BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Politike

Zbardhet kostoja e reformës, hartimi i çdo ligji ka kushtuar 40 mijë euro, 110 milionë euro do shpenzohen vetëm për zbatimin e saj

Zbardhet kostoja e reformës, hartimi i çdo ligji ka kushtuar 40

Reforma në drejtësi, përveçse do të çojë pas hekurave gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar, duket se do të ketë një kosto shumë të kripur. Deri më tani kanë dalë detaje se vetëm pagat e gjyqtarëve do u kushtojnë shumë shqiptarëve, por duket se një kosto shumë të lartë ka dhe hartimi i ligjeve të reja dhe nisja e zbatimit të reformës. Gazeta ka siguruar një dokument të EURALIUS, ku jepet plani i shpenzimeve dhe kostove për vitet 2016-2020. Interesant është fakti se aty tregohet kostoja për çdo ndryshim që do vijë me reformën në drejtësi, që nga ngritja e institucioneve të reja, sigurimi i pajisjeve, personeli, etj. Sipas dokumentit vetëm hartimi i ligjeve që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese ka një kosto prej 40 mijë eurosh për çdo ligj. Sipas burimeve, EURALIUS ka angazhuar rreth 150 ekspertë të ndryshëm dhe të 40 ligjet e reformës kanë përfunduar dhe si duket kjo ka kushtuar shumë. Në dokument theksohet se në këtë aspekt një rol të madh kanë pasur fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian. Mirëpo nga ana tjetër vetëm për zbatimin e reformës do harxhohen rreth 110 milionë euro. Ekspertët kanë përllogaritur me detaje kostot e çdo organi që ngrihet, për çdo gjykatë dhe kjo është shifra në të cilën ata kanë dalë në konkluzion. Bëhet fjalë për para që do shpenzohen vetëm që reforma të bëhet e zbatueshme. Një numër i madh i tyre do shkojë për pajisje dhe ngritje sistemesh elektronike në gjykata. Po ashtu do shpenzohen për ristrukturim të godinave, etj. Nga ana tjetër, kjo gjë tregon se BE ka një plan të detajuar për zbatimin e reformës në drejtësi dhe askush nuk do i shpëtojë dot. Dokumenti tregon me detaje çdo gjykatë ku ka nevojë për ndërhyrje, si dhe synimet për çdo sektor.

Fushat e shpenzimeve

Vetëm zbatimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve do të ketë një kosto prej 8 milionë euro, përfshirë këtu dhe pagat e reja. Por përveç pagave, 80 mijë euro do shkojnë për trajnimin e tyre dhe 470 mijë euro për ndihmës-magjistratët. Zbatimi i ligjit për Gjykatën Kushtetuese do kushtojë 45 mijë euro, para këto që kryesisht kanë shkuar për hartimin e ligjit. Nga ana tjetër, BE ka programuar riorganizimin e gjykatave sipas ndarjes territoriale. Një gjë e tillë do ketë kosto 450 mijë euro, pasi këtu përfshihen dhe riparimet e godinave dhe materialeve. Një kosto të lartë do kenë dhe institucionet e reja. Vetëm Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do ketë një kosto prej 184 mijë euro. Në këtë shumë, 10 mijë euro do shkojnë për trajnim, 10 mijë euro për hartimin e manualit të brendshëm, ndërsa 100 mijë euro do jetë kostoja e eksesit në të dhënat e bankave ndërkombëtare. Një tjetër element që do kushtojë është provimi për juristët. Me reformën në drejtësi kushdo që mbaron juridikun duhet që t’i nënshtrohet provimit të shtetit dhe kjo do ketë një kosto prej 80 mijë eurosh. Nga ana tjetër, 150 mijë euro do shpenzohen vetëm për trajnime nga Shkolla e Magjistraturës. Bëhet fjalë për pagesa të pedagogëve, kurrikulën dhe të gjitha trajnimet dhe aktivitetet. Një kosto do ketë dhe përmirësimi i shërbimit në gjyqësor, sa i takon aspektit të qytetarëve, njoftimeve dhe shpalljes së vendimeve, etj. E gjithë kjo do të ketë një kosto prej 259 mijë euro. 1.6 milionë euro do shkojnë për ndihmën juridike dhe 240 mijë euro për përmirësimin e marrëdhënies së gjykatave me median. Nga ana tjetër ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë do kushtojë 900 mijë euro.

Kliti Topalli

Më të lexuarat