BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Politike

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti

Në Shqipëri shumë shërbime jetike të financuara me paratë e taksapaguesve janë në dorë të subjekteve private, që duke përfituar nga ujditë e niveleve të larta, i trajtojnë ato si monopole. I tillë është edhe shërbimi për të sëmurët me veshka që janë në stadin e fundit të funksionimit të këtyre organeve dhe i nënshtrohen me detyrim hemodializës. Këtë shërbim prej vitesh e ka përfituar mbi një skemë të dyshimtë klienteliste “Spitali Amerikan”, i cili në vitet e fundit për të sfumuar zhurmën që është bërë në media të ndryshme në lidhje me problematikën e këtij monopoli. Për të bërë edhe një lojë për dokumentet, me qëllim që të jenë formalisht në rregull edhe me shtetin, “Spitali Amerikan” shpiku edhe një tjetër aksioner të cilit i ka dhënë një pjesë të këtij shërbimi, por që pas të cilave qëndrojnë të njëjtët aksionerë me “Spitalin Amerikan”. Kohët e fundit kjo gjë është bërë edhe objekt ankesash dhe pakënaqësish nga pacientët që marrin vazhdimisht këtë shërbim, si dhe është marrë përciptas nën “hetim” nga disa institucione shtetërore. Por duket se aksionerët e “Spitalit Amerikan” dinë të “zgjidhin” çdo lloj problemi kur atyre u futet në lojë apo u pengon rrugën ndonjë institucion shtetëror. Kjo edhe falë mbështetjes që ata gjejnë vazhdimisht nga institucione të larta, ministra apo deputetë.

Faturat e majme

Në raportet e 2023 dhe 2022 të KLSH faktohet qartë se si koncesionet vazhdojnë të korrin fatura të majme, ku në krye qëndrojnë ato në sektorin e Shëndetësisë. Madje koncesionet që kanë shërbimet spitalore po vjelin pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të keqmanxhimit. Kështu raporton KLSH në auditimin e kryer në këtë institucion. Të dhënat zyrave treguan se në 2022, fondet për shërbimin spitalor arritën në 29,4 miliardë lekë, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,1 miliardë lekë ose 14 për qind e buxhetit spitalor. “Kosto e kontratave me PPP kaloi ndjeshëm vlerën e shërbimeve parësore spitalore. P.sh. të dhënat tregojnë se kosto e barnave për spitalet ishte 3,6 miliardë lekë ose rreth 13 për qind më e ulët se fondet e PPP-ve në shërbimin spitalor. Në shërbimin spitalor janë në funksion tre kontrata PPP, ajo e sterilizimit, dializës dhe laboratorit. Në vitin 2022 kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale u financua me 1,7 miliardë lekë, e Dializës me 835 milionë lekë dhe e Laboratorit me 1,6 miliardë lekë. Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre”, thuhet në raport. Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë po pesha e koncesioneve ka ardhur në rritje me të shpejtë. Por, këto para kanë shkuar në duart e koncesionarëve dhe për qytetarët nuk ka shëndetësi falas.

Si ka vjedhur gjithë këto kohë Spitali Amerikan lekët  e taksapaguesve shqiptarë?

Kontrolli i Lartë i Shteti ka gjetur një mal me shkelje për ofrimin e dializës në vend. Janë të shumtë ata që kanë probleme me veshkat dhe për fatin e tyre të keq duhet të bëjnë dializë. Qeveria vendosi që këtë shërbim ta ushtrojë privati. Koncesioni  u dha në vitin 2015 te kompania “Dia Vita”, pas së cilës fshihet Spitali Amerikan. Por KLSH në një auditimin që ka bërë, ka zbuluar se deri një vit më parë, ndaj koncesionarit nuk është bërë asnjë kontroll se si e ka zbatuar kontratën. “Nuk ka patur monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përgjegjëse (MSHMS dhe FSDKSH) për zbatimin e kontratës së koncesionit dhe kontratave të tjera të lidhura ndërmjet institucioneve në varësi të FSDKSH për ofrimin e shërbimit të Hemodializës. Sipas programit kombëtarë mbi parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mjekimin e sëmundjeve kronike të veshkave në Shqipëri, i hartuar nga qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, shërbimi, nefrologji-dialize-transplant, duhet të kryet monitorim vjetorë për protokollin e ndjekur të hemodializës, FSDKSH duhet të ketë në përbërje një mjek nefrolog në grupet e kontrollit. Faktikisht monitorimi që kryen FSDKSH nëpërmjet drejtorive rajonale për qendrat e HD bëhet vetëm për elementet financiare të numrit të seancave. Gjithashtu edhe MSHMS nuk e ka monitoruar në mënyrë periodike sipas kërkesave të kontratës koncensionare shërbimin e kryer nëpër spitalet publike", thekson KLSH. Sipas raportit, MSHMS në rolin e autoritetit kontraktor, monitorimin e shërbimit të dializës të ofruar nëpërmjet PPP e ka filluar në vitin 2022, pra rreth 7 vite nga fillimi i ofrimit të shërbimit nga koncensionari. Po ashtu KLSH ka konstatuar se kemi të njëjtin skandal si me Check Up, për këtë shërbim që e ofron privati, përdoren mjekët e spitaleve publike. “Grupi i auditimit gjatë fazës së terrenit u shoqërua nga DRF në disa vizita në qendrat e dializës në Elbasan, Berat, Fier, Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë ku konstatoi se përgjithësisht, mjekët nefrolog të cilët mbulonin shërbimin për qendrat e dializës ishin të njëjtët që shërbenin në spitalet publike. MSHMS nuk ju përgjigj pyetjes se “Cilat kanë qenë arsyet që nuk është ngritur grup pune dhe nuk është monitoruar periodikisht shërbimi i hemodializës i ofruar nëpërmjet kontratës koncesionare?””, thekson KLSH. Skandali tjetër është se Spitali Amerikan nuk ka investuar në pajisje dhe infrastrukturë. Sipas KLSH, kontrata shprehet se ai duhet të investojë dhe në fund të marrëveshjes pajisjet dhe gjithë investimi i kalon shtetit. “Sipas kontratës së koncensionit, ri investimit në pajisje mjekësore do të behet 100% dhe do të fillojë në 4 vitet e fundit. Koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore edhe pse kontrata e koncesionit është futur në vitin e tetë të zbatimit. Pajisjet mjekësore, mbas përfundimit të kontratës do mbeten prone e spitaleve publike”, thekson KLSH. Tjetër konstatim është se nuk bëhet identifikimi i disa pacientëve kronik të cilët janë projektuar që shërbimin do ta kryejnë pranë qendrës së dializës së koncensionarit, por kanë zgjedhur që shërbimin ta kryejnë pranë qendrave të tjera të dializës që mbulohen nga spitali jopublik, ç’ ka krijon premisa për pagesë të dyfishtë të një seance dialize.

Më të lexuarat