BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Vëmendje me çdo kusht: Rama magjistari i publicitetit negativ

Vëmendje me çdo kusht: Rama magjistari i publicitetit negativ

Sharlatanët kanë ekzistuar prej shekujsh. Ata shitën metoda dhe ilaçe që do të premtonin pavdekësi dhe shëndet të plotë dhe treguan metoda të shpeja alkimike drejt pasurisë. Ata fillimisht u përqendruan në grupe të vogla derisa, rastësisht ata zbuluan një të vërtetë të natyrës njerëzore: sa më i madh të ishte grupi që mblidhnin rreth vetes, aq më lehtë ishte të mashtronin, sepse njerëzit ishin më emocionalë dhe më pak të aftë për të arsyetuar. Çdo mangësi në idetë e sharlatanit fshihej nga zelli i masës. Pasioni e përfshiu turmën si një ngjitës dhe ata reagonin dhunshëm ndaj kujtdo që guxonte të përhapte një farë dyshimi. Përmes dekadave të studimit të kësaj dinamike dhe eksperimentesh, sharlatanët përsosën shkencën e tërheqjes dhe mbajtjes së një turme, duke e formuar turmën në ndjekës dhe ndjekësit në një kult.

 

Marifetet e sharlatanëve mund të duken të çuditshme sot, por ka mijëra prej tyre ende mes nesh, duke përdorur të njëjtat metoda të provuara dhe të vërteta që paraardhësit e tyre rafinuan shekuj më parë, duke ndryshuar vetëm emrat e metodave të tyre dhe duke modernizuar pamjen e kulteve të tyre. I gjejmë në biznes, modë, politikë, art. Shumë po ndjekin traditën sharlatane pa pasur njohuri për historinë e saj.

 

Fillimi ka të bëjë me tërheqjen e vëmendjes me çdo kusht. Jo metoda të paligjshme apo të dyshimta, por gjithçka tjetër është në tryezë. Siç thoshte Oscar Wilde, "Ka vetëm një gjë në jetë më të keqe se të flasin për të, dhe kjo është të mos flitet". Robert Greene që konsiderohet si Machiavelli i kohëve moderne thotë: “Tërhiqni vëmendjen tek vetja duke krijuar një imazh të paharrueshëm, madje edhe të diskutueshëm. Mos u trembni nga skandali në gjykatë apo kudo. Bëni gjithçka për ta bërë veten të dukeni më i madh se jeta dhe të shkëlqeni më shumë se ata përreth jush. Mos bëni dallime midis llojeve të vëmendjes - famë e çdo lloji do t'ju sjellë fuqi. Më mirë të shpifin për ju dhe të sulmohesh sesa të shpërfillesh.” Më tej ai vazhdon: “Shoqëria dëshiron figura më të mëdha se sa jeta, njerëz që qëndrojnë mbi mediokritetin e përgjithshëm. Mos kini frikë, pra, nga cilësitë që ju veçojnë dhe tërheqin vëmendjen tek ju,as nga polemikat gjyqësore, madje as edhe nga skandalet”.

 

Një shembull historik i dikujt që nuk arriti të tërheqë vëmendjen është piktori holandez Vincent van Gogh. Pavarësisht talentit të tij të pamohueshëm, van Gogh shiti vetëm një pikturë gjatë jetës së tij dhe vdiq në errësirë. Vetëm pas vdekjes së tij puna e tij fitoi njohje dhe vlerësim të gjerë. Po ashtu shkrimtari me famë botërore Franz Kafka arriti të shiste vetëm disa tregime

 

Në kohën e vdekjes së tij, në vitin 1924, në moshën 40-vjeçare, Kafka vështirë se dukej si një kandidat për famë botërore. Romanet kryesore të Kafkës,“Proçesi” dhe “Kështjella”, mbetën në formë dorëshkrimi, të papërfunduara dhe të panjohura për botën. Para se të vdiste, Kafka i kishte shkruar një letër mikut të tij Brod të digjte të gjitha dorëshkrimet e tij, duke përfshirë letrat dhe ditarët e tij dhe kryeveprat e tij “Proçesi” dhe “Kështjella”, të cilat i dhanë famë dhe para pas vdekjes, ndërsa njerëzimit i dhanë kryeveprat letrare.

 

Një shembull i mirë i dikujt që duket i fuqishëm por që nuk është, mund të jetë Donald Trump. Trump duket se ka shumë pushtet mbi njerëzit, por shumë nga kjo vjen nga një ligj i vetëm. Aftësia e Trump është më e mirë se kushdo në zbatimin e ligjit kryesor të tërheqjes së vëmendjes dhe krijimit të një imazhi të pakrahasueshëm dhe të diskutueshëm. Gjithashtu ai është mjeshtër të luaj me nevojën e njerëzve për të besuar për të krijuar një kult si lideri i imazhit dhe fasadave. Por, në fakt "ai nuk e kontrollon veten". Ai është i paaftë për strategji afatgjatë dhe të qëndrueshme, kështu që nuk mund të luajë për një kohë të gjatë. Ai sakrifikon aleatë të fuqishëm në emër të tërheqjes së vëmendjes.

