BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Opinion / Editorial

Punon kali, ha gomari

Punon kali, ha gomari

Ekziston një përplasje e dëmshme mes prodhuesit bujqësor dhe tregtarit. Ndërsa udhëtonim nga Korça për në Pogradec, ndanë rrugës, këtu e atje, shikojmë fermerë me prodhime të ndryshme bujqësore, që qëndronin në pritje të ndonjë blerësi të rastësishëm.

- Ç’të bëjmë! – na thotë fermeri.- Kemi punuar një stinë të tërë për këto të shkreta perime e fruta që kemi këtu. Vjen tregtari dhe t’i kërkon, si i thonë, për pesë lekë, ndërsa vet shkon dhe i tregton në Tiranë apo gjetiu me pesëfishin e çmimit me të cilin i merr këtu!

Dëgjojmë të flitet kështu dhe na vjen ndërmend ankesa e një fermeri tjetër korçar:

- Vitin e kaluar nuk arrita të shesë as 10 për qind të sasisë së mollëve që pata prodhuar! Qindra kuintalë më mbetën në shtëpi! I pata mbuluar, por kaluan javë e muaj dhe ato m’u kalbën! Ti i kujton nevojën e ndonjë kontrate që duhej të ishte lidhur që në fillim të vitit, kurse ai ta pret menjëherë:

- E kush nuk do të donte të lidhej kontratë! Po hajde dhe lidhe po munde! Është shumë e vështirë, për të mos thënë që është e pamundur!

Aypëraty bëjmë të diturin, duke i kujtuar fermerit, se është cilësia ajo që e çanë tregun. Perimet dhe frutat e importit shiten, sepse janë cilësore... Pa e mbaruar mirë fjalën, fermeri përballë na drejtohet:

 -Po, është shumë e vërtetë, më cilësore i ka i huaj, por pse i ka, ma shpjegon dot? I ka, sepse ministritë përkatëse atje e subvecionojnë prodhimin, ia lehtësojnë barrën fermerit, ndërsa këtu...

Një fermer në Lushnje, duke u ndodhur para një vështirësie të madhe për tregtimin e prodhimit të qershive, kishte gjetur rrugën më të lehtë: priste rrënjët e qershive! Ishte e dhimbshme të shikoje se si binin përtokë degët e qershive me gjithë frutat e tyre të pjekura!

– Përse t’i mbaj?! – na drejtohet fermeri. - Që të pasurohet tregtari?! Vjen tjetri këtu dhe ta kërkon prodhimin për tridhjetë lekë kilogramin, ndërkohë që vet shkon dhe e shet në Tiranë apo gjetkë me gjashtëfishin e këtij çmimi!

Në Godolesh të bashkisë së Elbasanit fermeri ankohej, se nuk kishte fuqi punëtore për ta vjelë prodhimin e qershive.

- Fëmijët i kemi jashtë, ndërsa vet jemi të moshuar. Ftojmë të na vijnë për të vjelë qershitë, mirëpo këta që pranojnë nuk arrijnë të përligjin as pagën e tyre me sasitë e qershive që vjelin.

Tepër i dëshpëruar nga çka ndodh në fakt, fermeri vazhdon:

– Me çmimin që na e kërkojnë ta blejnë tregtarët, - shprehet ai, - nuk arrijmë të paguajmë vjelësit e prodhimit. Shkurt, dalim si rruar, qethur!

- Si dilni me prodhimin e patateve? – i drejtohemi një fermeri në Divjakë.

- Ushqehemi. Ushqehemi. Kaq. Më shumë nuk ka. Nuk ka, sepse mungon rregullatori i tregut...

Para disa javëve fermerët e bagëtive të imta në Gjirokastër, Tepelenë e në krejt jugun e vendit u hodhën në grevë. Madje paralajmëruan, se atë do ta zgjeronin, shpeshtonin dhe ashpërsonin. Dhe çfarë kërkonin? Kërkonin, që të trajtoheshin me logjikë të shëndoshë tregu. Prodhuesit e bulmetrave ta shikonin mirë interesin e tyre, por ama jo në kurriz të punës dhe në dëm të djersës së pronarëve të bagëtive. Kur filloi shkallëzimi i grevës dhe iu bë thirrje tërë fermerëve të Shqipërisë që të kalonin në hapa të tjera greviste, atëherë lëvizi ministria e Bujqësisë. Nuk vonoi shumë dhe te fermerët e bagëtive shkoi vet ministrja e Bujqësisë, zonja Anila Denaj, e cila diskutoi shtruar me ta. (Ishte një shembull shumë i mirë, që mund e duhet të ndiqet edhe nga ministra të tjerë) Dhe, në një farë mënyre dhe mase zgjidhja u gjet. Logjika ta thotë, se mekanizmat e zgjidhjes së problemit paskeshin ekzistuar, por ato nuk qenë mbajtur parasysh dhe, kësisoj, as nuk qenë zbatuar. U desh të hidheshin në grevë pronarët e tufave të bagëtive, pa të viheshin në veprim mekanizmat e zgjidhjes së problemit shqetësues. Siç edhe nuk është vështirë të merret vesh, shteti po i kushton shumë rëndësi zhvillimit në gjerësi e në thellësi të turizmit. Dhe, natyrisht, bën shumë mirë. Sepse turizmi jep mjaft të ardhura. Por turizmi nuk do të mund të zhvillohej sa dhe si duhet pa një bujqësi të zhvilluar. Turizmi kërkon prodhime të shumta e cilësore bujqësore e blegtorale. Guzhinat e objekteve turistike në mbarë Shqipërinë i duan të gjitha. Madje, të freskëta. Kishte shumë të drejtë xha Bakua teksa i drejtohej Ollgës (te filmi “Zonja nga qyteti”): Po atje në qytet, i ha ti qumështin, kosin, gjalpin, gjizën... Po domatet, piperkat, bamjet, patillxhanat i ha ti... Mirëpo, që të prodhohen perimet dhe frutat me bollëk dhe sa më cilësore lipset të ndërhyjë edhe shteti me mekanizmat e tij. Në kushtet e një fermeri me shumë pak përvojë pune e prodhimi, faktori shtet është përcaktues. E vërteta është, se kësaj dege shumë të rëndësishme të ekonomisë nuk i është kushtuar dhe nuk po í kushtohet e tërë vëmendja që meriton. Ende çalon hallka prodhues – shpërndarës. Dhe ndodh, pastaj, që fitimet më të mëdha të prodhimeve të fermerit t’i gëzojë tregtari! Kishte të drejtë një fermer korçarë, i cili mbas shqetësimit që tregoi, na u shpreh: E dini se si i thonë kësaj? Punon kali, ha gomari!