BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Rrugëtim në botën e peisazhit dhe emocionit

Rrugëtim në botën e peisazhit dhe emocionit

Duke vizituar një ekspozitë të paradokohshme, të hapur në hollin qendror të
Muzeut Historik Kombëtar në fundin e vitit 2022 prej piktorit Agim Dervishi, edhe pse ishte e bollshme për të krijuar një përshtypje më bindëse dhe për të fituar emocione më të plota, të lind kërshëria dhe tundimi për të parë edhe më tej në fondin e punëve të tij në studio e në katalogë, që të konsolidosh mbresat dhe përcaktimet mbi këtë autor ekstra-impresionist, dashnor të peisazhit.
Dhe duke kundruar arsenalin e veprave të tij, në pjesën dërmuese në gjininë
e peisazhit, të realizuara kryesisht në teknikën e vajit në kanavacë, të plotësuar edhe me portrete dhe natyra të qeta, mendimi i lindur fillimisht mbi karakterin ekstra-impresionist të këtij piktori përforcohet edhe më tej. Ai është një mjeshtër i kavaletit dhe mik i penelit, një dashurues i telajos dhe një peisazhist klasik, i lidhur fuqimisht me natyrën, por edhe duke frymëtuar çlirësinë në artin piktorik.
Mbresa që përvijohen
Edhe pse larmia e peisazheve të jep idenë e një turisti të pasionuar pas
natyrës, ndërkohë ai nuk është një turist që thjesht vëzhgon së jashtmi elementët e saj, ndërthurjet dhe harmoninë e bukur e mbresëlënëse të saj, por ai jeton me peisazhin që e përshkruan artistikisht, dhe e shpirtëzon atë. Një turist që endet duke hulumtuar shpirtin e natyrës të cilin e përqas, e shkrin në një simbiozë me shpirtin e vet përmes lojës së ngjyrave, përvijimit të linjave, frymës që derdh mbi peisazhet që merr në dorë për t’i kthyer në art.
Në punët e tij në vijimësi sheh një peisazh tashmë jo realist, jo natyror, por të ri, të ndërthurur me shpirtin dhe impresionin e autorit, kundron ata elementë që nuk gjenden më në natyrën por në përjetimin e tij, në konceptimin dhe imazhin e ri të peisazheve që prek me dorë, me mendje e sidomos me shpirt vetë autori. Një botë peisazhesh e papërsëritur, unike në perceptim, me drita dhe ngjyra që nuk i sheh kush tjetër veç atij në ato pasazhe natyrore që shkel, ku ndërthuret dashuria për trevën e tij, Matin, por edhe për peisazhe të tjerë anekënd Shqipërisë, në qytet e sidomos në hapësirat e mrekullueshme natyrore, në ato këndvështrime dhe në ato
veçanti që vetëm ai di t’i zbulojë e t’i përjetojë, duke i shndërruar më tej në vlera artistike në telajo. Peisazhet shqiptare të Lirit dhe të huajve të tjerë, ndërkohë këtu janë të gjalla, jo panoramike, me elementë ekspresionistë, edhe pse piktori ynë është impresionist, e më tej ekstra-impresionist. Duket se ai jeton me peisazhin, shkrihet me të në çastet e krijimit artistik të tij.
Mjeshtëria në sundimin e telajos dhe ekspresiviteti
Piktori Dervishi e sundon kuadrin e telajos duke derdhur mbi të emocionin,
impresionin dhe ekspresionin e tij. Admirimi i tij i çlirtë kundrejt natyrës është oksigjeni i krijimtarisë së tij. Ai e përdor natyrën si subjekt kryesor për veprat e tij, duke shpaluar këndvështrimin dhe botëkuptimin e tij shpirtëror mbi mjedisin dhe ngjyrat. Në veprat e tij vërehet një simbiozë mes natyrës së autorit dhe subjekteve që ai u jep jetë nëpërmjet ngjyrës. Vizioni, dashuria dhe emocionet janë katalizatori shpirtëror që i prijnë atij drejt ëndrrave plot ngjyra të cilat i sheh syçelët dhe i materializon në telajo. Një karakteristikë e mëtejme e tij, por mjaft e fuqishme, është ngulmimi dhe vullneti për të rendur drejt botës së vizioneve të ngjyrta. Ai është një i
dashuruar tejmase pas peisazhit dhe parapëlqen të punojë në natyrë, "en plein air".
Përthithja e energjisë së natyrës dhe loja me dritën
Në realizimin e skenave nga jeta e përditshme ndjehet energjia e natyrës që
përthithet, si dhe përqendrimi në efektin e dritës dhe të njollave grafike e ngjyrore.
Qëllimi i tij është të krijojë art nga këndvështrimi i tij i pastër, pa zhurma e skupe. Ai ka një tërheqje të veçantë ndaj peisazheve rurale dhe skenave baritore, por nuk kufizohet vetëm në to. Mjediset urbane janë subjekte shumë tërheqëse dhe që i japin gjallëri atij. Peisazhet, si në qytet ashtu edhe në fshat, janë subjekte të natyrshme dhe ndikuese për të, duke e afruar frymën e tij me impresionizmin dhe i japin nuanca ekspresioniste.
Ngjyrat vibruese në veprat e Agimit shpalosin ndjeshmëri dhe energji që
lidhen kryesisht me jetën pranverore të natyrës e të dritës. Nga ngjyra e verdhë tek bluja, ai krijon dominimin e shumë kuadrateve me plot lulëzim. Ai është një vëzhgues i efektit të dritës dhe vibrimeve të saj në ngjyrat dhe raportet grafike që drita krijon kur futet në marrëdhënie me hapësirën piktorike. Ndërkohë, kundërtitë grafike dhe ngjyrore i gjen tek elementët e grafikës si ekuilibër piktorik.
Dhe kjo karakteristikë vërehet në të gjithë harkun kohor të krijimtarisë së tij
duke na dhënë një vijimësi të përqasjes ndaj natyrës. Në ilustrim të kësaj po
ndalemi të analizojmë peisazhin “Dimër në fshat”, një tablo e kohës së rinisë, e vitit 1985, e cila është një përfaqësim i bukur i një skene dimërore në fshat që rrok bukurinë dhe karakteristikat e jetës në ato kushte

