BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Politike

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i palmave si dhuratë për ditëlindje, SPAK “zbërthen” çiftin e PL

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po

Prokuroria e Posaçme dy ditët e fundit ka “zbërthyer” çiftin Meta-Kryemadhi për dosjet e tyre korruptive. Dje kanë dalë detaje interesante nga hetimet që ka në duar SPAK. Këto i ka zbuluar vetë Ilir Meta. Ish-presidenti pas marrjes në pyetje për 3 orë nga Sotir Kllapi, prokurori që po heton aferat e tij, pranoi se ka dhënë leje për ndërtime në Gjirin e Lalëzit, ku edhe ka një vilë dykatëshe me sipërfaqe 317 m2. Meta tha se kush ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistë ka marrë, ndërsa theksoi se kjo i ka dhënë zhvillim vendit. Për të inauguruar kompleksin Lura shtoi Meta, ka shkuar me helikopter pasi me makinë duhej 4 orë. Meta ka treguar dje për gazetarët së është pyetur në lidhje me njohjet me disa persona e me veprime të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi për blerjen dhe arredimin e vilës në Gjirin e Lalzit. Meta tha se me llogaritë merrej Kryemadhi, ndërsa merrej me politikë, ku në këtë mënyrë ai ia faturoi gruas së tij, korrupsionin që po gjen SPAK në hetimet ndaj tyre. Nga ana tjetër, vetë Meta tregoi se nga përgjimet e SPAK ka dalë dhe palmat që ka marrë si dhuratë për ditëlindje për te Gjiri Lalzit. Më poshtë është një pjesë e deklaratës së Ilir Metës dhënë dje për gazetarët, ku zbulohen dhe detaje nga hetimet e SPAK.

-Zoti Meta, bashkëshortja juaj, Monika Kryemadhi tha se ka besim ndaj SPAK-ut, ndryshe që flisni ju krejt të kundërtën. Pse ky qëndrim ndryshe?

Unë nuk kam patur asnjëherë asnjë besim te SPAK-u. Sepse SPAK-u që kur u krijua, u krijua në mënyrë të paligjshme. A u zgjodh Prokurorja e Përgjithshme me 69 vota, nga 84 që kishte Kushtetuta, që u votua me 140 deputet? Kjo prokurore a bëri emërimet e ndërrimet kudo në të gjitha Prokuroritë e Shqipërisë, nga këto a u zgjodh KLP-ja, që e dimë të gjithë. SPAK-u a nuk doli nga KLP-ja e si do kisha besim te SPAK-u. Por ne kemi qenë të detyruar të mbështesim SPAK-un dhe këdo me denoncime, me fakte konkrete dhe nuk ka asnjë arritje të SPAK-ut. E gjitha është mashtrim. SPAK-u vetëm ka gjymtuar hetimet që ka bërë opozita. SPAK-u ka reaguar me shumë vonesë.

-Në bazë të asaj që ju deklaruat pak më parë, a i druheni një hetimi penal? Dhe nëse po, keni ndërmend të përballeni me drejtësinë apo ta sfidoni?

E para, kjo nuk është drejtësi por degjenerim, e cila përpiqet të mbrojë Edi Ramën nga fjalët monstruozë. Është degjenerim se më pyet mua ai për Alberton, për palmat që mori Alberto brenda 24 orëve, por nuk ka pyetur akoma Edi Ramën për 17 vendimet. Nuk i nxjerr një herë emrin Edi Ramës, tek te gjitha akuzat që ka te Sali Berisha, kur e di shumë mirë se Erion Veliaj iu uzurpoi kompetencat e tjetër kujt të Këshillit Bashkiak dhe e zhyti Tiranën për 30 vite në borxhe. Unë do të ballafaqohem kudo, me të gjitha fundërrinat e Ramaformës dhe me laraskat e tyre, këtu, matanë detit e matanë oqeanit, kudo që ata të kenë dëshirë. Ilir Meta në të gjithë aktivitetin e tij, nuk ka asnjë akt, asnjë vendim që cënon interesin publik dhe ligjin. Ndërsa aty është mali i të gjithë skandaleve, me firmë, me zë dhe me figurë e me gjithçka. Por ata duan të marrin dhe një mandat tjetër në zgjedhjet e 2025-ës.

-Zoti Meta për cilën çështje dhe hetim konkret u pyetët në SPAK?

Thash që u pyeta për këto budallallëqe, e njeh filanin, Alberto Lula. Nuk e njihja. Po del tha në përgjime nga ato që të ka bërë dhuratë për ditëlindje.  Alberto i Luleve i thashë shkoni more shikojeni taman?! I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh! Si mund t'i thuash Ilir Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit... që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje. Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkon. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund ti thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punojnë financash te LSI? Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin? Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës. U pyeta p.sh., në datën kaq të vitit 2008, zonja Kryemadhi, ka tërhequr 20 mijë euro. Mbaj mend unë veprimet e tërheqjes që ka bërë, ajo ka bërë 2-3 tërheqje se kanë patur pronat e tyre, kanë patur pallatin e tyre, ka patur pjesën e saj, pjesën e mamasë së saj, ka bërë pagesa për fëmijët, për punët e saj dhe unë nuk kam ndërhyrë kurrë në këto çështje. Dhe kurrë nuk jam marrë me çështje as pronash e as financash. Edhe në deklarimin e përvitshëm të pasurisë unë kam firmosur në mirëbesim se kishte noter e avokat që i ndiqte këto çështje.

-Ju zoti Meta jeni pyetur për të njëjtën çështje të cilën është pyetur më parë zonja Kryemadhi pohoi se janë bashkuar çështjet në një të vetme. Mbasi u pyet për çfarë, çështja e ndërhyrjeve, ndryshe si çështja e hetimit pasuror?

Unë nuk e di sesi janë bashkuar, ajo mund ta dijë më mirë. Unë mund t’ua them se për çfarë jam pyetur unë sot. Unë nuk mund t’ju them sesi janë bashkuar dhe si do të bashkohen. Ata t’i bëjnë si të kenë qejf çështjet. Unë jam i hapur para shqiptarëve siç kam qenë 30 e ca vite, e kështu do të vazhdoj të jem dhe 30 vitet që vijnë.

-Me çfarë cilësie u pyetët zoti Meta?

Në cilësinë e denoncuesit kryesor të Ramaformës që ka kapur për fyti SPAK-un dhe e detyron këtë të fundit të merret me budalliqe në vend që duhet t’i kishte vënë hekurat Edi Ramës me kohë, Erion Velisë me kohë, e të bënte ofertë bashkëpunimi me Arben Ahmetajn për të treguar të gjithë të vërtetat e tjera ku një pjesë të tyre e ka thënë vetë ai në mediat italiane.

-U pyetët në cilësinë e personit që ka dijeni apo iu është komunikuar akuzë?

Unë e thash dhe e them dhe një herë, jam thirrur në cilësinë e personit të ka denoncuar mafjen e cila ka kapur drejtësinë për fyti. Këtë mafje që zgjodhi prokurorin me 69 vota, siç e dinë të gjithë shqiptarët. Këtë mafje që ka filluar bashkëpunimin që ditën e parë Kavaliera, ka nisur me Ëngjëll Agaçin. Pra, bashkëpunimi i Reformës në Drejtësi është Kavalera dhe Ëngjëll Agaçi. Kjo është përgjegjësia e gjithë sistemit të drejtësisë që buron sot në Republikë. Ju e dini shumë mirë sesi ka vajtur mali i dosjeve, e dini shumë mirë se është katërfishuar koha e trajtimit të një çështje nga qytetarët shqiptarë. E dini shumë mirë se para Ramaformës, shqiptarët nuk paguanin për të hapur një çështje, tani duhet të paguajnë  dhe nuk kanë mundësi të paguajnë e as ta kërkojnë të drejtën e jo më ta fitojnë të drejtën  më këtë lloj drejtësie.

-A parashikoni ju që SPAK të ngre një akuzë për mbyllje të hetimeve dhe shprehet pak më herët se përgjegjësitë financiare e keni thënë në SPAK se i ka patur Monika Kryemadhi. Çfarë do të thotë më thjeshtë kjo? Do të thotë se në rast se do të mbyllen hetimet ju do të fajësoni zonjën Kryemadhi?

Unë nuk fajësoj askënd. Unë po them që në veprimet e mia, kam qenë tërësisht në respekt te ligjit dhe në mirëbesim të plotë te zonja Kryemadhi e cila është e zonja e shtëpisë, e cila administron dhe punët e fëmijëve dhe çështjen e pronave. Pra u ble shtëpia këtu, u ble aty, u arredua këtu e u arredua aty. Unë nuk jam marrë ndonjëherë me këto çështje pasi kanë qenë jashtë interesit tim.

-Cili prisni të jetë fundi i këtyre hetimeve, do ketë akuzë sipas jush SPAK?

Mua nuk më intereson fare se çfarë do të bëj SPAK-u. Mua më intereson raporti im me shqiptarët, me tëvërtetën e SPAK është vegël qorre e Edi Ramës. Arrestuan dhëndrin e Sali Berishës në aeroport duke pritur gruan vetëm për shoë, pa e thërritur asnjëherë të vetme për ta pyetur. E bërë atë akt anti-kushtetues ndaj Sali Berishës, deputet dhe udhëheqës i opozitës kryesore, vetëm e vetëm për ta izoluar e të mos denoncojë korrupsionin e Edi Ramës në Parlament e kudo në të gjithë Shqipërinë. Jam shumë i qartë se çfarë përfaqëson SPAK e sidomos nën drejtimin e Altin Dumanit, e prandaj i kam thënë dum dumani, që vjen nga rrëgjimi tomtomakut. Rregjim tomtomakut se kapin njerëz të dobët të cilët kanë bërë veprime të paligjshme, për t’i përdorur politikisht kundër udhëheqësve kryesor të opozitës. Janë shëndëruar në një sekt mafioz që nuk kanë prioritet ndëshkueshmërinë por bënëçdo përpjekje për të vjedhur vulën e PL para Konventës së 27 Prillit.

-Zonja Kryemadhi e mohoi të ketë kryer ndërhyrje estetike?

Unë nuk kam kryer asnjë ndërhyrje estetike. Për çdo shërbim shëndetësor që kam patur, kam qenë tërësisht transparent edhe konform rregullave.

-Zakonisht funksionaret paraqiten në SPAK pa telefon, po ju si ishit?

Isha pa telefon, më hoqën edhe orën. Nuk u mërzita shumë, më hoqën edhe çelësat e nuk u mërzita fare por pantallonat nuk m’i heqin dot.

Më të lexuarat