BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Opinion / Editorial

Turizmi kulturor i Elbasanit dhe injorimi i realitetit

Turizmi kulturor i Elbasanit dhe injorimi i realitetit

Fati në jetë të përball me njerëz dhe vende që ke edhe kënaqësi të jetosh, jo thjesht për faktin se ke lindur në një qytet, por edhe për faktin se jetoj në një qytet me turizëm kulturor dhe natyror, në një mozaik vlerash. Ta ndjesh këtë fakt, është një çështje që të ngarkon edhe me përgjegjësi dhe angazhime serioze.

Kështu e njoha qytetin tim, Elbasanin dhe me të gjithë dëshirat dua ta jetoj gjithë kompleksin e atyre mirësive që burojnë. Nuk di qytet tjetër në këtë vendin tonë të dashur që në kompleks të ketë këtë gjithfarë vlerash turistike që e shoqërojnë jetën e qytetarëve të tij.
Dhe e para pyetje që del se përse e zgjedh, apo ma zgjodhi Zoti këtë qytet. Kam shumë e shumë fjalë për të thënë, por duke dashur të shpjegoj, vetë shtrirja gjeografike e Elbasanit në mes të Shqipërisë, në një fushë të gjerë dhe të rrethuar me kodra me ullinj e male me pisha dhe ahe, me simbolika vendesh që kanë të shkruara historinë e tij që nga lashtësia.
I ndërtuar me një kala nga romakët pas ndërtimit të një rruge me emrin “Egnatia” (rruga e gjatë), Elbasani fitoi mëvetësinë e jetëgjatësisë së tij dhe që e futi në fondin e qyteteve që kanë histori dhe kanë të mishëruar turizmin kulturor dhe natyror. 
E gjithë kjo shtrirje më pas ka patur edhe momente të ndryshme ndërtimesh dhe krijimit të bukurive që sot na vijnë si relike të rralla dhe që janë të shumta. Mjaft të bësh një shëtitje në një periferi dhe në qendër do të konstatosh specifikat e një turizmi kulturor që të japin emocionin e njeriut që ka fatin t’i përjetojë dhe t’i prekë me dorë këto vlera të papërsëritshme.
Sinkron me këtë gjendje zhvillimi, ka qenë edhe popullsia e këtij qyteti që ka ditur t’i ruajë dhe ti konsiderojë si monumente të veçanta që rrisin vlerën e Elbasanit me Skampinin e lashtë dhe deri në ditët e sotme. Pikërisht kjo popullsi i është imponuar kujtdo që ka ardhur të jetojë në këtë qytet.
Historikisht qyteti i Elbasanit që në lashtësi ka nisur me kalanë e tij të ndërtuar nga romakët dhe që më pas, pas shekujsh kjo kala është rikonstruktuar në mesjetë nga sllavët dhe e treta ka qenë në kohën e Perandorisë Osmane që i vuri edhe emrin qytetit Elbasan (vura dorë) në shekullin 15-16.
Kjo histori provohet edhe me shënimet e Mevla Çelebiut, kronikanit të mirënjohur të Perandorisë Osmane. Po ashtu ka edhe një enciklopedi të kohëve të sotme që flasin për historinë e lashtë të Elbasanit dhe që e pasqyrojnë me fakte dhe realizëm historikun e këtij qyteti. 
Më shumë se kaq, edhe relievi dhe struktura natyrore e këtij rajoni ku ndodhet ky qytet, flet për një bukuri karakteristike me vlera turistike të veçanta si në zonën e Shpatit, në zonën e Labinotit, me zonën e Funarit etj. Ka mbetur në memorjen e qytetit Dita e Verës me shëtitjet në kodrat me ullinj ku ndodhen vende me emra që banorët i kanë shumë përzemër.
Sot gjithkush e ka dëgjuar pyllin e Byshekut që ka qenë edhe një vendqëndrim i ushtrive pushtuese. Mund të jesh me fat që të vizitosh liqenet e Funarit apo Malin e Vashës me historinë e famshme apo Tyrbja e Gocës në rrugën për në lumin Shkumbin. 
