BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Dossier

Alfabeti, hyjnesha iliriane, demi Zeus dhe ora diellore në akropolin e Krotinës në Dimalitan

Alfabeti, hyjnesha iliriane, demi Zeus dhe ora diellore në akropolin e

Babai im, Gjovalin Luka, ka qenë internuar për “çështje politike” në mesnatën e 31 dhjetorit 1956. Me datën 1 janar 1957, gdhiu në Roskovec...Më 1963, ai ishte “liruar pa asnjë kufizim”, por vetëm me ca “kufizime të vockla”, si përshembull, pa pension mjekësor, pa pasaportë e pa pasaportizim familjarisht; i duhej të qëndronte përsëri në Roskovec, ku të shoqes i kishin akorduar edhe një pesëshe tjetër etj, mos qofshin përmendur… (E vërteta ka qenë se e kishin liruar për të vdekur, mbas gjithë atyre torturave dhe eksperimenteve shtazarake…)
Me datën 6 mars 2013, në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ishim në qytetin e Roskovecit, ku i ndjeri babai im Gjovalin Luka u nderua nga ky qytet me titullin “Qytetar Nderi”.

Një nga propozuesit dhe kujtuesit e Gjovalinit, më pyeti: “A ka lënë kujtime dhe shkrime babai i juaj, sepse siç tregojnë në Roskovec ai interesohej, bisedonte me të moshuarit, lexonte libra, studionte dhe shkruante. Ka ndonjë gjë konkretisht edhe për zonën e Roskovecit”?
Për t’ia shpërblyer, nderimin me nderim e respekt dhe si ta shpreh edhe me “një rrugë e dy punë”, unë përzgjodha diçka modeste nga shënimet e kujtimet e Gjovalinit. Këtë përzgjedhje unë po e shoh se koiniçidon edhe me rastin e 50 vjetorit të zbulimit dhe identifikimit të qytetit ilir të Dimalit nga bashkëshortët arkeologë Burhan Dautaj dhe Aleksandra Mano. Në internet po lexoj edhe paradoksin se, qysh prej asaj kohe asnjë ekspeditë gërmimesh arkeologjike nuk qenka zhvilluar më në atë vend dhe asnjë lloj fondi mbrojtës nuk qenka akorduar! Për më tepër, edhe ajo paraqitje e internetit lë shumë për të dëshiruar!

Roskovec, verë 1964

Erdhi lajmi që ishte zbuluar dhe identifikuar qyteti antik Dimal, në Kalanë e Krotinës, aty afër Kutallisë, në fshatin Allambrez. Babai kishte njohuri nga historia se qyteti Dimal ishte përmendur edhe në Marrëveshjen e Hanibalit të Kartagjenës me Filipin e V të Maqedonisë, që hynte ndër zonat dhe qendrat që duhej t’i ndaloheshin romakëve t’i kontrollonin. Dimali, çuditërisht kishte qenë edhe si një vendstrehim i Dhimitër Farit etj. Dhimitër Fari, ishte i njohur edhe si pjesëmarrës në tratativat me romakët, ndoshta diçka edhe si kundërshtar i karakterit të rrëmbyer të mbretëreshës Teuta, gruas së basieleusit Agron të fiseve adriane. Dhimitër Fari kishte qenë edhe burri i Triteutës, mëndeshës së Pinesit të vogël, djali i Agronit dhe Teutës edhe si tutor i Pinesit. Pak me logjikë, e pak me fantazi, na dilte se, basileus Agroni na kishte patur edhe dy a tre gra të tilla me rranjën Teuta. (?!)
Pak muaj më vonë Kola, vëllai i Gjovalinit, na solli disa literatura për zbulimin e Dimalit. (Revista “Studime Historike”, 1964; Burhan Dautaj, “La decouverte de la citte illyrrienne de Dimale”, bot. në revistën “Studia Albanica”, Nr. 1, 1965, f 65-72)
Në objektet e zbuluara spikasnin disa fragmente qeromidhe me mbishkrimin e markës së qytetit; një terrakotë e një hyjneshe/zonje apo nimfe ilire me veshjen llabana/allbana; një terrakotë kokë demi dhe një fragment i një ore diellore. Arkeologu B. Dautaj, shkruante se, mbi bazën e mbishkrimeve greqishte, kjo orë diellore kishte patur si prodhues fabrikues një grek nga qyteti Tarent nga kolonitë e Magnia Grecia, në Italinë e Jugut.

Babai supozonte se, kushedi se cili nga komandantët e Pirro Shqiponjës e kishte sjellë prej andej dhe për më tepër shihte ndonjë konkordancë a ndonjë lloj lidhjeje edhe tek vetë emri Krotinë me Krotone si emigrime të lashta.

Hyjnesha me veshje ilire, ishte pagëzuar edhe si “Zoja e Krotinës”, dhe konkretisht ishte objekt krahasimi me një statuetë bronzi shkodrane të shek V-VI p.e.r. Gjovalin Luka kishte tentuar të shkruante diçka edhe për legjendën shkodrane, por kishte mbetur në tentativë për arsyen e dënimit dhe persekutimit politik. (Këtë po e realizoj unë si një libër me vehte.)
Si një vërejtje dhe nënvizim themelor ai ka lënë çështjen se, pse shkenca jonë albanologjike, nuk e ka shënuar fillimin e përdorimit të alfabetit e shkrimit, sado të kufizuar në vula, monedha etj qysh nga koha ilire-epirote?! Ndoshta një nga arsyet duhet kërkuar tek imponimi i vijës historike, tek ideja e pritjes së ndonjë lloj alfabeti të veçantë ilir, por gjithsesi nuk ka qenë aspak e justifikuar që ky përdorim i alfabetit helen të mos shënohet! Të kujtojmë se Aleksandri Mollos dhe Pirro i Epirit kishin krijuar një sistem monetar të shkëlqyer në Italinë e jugut. Nga Agron LUKA




 

Më të lexuarat