BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Opinion / Editorial

Atdhetaria nëpër reklama dhe reklamat atdhefyese

Atdhetaria nëpër reklama dhe reklamat atdhefyese

Tashmë, siç e kemi thënë edhe më parë, kemi arritur një fitore të paimagjinuar: Shqipëria është bërë një vend i fuqishëm borgjez! Mos u shqetësoni nga fjala borgjez! Është paradhësja e paharruar e fjalëve“kapitalist modern”. Kryeministri ynë, që siç dihet , në fund të fundit, është babai i tërë katundit,ka deklaruar ku ulur e ku në këmbë, ku me maskë e ku me kaskë, se Shqipëria do bëhet i pari vend në Europë. Jo vetëm për turizmin ala-Rama,por do të ketë aeroporte e aerodrome, baza ushtarake detare, tokësore, ajrore dhe kombinate armë prodhuese. Do të ketë multimiliardierë, e pasanikë të tjerë, më shumë të huaj dhe fare pak shqiptarë,por ama do të jetë vend me shumë vende të para në Europë! Askund nuk thotë gjë ai se çfarë mirëqenieje do të realizojë praktikisht kjo qeveri për këtë popull që e ka zgjedhur! Askund nuk tregon se çfarë prodhimi industrial e bujqësor do të realizohet këtu që të rritet edhe punësimi, edhe vlerësimi në pagë të lartë të atyre që prodhojnë të mirat materiale! Këto janë jashtë ‘axhendës’ kryeministrore. Duke dëgjuar këto deklarata , thua ti se historia e Shqipërisë nis me Edi Ramën!? Nejse! Ehuuu! Nuk po na del koha që t’i numërojmë sukseset sidomos ato që lidhen me seksin, hashashin dhe pastrimin e parave. Në tërë këto maja polarizuese, ka dalë në pah se fshatrat tona po mbeten vetëm gërmadha, se qytetet po zjejnë nga euforia për të hyrë në Europëduke ndërruar përbërjen demografike nga monokomb të ndarë (nga Amerika dhe Europa) në dy shtete dhe të shpërndarë me shumicë në gjashtë të tjerë,në popullsi multi multi etnike. Këto janë kulme të politikës së qeverisë sonë tash 15 vite dhe të qeverisë pasardhëse të atij me dhe pa vulë partie, që lebetitet në një ballkon pa hije. Bie në sy më shumë akoma se,një nga faktorët që ka shpënë kombin tonë në të tilla lartësi ka qenë edhe reklama e shoqëruar me konceptin themelor të sistemit kapitalist : gjithçka është mall dhe shit-blihet. Kur themi gjithçka duket të kuptohet se nuk përjashtohet asnjë, asgjë, askund dhe asnjëherë. Dhe reklama është ajo që bukur prezanton për ta shitur apo për ta blerë. Madje kemi marrë vesh që edhe Hëna është duke u shitur nga bosët amerikanë që e kanë blerë. Ne që ndjekim shembullin amerikan si majmuni,(nuk fyej askënd sepse kjo është e vërteta më vrasëse)si shqiptarë qenkemi bërë të njohur për shitblerje mallrash. Realisht bota e stërmadhe imperialiste nuk na ka njohur asfare deri në vitin 1946. Ishin vitet e sistemit komunist që shumica e “G-ve” na njohu, ngase Enver Hoxha u vuri kufirin te thana armiqve dhe lejoi hyrjen vetëm të miqve. Por ama na njohën mirë të gjithë se kush ishim në ato vite e çfarë po bënim ndaj na prezantuan si gogol tek popujt e tyre, aq sa një oficer spiunazhi pyet një shefin tonë të informacionit ekonomik ‘përse ne e paskemi shitur dikur… Alaskën!?’ Që të dalim në temën tonë. Reklama po bën hatanë, si më këtë anë e matanë. A nuk e keni vënë re se reklamat që poston personalisht kryetari ynë i qeverisë dhe ndonjë sektor tjetër i mirëpaguar i kësaj pune, janë aq të fuqishme sa shkulën vendit gjithë ata bosa( të mesëm e të vegjël)të mbarë globit që po ‘ulërijnë’ nga gëzimi: ku paskemi qenë qe nuk kemi shkuar më parë tek këto perla natyrore ku janë të përziera natyrshëm deti,mali,fusha, pylli,asfalti, kafshët dhe zhavori.Madje-thonë ata-edhe njeriu shqiptar mikpritës. Shumë prej tyre thonë edhe fjalinë: “ruajuni nga