BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Politike

PS “ndez” motorët për zgjedhjet vendore të 2023, ja kush janë kandidatët për kryebashkiakë që ka konfirmuar Rama në Shkodër dhe Elbasan më 14 maj

PS “ndez” motorët për zgjedhjet vendore të 2023, ja

Partia Socialiste konfirmoi publikisht se me cilët kandidatë do të kërkojë sukses në bashkinë e Shkodrës dhe Elbasanit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherazi i deleguari politik i selisë rozë për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri aprovoi zërat se deputeti i Shkodrës, Benet Beci do të garojë në këtë qytet, ndërsa për Elbasanin, mazhoranca do t’i besojë sërish kryebashkiakut aktual Gledian Llatja. Megjithatë, për disa bashki të mëdha bastione të socialistëve, Vlora dhe Durrësi ende nuk është vendosur nga kupola politike e PS se me cilët kandidatë do të përfaqësohet në këto dy qytete bregdetare. Gjiknuri u shpreh për “Top News” dhe “Vizion Plus” ditën e djeshme për organizimin e socialistëve në betejën e radhës zgjedhore me opozitën e përçarë.

Benet Beci në Shkodër dhe Gledian Llatja në Elbasam, Durrësi pa përgjigje

Për rubrikën “Breaking” në “Top News” dhe “Vizion Plus”, eksponenti socialist u shpreh optimist për suksesin e Benet Becit në Shkodër, duke patur parasysh përçarjen e vazhdueshme të PD, por Gjiknuri nuk përmendi dhe faktin se kalimi i deputetit Agron Çela nga PL te PS, do të kontribuojë në rritjen e votave të socialistëve në Shkodër. Nga ana tjetër, ai konfirmoi Llatjan si kandidat për Elbasanin, madje Gjiknuri u shpreh tërësisht i bindur se socialistët do të fitojnë sërish në këtë qytet. Në fund, nr.2 i selisë rozë tha se për Durrësin ende nuk është gjetur dakordësia për kandidatin/kandidaten. “Kemi përballë një opozitë të përçarë me figura të ricikluara. Është një moment shumë i mirë edhe për Shkodrën. Kemi një kandidat serioz. Benet Beci është deklaruar si kandidat. Shanse që vështirë se kanë qenë ndonjëherë, aq më tepër për bashkimin e shumë faktorëve rreth PS në Shkodër. Gledian Llatja do të fitojë, nuk diskutohet fitorja e tij. Ndërsa nuk ka asnjë gjë zyrtare përsa i përket Bashkisë së Durrësi”, tha për dy mediat e njohura ish-ministri socialist.

Shumica e kryebashkiakëve do rikandidojnë, disa kandidatë do jenë zv/ministra

Në tërësi, Gjiknuri konfirmoi në një intervistë për “Vizion Plus” se në pjesën më të madhe të 61 bashkive, socialistët do të garojnë me kryebashkiakët që janë në detyrë. Megjithatë, për zonat ku do të ketë kandidatë të rinj, ai zbuloi se përveç Benet Becit, do të përzgjidhen emra jashtë grupit parlamentar të selisë rozë. Sekretari i socialistëve në pushtet nuk e përjashtoi mundësinë që ndonjë kandidat të jetë ndonjë zv/ministër në detyrë. “Bashkitë që ndryshojnë duart, sidomos me këtë lloj opozite, përgjithësisht bunkerizohen, kthehen në ishuj të rezistencës politike në ato që quhen përmbysje e madhe, revolucion, e etj dhe nuk e kane ndërmend zhvillimin e bashkive. Fokusi i PS për gjetjen e kandidatëve do të jetë jashtë grupit parlamentar. Një pjesë e zv/ministrave janë pjesë e strkturave të PS, njerëz të lidhur me terrënin, dhe mund të jetë edhe ndonjë i tillë. Nuk mund të them se tanimë kemi një zv/ministër por nuk do të ishte çudi që edhe mund të kishte të tillë”, bëri me dije Gjiknuri për “Vizion Plus”.

PS e vetme në zgjedhje? Gjiknuri nuk përjashton mundësinë për aleanca

Për sa i përket lënies së kandidimit për kryebashkiakë në duar të aleatëve, sekretari socialist nuk e konsideroi si opsion kryesor, duke lënë të kuptohet se vetë socialistët do të kërkojnë fitoren në të gjitha bashkitë. Ai nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit për disa bashki me PSD dhe PDIU. “Deri tani nuk kemi negociata me asnjë parti, pra nuk do ta zgjedhim këtë formë, por nga pikëpamja e harmonizimit të interesit lokal, një një gare elektorale këto mund të ndodhin në nivele lokale”, foli Damian Gjiknuri për bashkëpunimin me aleatët në zgjedhje lokale të 14 majit.

Gjiknuri kërkon minimumi 40 bashki, Balla në “delir”, do 61

Me fuqizimin e madh të PS dhe dobësimin gradual të opozitës, lidershipi socialist ka shprehur ambiciet për masën e suksesit në 14 maj. Gjiknuri deklaroi për mediat gjatë një konference në 23 dhjetor 2022 se PS synon të fitojë minimalisht 40 nga 61 bashki. Por, nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla u shfaq euforik gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale se PS do t’i fitojë të gjitha bashkitë, qoftë dhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

Ja kryebashkiakët “e bekuar” nga PS, 3 të tjerë nuk e kanë të sigurtë rikandidimin

Për sa u përket kryebashkiakëve socialistë janë konfirmuar për të garuar sërish për pushtetin lokal në 14 maj 2023 janë: Erion Veliaj në Tiranë, Gledian Llatja në Elbasan, Pjerin Ndreu në Lezhë, Flamur Golemi në Gjirokastër. Ndërsa shumë gjasa kanë të rikandidohen: Ilir Xhakolli në Pogradec, Ervin Demo në Berat, Alma Hoxha në Përmet, Adrian Gurma në Sarandë Sarandës, Kastriot Gurra në Librazhd, Ndrec Dedaj në Mirditë dhe Arif Tafani në Belsh, Tërmet Peçi në Tepelenë dhe Eriselda Sefa në Lushnjë. Të sigurtë nuk e kanë rikandidimin janë Armando Subashi në Fier, Safet Gjici në Kukës dhe Rakip Suli në Kamëz. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli nuk do t’i jepet mundësia për një mandat të tretë pas konflikteve të vazhdueshme që ka me kryeministrin Edi Rama.  

Më të lexuarat