BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Politike

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të

Lufta mes mazhorancës socialiste dhe Presidentit të Republikës pritet të ashpërsohet tej mase pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi dekretimi i qeverisë së re është në dorë të Ilir Metës. Në korridoret e politikës dhe medias flitet se nëse Partia Socialiste merr më pak se 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, pritet të hapet një debat mbi partinë që duhet të mandatohet nga kreu i shtetit për të formuar qeverinë e re. Këta zëra shprehen se presidenti Meta mund të bllokojë dekretimin e qeverisë së re nëse PS del forcë e parë, por nuk ka numrat e nevojshëm në Parlament. Të njëjtin mendim ndan edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, paralajmëroi se Meta do të bëjë gjithçka që të bllokojë formimin e qeverisë nga socialistët, ndërsa theksoi se kjo gjë do të varet nga rezultati që do të korrë Lëvizja Socialiste pr Integrim me zgjedhjet e 25 prillit. “Unë mendoj se fati i marrëveshjes që ka bërë Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit. Por mendoj se presidenti Ilir Meta duke parë rezultatin e LSI-së ka gjasa që ta pengojë formimin e qeverisë së re nga PS, në një mënyrë apo tjetër. Ndërkohë mendoj se Iliri, Lulin e ka një kafshatë, pasi përmes këtyre deklaratave që po thotë jap dorëheqjen nga presidenti në 26 prill dhe marr drejtimin e opozitës, po i dërgon atij paralajmërime, që i thotë shiko se jam edhe unë dhe do bësh si them unë. Por megjithatë, gjithçka do të varet nga vota e qytetarëve”, deklaroi ai.

Pakti PD-LSI nuk e kënaq Metën

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi zbuloi edhe disa arsye se përse presidenti Ilir Meta është hedhur në sulm ndaj ndërkombëtareve dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas zotit Klosi, kreu i shtetit ka ashpërsuar retorikën politike, pasi i trembet lëvizjeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe sondazheve që Lëvizjen Socialiste për Integrim e nxjerrin pikiatë. Madje, ish-kreu i SHISH theksoi se presidenti Meta është i pakënaqur me marrëveshjen e arritur mes Kryemadhit dhe Bashës. Po ashtu, zoti Klosi dënoi edhe sulmet e kreut të shtetit në adresë të ndërkombëtarëve. “Deklarata e presidentit Ilir Meta me prerje duarsh në sheshin “Skënderbej” dhe me kapjen prej veshi të amerikanëve janë deklaratat shumë të forta që në vetvete janë edhe akuza, ndaj Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve në rastin konkret SHBA-të. Nga kjo pikëpamje mendoj se këto deklarata Iliri i ka bërë për dy arsye: E para ka të bëjë me sondazhet që nxjerrin forcë fituese PS-në dhe në tkurrje e sipër LSI-në. Ndërsa e dyta Meta duket se nuk ia ka besën Bashës dhe përmes kësaj deklarate po i tregon edhe muskujt atij, pasi është i pakënaqur me marrëveshjen e arritur mes PD dhe LSI, por edhe sa i takon reformës në drejtësi, që e mbështesin ndërkombëtarët, PS, por edhe Basha. Presidenti Meta duhet të jetë më i kujdesshëm në deklaratat që bën”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat