BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Politike

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për emrat e korruptuar dhe për ata që nxisin destabilizim të Ballkanit

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar luftën kundër gjithë politikanëve, pushtetarëve dhe zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri, duke fuqizuar akoma më shumë Reformën në Drejtësi, prokurorët e të cilës po dërgojnë për herë të parë pas hekurave emra “VIP”. Ka dy zhvillime të forta nga SHBA që paralajmërojnë ditë edhe më të errëta për të korruptuarit. Si fillim, dje u dha lajmi se Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global, Richard Nephew do të mbërrijë javën e ardhshme në Shqipëri. Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se Nephew do të vizitojë Tiranën më 20 qershor ku edhe do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. Ai do të diskutojë për punën që po bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim e mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit. Vizita e tij do të nënvizojë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e vazhdueshme të përbashkëta. Zhvillimi i dytë është lëvizja e fortë e Joe Biden që mban datën e 13 qershorit. Me firmën e tij, është zgjatur me një vit emergjenca kombëtare për të zhdukur korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ky vendim fundos ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga amerikanët, pasi paralajmëron fazën e dytë për sekuestrim pasurie si edhe jep sinjale se do të shpallen emra të tjerë “non grata”. 

Zbardhet dekreti i plotë

Nëse shikojmë brenda dekretit që është miratuar për Ballkanin Perëndimor, thuhet se SHBA do të bllokojnë pasuritë e cilitdo personi që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në rajonin tonë, përfshirë edhe zyrtarët shqiptarë. Përveç bllokimit të pasurive, dekreti u ndalon këtyre personave dhe hyrjen në territorin e SHBA. Sipas dekretit presidencial do të përfshihen edhe personat të cilët janë të lidhur me korrupsionin dhe do të ketë efekt mbi ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë përdorur asetet publike për të përfituar personalisht apo për qëllime politike.

Detajet

Prandaj Biden thotë se personat që kontribuojnë në:

1-      kërcënimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ose integritetit territorial të çdo zone ose shteti

2-       përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor.

3-       të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të jesh i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në abuzim serioz të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor’

4-      -të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet‘, i bllokohet pasuria dhe i ndalohet hyrja në SHBA. Kujtojmë se urdhri ekzekutiv i 26 qershorit 2001, i firmosur nga presidenti Xhorxh Bush, kishte në fokus personat që për kohën vlerësoheshin se po destabilizonin rajonin e Ballkanit, kryesisht nëpërmjet nxitjes së konflikteve ndërshtetërore, si në Kosovë, Maqedoni apo Bosnjë-Hercegovinë. Në një urdhër të përditësuar 20 vite më vonë, më 8 qershor 2021 – urdhri ekzekutiv nr. 14033 – presidenti Bajden e plotësoi deklaratën origjinale duke shtuar edhe elementin e korrupsionit si një “rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Më të lexuarat