Nëse një grup vizitorësh do të vinin në Elbasan ata paraprakisht do të fokusohen në kalanë e veçantë fushore më e madhja në Shqipëri dhe me shumë objekte historike. Cila kala në botë ka brenda tij ndërtimet e tre godinave fetare të feve të ndryshme si xhamia “Mbret”, kisha ortodokse “Shën Maria” dhe kisha katolike Unite e Shën Pjetrit që ndodhen në një vijë të drejtë me largësi njëra nga tjetra, ku gjithashtu ndodhet edhe një hamam i grave, unik në llojin e tij në Shqipëri.
Kush nuk vjen në Elbasan si vizitor dhe nuk shpreh konsideratat për bazilikën e hershme në mes të qytetit ku ndodhet edhe Rrapi i Bezistanit, i lashtë dhe shumë historik. Po ashtu edhe hamami i burrave që njihet me emrin “Hamami i Shabanajt”. Nuk mund të harrojmë këtu, të vetmin “Pusin që lahet vetë”, të papërsëritshëm si fenomen të paktën në Shqipëri. Të gjitha këto shërbejnë për një turizëm kulturor të mrekullueshëm që e bëjnë Elbasanin të motivuar për të jetuar mes bukurive që vlerësohen.
Nuk mbeten pas në këtë qytet edhe rrethinat e tij, ku ndodhen edhe godina kishtare si ajo e Shelcanit dhe Valshit që kanë piktura për shenjtorë të mjeshtrit të madh Onufri, që, edhe pse kanë kaluar 500 vjet, ato mbeten autentike e të papërsëritshme. Gjithashtu edhe teqetë e tij janë të veçanta si “Teqja e madhe”, teqja e “Baba Xhemalit” dhe teqja te “Pusi që lahet vetë”. Veç si kulte fetare bektashiane, ato janë edhe objekte të frekuentuara dhe me një vjetërsi shekullore mbi 300 vjet. Xhamitë e këtij qyteti janë të mirënjohura për paqësinë e tyre dhe ndërtimet karakteristike që kanë trashëguar, duke i dhënë popullsisë vendase natyrën tolerante dhe miqësore me këdo. 
Si kryeqyteti i arsimit, Elbasani është edhe një vend me një turizëm kulturor për arsimin ku ndodhen shkolla e kalasë ku u mblodh edhe Kongresi i Elbasanit ku kanë mësuar edhe Dhaskal Todri (Teodor Haxhifilipi), Kostandin Kristoforidhi dhe shumë akademikë e kryeakademikë si Aleks Buda dhe Ylli Popa etj. Shkolla e parë shqipe “Naim Frashëri” në godinën që njihet si Shkolla e Tebojës e vjetër mbi 150 vjeçare apo vetë shkolla Normale që është një fakt që detyron të ndjehesh krenar për qytetin ku jeton, ku turizmi kulturor dhe ai natyror janë të harmonizuar dhe domethënës.
Gjtihçka që ka të bëjë me Elbasanin është një dëshirë për të qenë krenar për historinë dhe trashëgiminë e tij, për shërbimet që mund ti bëjnë qytetarët e tij për tu vënë në funksion të turizmit kulturor dhe natyror edhe me guidat që duhet të jenë të shumta dhe orientuese për turistët. 
Elbasani turistik, nuk meriton të injorohet, as të lihet në harresë, aq më keq të shpërdorohen këto vlera autentike në llojin e tyre, që i japin integritet qytetit dhe qytetarëve dhe që do të ishte domosdoshmëri për vlerësimin e një turizmi kulturor dhe natyror. Asgjë nuk lind nga hiçi, por të krijuara në shekuj, këto vlera meritojnë vëmendje jo thjesht qytetare, por edhe shtetërore, nëse vërtet duam që potencialisht Elbasanin ta bëjmë qendër vizitorësh vendas dhe të huaj, aq më tepër këto do të duhej të ishin në fokusin edhe të universitetit të tij me emrin e gjuhëtarit të madh Aleksandër Xhuvani, po aq sa duhet të jetë në vëmendjen e pushtetit vendor të tij si pjesë integrale e një këndvështrimi që gjithsesi është resurs për vetë banorët e qytetit.

Nga Hyqmet ZANE