BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Opinion / Editorial

Të luftosh komunizmin, duke sjellë në skenë nazifashizmin!

Të luftosh komunizmin, duke sjellë në skenë nazifashizmin!

Më 26 Janar të vitit 2006 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, diskutoi dhe miratoi “Rezolutën për dënimin e Krimeve të Komunizmit”, e cila përbënte një atentat tepër të rrezikshëm kundër popujve dhe të vërtetave të historisë. Po, pse kjo rezolutë antikomuniste në një komunitet shtetesh të grupuara në institucionin “demokratik” me inicialet BE? Në pamfletin politik “Fashizmi troket në dyert e Europës”, për këtë projektrezolutë europiane, Kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi, pati shkruar: “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, me projektrezolutën antikomuniste, nuk godet vetëm komunistët dhe Partitë Komuniste, por synon të kërcënojë në radhë të parë çdo lëvizje revolucionare e çdo aspiratë të popujve për socializëm, të kriminalizojë mendjen njerëzore, që nesër çdo lëvizje demokratike të konsiderohet e të besohet si lëvizje terroriste dhe të godiitet në emër të luftës kundër terrorizmit, të trembë e tmerrojë popujt me rrezikun e “gogolit komunist”, të ndalë e të bllokojë çdo lëvizje e ide socialiste, e më në fund t’i mbushë mendjen njerëzimit se kapitalizmi është rend i përjetshëm”. Mirëpo, “Rezoluta kundër komunizmit” e vitit 2006, ndonëse i mbushi rreth dy dekada nga hartimi e miratimi i saj, jo vetëm nuk e zhduku komunizmin si aspiratë e perspektivë për popujt, por përkundrazi ofroi nazifashizmin. Kjo ndodhi e po ndodh për faktin, se Kontinenti plak, por jo vetëm, ndonëse është munduar të aplikojë reforma të shumta, përsëri gjëndet në një krizë, shumë të ngjashme me ato të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar, kur në vend të “demokracive borgjeze”, u instalua nazifashizmi. Kriza e sotme e shteteve të BE, por edhe më tej këtij institucioni, ndonëse mbulohet me slloganet demokratike, është shumë më e rrezikshme se ajo e “djeshmja” që solli në skenë Hitlerin e Musolinin. Është më e rrezikshme, sepse krahas krizës politike dhe ekonomike të pashmangshme të sistemit kapitalist në fazën e tij më të lartë, imperializëm, shoqërinë e sotme të këtij sistemi e ka përfshirë edhe kriza morale, ajo e identitetit dhe dinjitetit, krizë e cila nuk mund të eleminohet me reforma borgjeze, përveçse me përplasje revolucionare. Në vitin 2006, borgjezët menduan se mund ta ndalnin krizën me rezoluta antikomuniste, por ndodhi e kundërta. Pas gati dy dekadash, ja ku jemi me një “hartë të papritur” të ringjalljes së nazifashizmit. Në zgjedhjet më të fundit në radhët e shteteve të BE, kontigjenti i së djathtës ekstreme, alias nazifashizmi, e zgjeroi “hartën” elektorale në Francë, Itali, Gjermani, Austri dhe pothuaj në shumicën e shteteve të këtij institucioni të “demokracisë” pa demokraci. Apologjetët e Unionit në fjalë mundohen të na thonë se edhe me këtë rritje të së djathtës, BE nuk rrezikon të ndryshojë politikat e tij “demokratike”. Kështu flitej edhe në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, por Hitleri arriti që me ndihmën e Presidentit Hindenburg, të bëhej Kalcelar i Gjermanisë, prej ku shpalli zyrtarisht “Rajhun e Tretë”, i cili u pasua nga dy beniaminët e tij, fashizmi Italian dhe militarizmi japonez, pasojat e të cilëve bota i provoi me një nga luftrat më shkatërrimtare të njerëzimit. Por le të hidhemi në këtë “kasollen” tonë me emrin Shqipëri. Ndonëse jo anëtar i BE, vendi ynë, Shqipëria, “Rezolutën Antikomuniste Europiane” të 2006-tës, jo vetëm e miratoi me të “katër këmbët”, por mori masa dhe ngriti edhe institute të posaçme për realizimin në terren të saj, siç është “Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit”, një institut për ligjërime, botime, raportime, dhe denigrime, jashtë çdo të vërtete të historisë së popullit tonë. Falë “kontributit” të këtij instituti, dhe mbështetjes së pakursyer të shtetit borgjez në vendin tonë, rendi dhe vetë shoqëria shqiptare, ka hyrë në