BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Politike

Nxehen gjakrat në Elbasan, kandidatit Luçiano Boçi konfliktohen fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, ish-deputeti i PD kërcënon Taulant Ballën

Nxehen gjakrat në Elbasan, kandidatit Luçiano Boçi

Elbasani është kthyer për herë të dytë brenda pak ditëve në qendër të vëmendjes për incidente me prapavijë politike. Këtë herë protagonistë ishin kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmeni i njohur Gjergj Luca. Ky i fundit dhe kandidati demokrat për deputet janë përfshirë dje në një konflikt fizik, teksa ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët. Ka qenë vetë zoti Boçi, i cili ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni, ndërkohë që është shfaqur me shenja dhune në qafë, ku ka thënë se Luca, i cili sipas tij, ishte i shoqëruar me tre persona të tjerë e ka kërcënuar me jetë. Madje ai ka thënë më tej se përplasja e djeshme ishte agresion me motive politike, sakaq ka shtuar se ka bërë denoncimin për Lucën. “Një agresion, sulm i Lucës. Nuk është as Zoti, nuk mund t’i them as me termin oligark, se këto janë plehrat e Ramës që ai i ndërsen kundër përfaqësuesve politik. Ky është një agresion me motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar me disa përfaqësues për problemet e zonës. Në dalje ky zotëri, vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas më afrohet dhe tenton goditjen, pastaj e agravon situatën deri në kërcënime për jetën. Përgjigjen këta njerëz do ta marrin në datën 25 prill me votën masive kundër këtij regjimi”, deklaroi Boçi. Nga ana tjetër, duke folur për mediat biznesmeni Gjergj Luca hedh poshtë pretendimet e kandidati demokrat dhe madje theksoi se ai është i dhunuari nga kjo ngjarje, ndërsa shtoi se zoti Boçi i ka grabitur edhe telefonin. “E di kush është më e bukura se më ka grabitur edhe telefonin, më ka rënë telefoni në tokë dhe ma ka marrë. Edhe kamerieri dhe 2 njerëz që kanë qenë aty e kanë parë që e ka marrë dhe ka ikur me celular. Uroj që kjo të zbardhet, do të dalin kamerat e Karburantit. Ky është rrugaç dhe grabitës pasi më ka marrë edhe telefonin. Unë jam i dhunuari dhe ju e shihni. Kam shenjat”, deklaroi Luca. Ndërkohë po dje, një tjetër incident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Behët fjalë për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, i cili, pretendon se po kërcënohet nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Bylykbashi i tërhoqi vëmendje zoti Balla, pasi sipas tij, po e mbush kupën. “Taulant! Prapë me mua ti? Por po vazhdove të më ngacmosh, sinqerisht nuk dua të bej protagonistin, atëherë do të zbres në fushë. Siç di unë! Dhe do të kem punë vetëm me ty! Me askënd tjetër! Mos kujto se i kam harruar ditët e burgut, që i bëra nga ty dhe vetëm nga ty”, shkruan Bylykbashi.

Më të lexuarat