetit, ndërroi stacion.

- Pastruesja milionere: Paret e korrupsionit fshihen në hale...

- “Lirohen nga burgu disa të arrestuar, - tha spikerja në tjetër kanal. –

Akuzohen për dy vrasje në një lokal. Mungonin dëshmitarët se vetëm vrasësit dhe viktimat ishin në atë lokal…”.

- Mbyllni çdo kanal! – ulëriu fëmija i “rrallë”.- Doktor më thuaj përfundimisht; të rroj a të mos rroj?!

- Motrën ku ta kesh, se na merove! - u nxeh doktori, që u bombardua me pyetje.- Ta thom unë: Do rrosh, po të mos e rruash…”. Në mbarim të kësaj meseleje edhe unë do imitoj Vangjelin e Tanës tek një film:

- “Të rroç a të vdeç. Kjo është puna. Po unë i dhaç karar; do pi, do dehem”...

Dhe vërtet; është më mirë të dehemi që të harrojmë se rrojmë.