turizmi masiv se ka pasoja!?” Ç’e do se qeveria nuk dëgjon nga ky vesh! Janë reklamat e kryetarit ato na nxorën Rinasin aeroportin e parë në Ballkan për numrin e turistëve të hyrë e të dalë. Kjo na mjafton e tepron. Reklamat më atdhetare të deritashme janë ato për kampionatin europian të futbollit dhe janë aq të plotmerituara, paçka se ka edhe biznes jo të pastër brenda tyre. Sidomos në televizione dhe pak në median e shkruar e veçanërisht në reklamën e rrugës, nëpër bordura e trotuare, po na shohin sytë shumë lloj reklamash deri tek e pabesueshmja. Po ju kujtoj vetëm fare pak syresh: “Këto janë recipetat më të mira në Greqi të miratuara nga Bashkimi Europian”! “Kjo çokollatë është më e preferuara në …” dhe vijon emri i shtetit ose gjuha që flitet atje. Bukur!Shkrimi njoftim-reklamë, me zë e me figurë disa herë të përsëritur, si ai i martesës grua me grua në tarracën e Bashkisë së Tiranës nën drejtimin, kungimin, bekimin, promovimin(quajeni si të doni)e një prifti enigmatik anglez, është nga më të spikaturat reklama! Madje më e lartësuara sepse, edhe pse u kritikua ashpër në media e në shpirtrat e shqiptarëve që e duan dhe respektojnë familjen dhe natyrshmërinë e saj,nuk pati asnjë prononcim as bashkiak e as qeveritar. Shqip kjo reklamon fjalën popullore:” ju, o, popull bini legenit se ne si qeveri e si bashki do bëjmë ashtu si na do qejfi!” Vite më parë patëm edhe vetë kryetarin e qeverisë që jepte një reklamë!Jep shembullin personal i biri i botës!Sepse është vërtet ‘bir i botës’ dhe e ka shpërfillur vendlindjen. Këto muajt e fundit nëpër trotuare të kryeqytetit po lexojmë reklamat, që për mua dhe shumë shqiptarë të tjerë,janë më fyeset që kemi parë: një pikturë e deformuar e Gjergj Kastriot -Skënderbeut, poshtë siglës së një kompanie qumësht prodhuese me shënimin poshtë pikturës:” Dhallë me shije legjendare, e plot histori!” Më tej në një xhamllëk katërkëndësh i ngulur në trotuar, na del portreti i pikturuar keqas i Ismail Qemalit duke “shitur” qumësht dhe më poshtë, po në një të tillë objekt reklamues del Nora e Kelmendit duke “tregtuar”, ndoshta kos ose dhallë!Nuk është harruar edhe Nënë Tereza që ‘promovon’ herë dhallë, herë qumësht e herë kos! Si qytetar i këtij vendi ku Heroi Kombëtar po përdoret për reklamim dhalli, ku Heroi tjetër i Popullit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në historinë e tërë shekujve, përdoret për të reklamuar shitjen e kosit apo qumështit, ku e madhërishmja Nënë Tereza të cilën ka vite që e ka njohur rruzulli si Shenjtore mbarëbotërore, shpërdorohet duke reklamuar shitjen e nënprodukteve të qumështit si dhalli, djathi, gjiza- pyes: a ka qeveri këtu apo jo!A ka qeverisje, a ka organe të caktuara për të ruajtur nderin kombëtar, figurat dhe emblemat e kombit?Po pse pak, mundësi të tjera ka për reklamime të produkteve bulmetore shqiptare? Nuk po flas fare se kjo reklamë është false sepse kompanitë e tilla më shumë përdorin lëndë të parë miellin industrial se sa qumësht lope reale- mbasi sytë i kemi në vend. Ku janë këto miliona lopë , dele e dhi,që prodhojnë këto miliona ton qumësht, kos, dhallë,gjizë e djathë? Është një turp i madh dhe injorancë, për ata që e kanë miratuar këtë lloj reklame. Është injorimi dënueshëm me ligj e një njollë kombëtare që Skënderbeu, Ismail Qemali ,Nënë Tereza, të përdoren për të shitur sa më shumë dhallin që u prodhuaka në Lushnjë!Nuk e gjen kurrkund një “gjenialitet “ të tillë për reklamën e dhallit!O qeveri, ku je? E dimë që pushteti kapitalist të korrupton, por të paktën e të paktave ruani emblemat e kombit,se çdo gjë ka një kufi!