rrugën e fashistizimit të jetës dhe veprimtarisë politike, ekonomike dhe sociale. Shqipëria është një vend i vogël, dhe si i tillë, edhe nëse vjen në pushtet junta fashiste, për Europën është një e keqe e vogël, e cila mund të kontrollohet e të paralizohet. Por ndërsa është një e keqe e vogël për Botën dhe Europën, është një fatkeqësi e madhe për popullin shqiptar. Vërtet nuk kemi një juntë ushtarake, por fashistizimi i jetës politike, ekonomike dhe morale ka filluar tashmë. Dhe kjo është e mjaftueshme për të minuar një vend e një popull në interesat e tyre jetike. Klasa politike shqiptare, një klasë e degjeneruar plotësisht gjer në thonj, jo vetëm është vënë kundër interesave të popullit e vendit, por ka marrë edhe pamjen dhe sjelljen naziskine. Mjekrrat dhe këmishat e zeza, janë vetëm paraqitja e jashtme e tyre. Brenda në parlamentin shqiptar të sotëm janë edhe “Arturo Uit” me emrat Berishë, Bashë, Metë, Alibej etj., por edhe pleqtë e sojit Doksboru (Hindenburg) të kupolës së partisë Socialiste-alias Rilindja. Sigurisht, Arturo-Uit shqiptarë janë tepër të vegjël për të rrezikuar me nazifashizmin e tyre rajonin e Europës, por siç thamë më lart, janë mjaftueshëm për të mjeruar vendin dhe popullin tonë. Nëse nga Lindja e Mesme dhe Magrepi, turmat e refugjatëve i largohen vendlindjes për t’i shpëtuar organizatave terroriste dhe shteteve agressive me kryeagresorin amerikan në krye, mijërat e shqiptarëve vijojnë të marrin rrugët e Europës dhe Botës, jo vetëm për kushte ekonomike, por edhe për t’ju larguar jetës së fashistizuar tashmë në vendin e tyre. Situata aktuale në vendin toinë, është shumë e ngjashme me atë të Gjermanisë së viteve tridhjetë. Krizë totale në të gjitha fushat social-ekonomike; drogë, korrupsion dhe prostitucion politik; krime ordinere e të organizuara nga bandat me pjesëmarrjen e segmenteve të shtetit dhe politikanëve e shtetarëve; shkelje e të drejtave elementare të qytetarit; censurë e autocensurë në mjetet e informimit e të komunikimit,; abuzime permanente me votën e qytetarit; mosndëshkim të krimeve që në tri dekada e gjysëm kanë ngritur një “piramidë” më të madhe se ajo e Keopsit, etj, etj., kanë siguruar bazën e nevojshme për ringjalljen e bacileve të nazifashizmit. Thirrjet e përhershme naziskine për ndalimin e simboleve komuniste dhe portreteve të Enver Hoxhës, së cilave para do kohësh ju bashkuan edhe thirrjet e Monsinjor Masafrës, e për të cilat u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i Ipeshkëvit, janë shumë të ngjashme me thirrjet e Hitlerit në vitin 1933. Heshtja përpara këtyre thirrjeve naziskine e organeve shtetërore tregon se shteti ynë “demokratik”, qoftë edhe formalisht, ka rënë dhe është bërë pjesë e fashistizimit. Nga ana tjetër, edhe heshtja e ndërkombëtarëve, veçanërisht atyre europianë, që na kanë në monitorim, ngjall pikëpyetje të arsyeshme, se dikush kërkon të kthejë Shqipërinë në një “Ilirikum” (vend bosh për mbetjet dhe refugjatët e botës), pse jo dhe për ta kthyer në poligon provash me raketa si ato të Koresë së Veriut. Shqiptarët, e kanë parasysh thirrjen e komunistit gjerman, Ernest Telman, të cilën gjermanët e bojkotuan dhe i shkuan Hitlerit prapa si delet, duke përfunduar në “thertore”. Por edhe thirrjat nga komunistët shqiptar dhe intelektualë e forca progresiste nuk kanë munguar. Ata bëjnë thirrje për vigjilencë, duke përsëritur pa u lodhur dy paralajmërime: Atë të Brehtit se “Barku që e polli (fashizmin), ende nuk është shtepëzuar”, dhe thirrjen e çekut Julius Fuçik, “Popuj, ju kam dashur, jini vigjilentë”! Për ta mbyllur me Amanetin e Udhëheqësit tonë legjendar, Enver Hoxha, drejtuar popullit shqiptar, me rastin e 40 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, (29 nëntor 1984): “Ta ruajmë, pra, si sytë e ballit gjithçka kemi arritur, ta zhvillojmë me konsekuencë më tej, t’u lëmë brezave të ardhshëm një Shqipëri kurdoherë e më të fortë, kurdoherë të kuqe, si flaka e pashuar e zemrave dhe e idealeve komuniste e partizane, një Shqipëri që të rrojë e të përparojë në shekuj.