Rrugëtim në botën e peisazhit dhe emocionit

Zgjedhja e një skene dimërore shpreh një dëshirë të autorit për të përjetuar
artistikisht qetësinë dhe bukurinë e ftohtë të natyrës. Ndjehet në të një lidhje e fortë emocionale dhe nostalgjike me atë mjedis. Përdorimi i ngjyrave të ftohta e të qeta pasqyron ndjenja introspektive apo një fazë reflektive të jetës së artistit. Ngjyrat e rrobave të varura ofrojnë një kontrast kolorik që ngjall shpresë dhe jetë edhe mes kushteve të ashpra të motit. Kjo është arritur me teknikën e përzierjes së brushave të trasha e të imta, duke krijuar tekstura kontrastuese që i japin pikturës një efekt lëvizjeje, dhe ku vibrimet e ngjyrës flasin për një ndjeshmëri në përshkrimin e detajeve. Atmosfera e përgjithshme e veprës është e qetë dhe e freskët, duke përçuar një ndjesi paqësore dhe harmonike të jetës në dimër. Ndërveprimi i njerëzve me mjedisin shfaq prirjen artistike dhe psikologjike të autorit për ta parë
peisazhin në simbiozën mes natyrës dhe njerëzve të cilët në veprimtarinë e
përditshme të tyre përshtaten dhe shkrihen me ritmin dhe veçoritë e motit.