 

Në të vërtetë historia e Shqipërisë është një histori e sharlatanëve dhe një nga mësimet e trishtuara të historisë është se ne jemi mashtruar për një kohë të gjatë dhe ne priremi të hedhim poshtë çdo provë të mashtrimit. Ne nuk jemi më të interesuar të zbulojmë të vërtetën. Na ka kapur mashtrimi. Është thjesht shumë e dhimbshme të pranojmë, madje edhe për veten tonë, se e kemi më të lehtë të vetëmashtrohemi. Në momentin që ne i japim pushtet sharlatanit,ne pushojmë së menduari dhe gjykuari. Vetëm budallenjtë dhe sharlatanët dinë gjithçka dhe nuk kuptojnë asgjë.

 

Komunistët me në krye sharlatanin Enver Hoxha premtuan lugën e florinjtë dhe mbollën varfëri, premtuan barazi sociale dhe mbollën terror, eleminuan fenë dhe e zevëndësuan atë me fenë e komunizmit dhe rrolin e zotit e morri Enver Hoxha. Sa herë që dështonin gjenin armiq të brendshëm e të jashtëm, duke premtuar ditë më të mira.

 

Përmbysja e komunizmit nuk solli përmbysjen e kulturës, si rrjedhim as përmbysjen e sharlatanëve. Kultura jonë e prirur të besojmë në magjiken dhe hierarkinë, totalisht e ndryshme nga perëndimi që beson në idetë dhe humanizmin, është e prirur të krijojë kulte dhe zgjidhje magjike të problemeve. Si e tillë pas viteve 90 me fitoren e demokracisë, luga e floririt u zëvëndësua me çekun e bardhë dhe kulti i sekretarit të Partisë së Punës me kryetarin e PD apo PS etj. Përjashtimet dhe vrasjet e armiqëve të Partisë u zëvëndësuan me burgosjen e kundështarëve politik dhe me presione dhe largime masive nga Partitë politike dhe ndërkohë liderët e partive rrethoheshin nga besnikët e tyre që brohorisnin për liderin e tyre.

 

Mjeshtri i tërheqjes së vëmendjes duhet thënë se është Edi Rama. Veshjet e tij ekstravagante dhe përtej imagjinatës vetëm e kanë shtuar vemendjen dhe interesin ndaj tij duke zbatuar një nga ligjet më të rëndësishme të politikës: kushtimi i vëmendjes me çdo kusht dhe duke krijuar një imazh të paharrueshëm dhe të diskutueshëm, por jo me metoda të paligjshme dhe të dyshimta. Reklamën më të madhe ai e ka marrë nga kundështarët e tij politikë duke e cilësuar atë si vjedhës ikonash apo si i degjeneruar me fotografi nudo dhe i përdalë duke ndarë disa gra etj. Këto vetëm e kanë shtuar famën e tij dhe e kanë dhënë merita të paqëna, por që shumë njerëz i besojnë duke e shndërruar figurën e tij në një kult. Ai ka arritur të krijojë imazhin nëpërmjet fjalëve të kundështarëve të tij se ai ka manipuluar politikën amerikane, angleze dhe atë europiane në dëm të kundështarëve të tij politikë. Edhe zgjedhja e Fredi Belerit si eurodeputet është produkt i tërheqjes së vëmendjes nga veprimet e Edi Ramës, por kundështari dhe analogu i tij grek Micotaqis e shfrytëzoi dhe bëri të pamundurën, atë që një kriminel dhe injorant i panjohur në Greqi, të zgjidhej si eurodeputet. Rama duket se po bëhet edhe më i famshëm, por këtë radhë në arenën ndërkombëtare. Duket sikur Rama po sfidon presidentin Trump icili thotë se: “Publiciteti i mirë preferohet nga ai i keqi, por nga këndvështrimi përfundimtar, publiciteti i keq ndonjëherë është më i mirë se mungesa e publicitetit. Me pak fjalë, polemika funksionon”. Rama preferon publicitetin negativ duke e kthyer atë në favor të tij.

 

Duket sikur Rama e ka në kontroll gjithçka, por në fakt ai nuk e kontrollon dot veten. Ai është i paaftë për strategji afatgjatë dhe të qëndrueshme sepse i gjithë ky “sukses” është i ngritur mbi një mashtrim, kështu që nuk mund të luajë për një kohë të gjatë. Ai sakrifikon aleatë të fuqishëm në emër të tërheqjes së vëmendjes dhe korrupsioni dhe kulti i individit po e gërryejnë pozitën e tij. Çështja shtrohet se a duhet të presim ne si individ, si shoqëri dhe si komb deri sa këta sharlatanë të vetërrëzohen dhe pastaj të biem pre e një sharlatani të radhës, apo të zhvilojmë mendimin kritik e të jemi skeptik se jo çdo gjë që ndrit është ar dhe se të gjithë njerëzit në thelb janë njëlloj, Të mos harrojmë, se ata që e kërkojnë pushtetin me zell të madh, janë njerëzit më të rrezikshëm në shoqëri.