BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Ekonomia

Skandal në Bankën e Shqipërisë, Gent Sejko prek arin monetar dhe depozitat e shqiptarëve në prag të zgjedhjeve

Skandal në Bankën e Shqipërisë, Gent Sejko prek arin monetar

Banka e Shqipërisë duket se është përfshirë në një skandal kohët e fundit. Rezerva valutore rezulton të jetë ulur ndjeshëmgjatë dy muajve të fundit pa një arsye madhore, ndërsa dyshimet të çojnë tek zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ekspertët thonë se si rregull, Banka e Shqipërisë duhet t’i prekë rezervat e arit vetëm nëse vendi ndodhet para njërës prej këtyre dy situatave; në emergjencë kombëtare, ose në krizë të thellë ekonomike. Duke qenë se nuk ndodhemi para asnjërës prej këtyre dy situatave, lind pyetja; për çfarë i ka përdorur këto para Banka e Shqipërisë, kur vendi ynë ndodhet thjeshtë para një palë zgjedhjeve? Në fakt, rasti i sivjetshëm i Sejkos nuk është i paprecedent. Të njëjtin veprim kujtojmë të ketë bërë dhe paraardhësi i tij, Ardian Fullani në vitin 2013. Edhe në atë kohë, vendi ishte para zgjedhjeve parlamentare, por nuk kishte as emergjencë kombëtare dhe as krizë të thellë ekonomike. Asokohe, sipas shifrave zyrtare të BSH rezultoi se Fullani kishte tërhequr mbi 6 miliardë lekë, nga ari i mbajtur jashtë vendit 3.7 miliardë lekë ose 34% të tij dhe nga ari e metalet e tjera të çmuara në vend afro 1.8 miliardë lekë.

 Të dhënat e BSH

Të dhënat mbi reduktimin e rezervës valutore janë publikuar nga vetë Banka e Shqipërisë. sipas informacioneve zyrtare, Banka e Shqipërisë ka reduktuar mjetet valutore neto gjatë muajit prill me afro 26,686 milionë lekë. Të dhënat tregojnë se në muajin mars mjetet valutore neto ishin 393,476 milionë lekë, ndërsa në muajin prill u reduktuan në 366,790 milionë lekë. Dy muaj më parë, BSH rezulton të ketë ndërhyrë dhe në arin monetar dhe SDR. Sipas të njëjtave të dhëna, mësohet se gjatë muajit mars BSH ka reduktuar me 1,519 milionë lekë arin monetar dhe SDR. Në muajin shkurt, ari monetar dhe SDR ishin në vlerën 34,992 milionë lekë, ndërsa në muajin mars u reduktuan në 33,473 milionë lekë. E njëjta linjë është ndjekur dhe në muajin prill, ku rezulton që ari monetar dhe SRD të jenë reduktuar me 1.706 milionë lekë. BSH konfirmon se në muajin prill, ari monetar dhe SDR arritën në 31,767 milionë lekë. BSH ka “futur duart” dy muajt e fundit edhe tek monedhat dhe kartmonedhat në valutë. Të dhënat zyrtare tregojnë se monedhat dhe kartmonedhat në valutë në muajin shkurt ishin 145 milionë lekë, ndërkohë që në muajin mars u reduktuan në 35 milionë lekë dhe në muajin prill arritën në 24 milionë lekë. Në muajin prill, BSH ka prekur edhe depozitat. Në muajin mars, depozitat në BSH ishin 109,795 milionë lekë, ndërkohë që në muajin prill ato arritën në 97,122 milionë lekë.

Precedenti “Fullani”

Gjatë vitit 2013 shteti shqiptar ka pasur një vlerë prej 21.66 miliardë lekë depozita në banka të huaja. Këto depozita nuk janë gjë tjetër veçse para që si pasojë e mos gjetjes së një terreni të përshtatshëm për t’i investuar në vend janë depozituar në bankat jashtë vendit. Në këtë vit depozitat në bankat e huaja përbëheshin 61.5% nga llogari rrjedhëse, 38.4% nga depozita afatshkurtra, 0.1% nga kontrata të së ardhmes dhe shumë pak interes i përllogaritur. Depozitat afatshkurtra dhe llogaritë rrjedhëse në bankat e huaja kanë norma interesi që bazohen në monedhën e depozitës apo llogarisë rrjedhëse. Më 31 dhjetor 2013, vlerësimi neto për këto kontrata ishte 31 milionë lekë. Tek interes i përllogaritur përfshihen të ardhura të përllogaritura për letra me vlerë të dhëna hua, në një vlerë të përafërt prej dy milionë Lekë. Në vitin 2007 paratë e depozituara nga shteti shqiptar në vendet e tjera kanë qenë në vlerën e 40. 84 miliardë lekë. Pra një vlerë rreth dy herë më e lartë se ajo e vitit 2013.

Anila DODAJ