Rrugëtim në botën e peisazhit dhe emocionit

Emocioni dhe ndikimi i vendlindjes në krijimtari
Emocioni dhe impresioni njëherazi në krijmet e Agimit krijojnë marrëdhënie
që përfshijnë sytë, mendjen dhe zemrën. Ai depërton tek shijuesi i tablosë me dlirësi dhe gëzim nëpërmjet ekspresionit koloristik. Dashuria për natyrën shqiptare, për vendlindjen e tij Matin, shprehen mbi telajo, dhe peisazhet e virgjëra matjane janë motive të parreshtura në krijimtarinë e tij. Për Agimin, dashuria për vendlindjen është një burim i pashterrshëm frymëzimi. Peisazhet matjane, me bukurinë e tyre të paprekur, janë reflektime të shpirtit të tij. Këto peisazhe, të cilat ai i pikturon me një ndjeshmëri të thellë dhe një ndjesi të brendshme përkatësie, janë një tribut për rrënjët e tij dhe për lidhjen e tij të pandarë me tokën ku ka lindur dhe është rritur.
Një aspekt i rëndësishëm në veprat e autorit është dashuria dhe respekti për
vendlindjen majë kodrinës ngjitur me fushën e Batrës buzë lumit Mat. Në shumë prej pikturave të tij, ai shpesh përfshin dhe elementë që i kujtojnë fëmijërinë; diku
gjen të siluetuar edhe nënën, çastet e kaluara të cilat i gjurmëzon plot ngjyra në të tashmen. Kjo lidhje e thellë është një burim emocionues që ndikon pothuaj në të gjithë krijimtarinë e tij, duke i dhënë veprave një përmasë të veçantë emocionale dhe shpirtërore.
Këtë e shpreh më së miri peisazhi “Batra”, një tablo me teksturë penelatash
dhe ngjyra të pasura. Ngjyra e gjelbër dhe ajo e verdhë mbizotëruese në pjesën e poshtme të pikturës krijojnë një ndjesi begatie të pjellorisë së tokës, ndërsa ngjyrat në gamën e së kuqes të çative të shtëpive krijojnë një kontrast dhe ritëm koloristik e grafik. Ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta janë gërshetuar dhe tretur në harmoni e me masë për të krijuar ndjesinë e thellësisë e të perspektivës. Përdorimi i penelatave me shtresa tonesh ngjyrore krijon një teksturë të pasur dhe një perceptim të thellësisë në dinamikë, duke të dhënë një ndjesi energjie, gjallërie dhe ngazëllimi.
Tekstura e spikatshme e ngjyrave të çon në këtë ndjesi lëvizjeje dhe laryshie dritash mbi sipërfaqen piktorike të tablosë. Ana kompozizionale është e organizuar me kujdes që ta orientojë syrin e shikuesit nëpër peizazh. Linjat diagonale të përvijimit të rrugëve dhe kanaleve e drejtojnë syrin drejt thellësisë së pikturës, ndërsa shtëpitë e shpërndara krijojnë një ritëm pa përsëritje. Perspektiva e atmosferës është përdorur për të dhënë një impresion të distancës me malet në sfond dhe kodrinën ku shtrihet qyteti i Burrelit. Ngjyrat kanë një tis të mjegullt dhe janë më të
zbehta. Stili i kësaj tabloje ka një ndërthurje mes impresionizmit, postimpresionizmit dhe shkëndijave ekspresioniste. Ndjehet një shkollë van Gog dhe Paul Cézan. Kjo vepër përçon një ndjesi të bukurisë, të harmonisë së natyrës dhe jetës së thjeshtë.
Rrugëtim në botën e peisazhit dhe emocionit

Siç thamë në krye të herës, në arsenalin e veprave të tij, në pjesën
dërmuese të gjinisë së peisazhit, gjenden edhe natyra të qeta edhe portrete, ku vërehet edhe në to një prirje impresioniste e autorit. Dhe një ndër punët që shpreh këtë veçori të autorit në këtë zhanër të fundit, është “Autoportreti” i realizuar në vitin 2020, me nuanca impresioniste dhe thellësi emocionale të spikatur. Në të shihet përdorimi i nuancave të ngrohta e të ftohta, ku ngjyrat e forta dhe të buta krijojnë një kontrast në drejtpeshim. Shprehja e fytyrës së artistit është e qetë dhe reflektuese, duke përcjellë një ndjenjë thellësie mendore. Kjo e bën shikuesin të ndalet e të reflektojë mbi emocionet dhe mendimet e portretit. Në të janë përdorur goditje të guximshme e të lirshme të furçës mbi telajo. Ndriçimi është përdorur me
masë për të nxjerrë në pah detajet dhe psikologjinë e fytyrës. Goditjet grafike janë të vendosura në mënyrë strategjike për të theksuar formën dhe strukturën e portretit. Kompozicioni është i balancuar mirë, me fytyrën të vendosur në qendër dhe paksa të anuar. Sfondi i errët dhe i thjeshtë ndihmon në përqendrimin e vëmendjes së shikuesit tek fytyra dhe shprehja e artistit. Ngjyrat e sfondit janë të përziera dhe krijojnë një kontrast me ngjyrat më të ndritshme të portretit. Përdorimi i dritëhijes tregon një nivel të lartë të aftësive teknike dhe artistike. Autoportreti i Agim Dervishit është një testament i talentit dhe përkushtimit të artistit ndaj artit të tij.
Përfundim Arti kërkon një marrëdhënie të plotë që përfshin sytë, mendjen dhe zemrën.
Në këtë kontekst, veprat e Agim Dervishit janë një rrugëtim emocionues dhe
impresionues në botën e peisazhit dhe të ngjyrës. Ai arrin të kapë bukurinë e natyrës dhe ta përçojë atë me një ndjeshmëri të thellë, duke na ftuar të përjetojmë emocionet e tij përmes çdo tabloje të krijuar. Ai nuk është thjesht një piktor, ai është një poet i ngjyrave dhe dritës, një shpirt që na udhëheq në thellësitë e ndjenjave të tij përmes peisazheve që krijon me aq dashuri dhe përkushtim.