BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Opinion / Editorial

“Lufta parimore” mes demokratëve dhe komunistëve për fotografinë e Enverit!?

“Lufta parimore” mes demokratëve dhe komunistëve për
Nga Besi BEKTESHI    Tashmë, ata që konsiderohen komunistë, që identifikohen me liderin komunist Hoxha, çojnë foton e tij nëpër manifestimet që përkujtojnë data çlirimi apo fitoreje të luftës sikundër është quajtur si nacional-çlirimtare. E bukur ëëë, sepse në fund të fundit, komunistët vetë, atë luftë e kanë konsideruar nacional-çlirimtare dhe partizane pastaj, sepse, kanë dashur sigurisht të mbledhin shumicën e popullit, duke mos i dhënë medemek ngjyra ideologjike. Komunistët apo sikundër quhen sot “nostalgjikët e regjimit komunist”, dalin me foton e Enverit dhe në anën ligjore, askush nuk mund t’ju thotë asgjë, sepse edhe pse një shumicë e popullit atë figurë diktatori e urren, ligjërisht nuk kanë qoftë dhe një nen, apo ligj, që mos të dalin me këtë figurë. Dakord, këtu fillon edhe demagogjia e atyre që nga komunistë u kthyen në demokratë me tesër partie të një ngjyre tjetër. Absolutisht nuk më vjen mirë dhe mua, që të dalë dikush me foton e diktatorit në duar, sepse edhe personalisht regjimi i tij i ra në qafë babait tim, nënës time, mua dhe njerëzve të mi, pa i pasur as hak, as hile, dhe normalisht ju ka rënë në qafë shumë e shumë më tepër se sa ne, disa mijra e mijra të tjerëve në Shqipëri. Përveç kësaj, regjimi i tij trajtoi keq një popull të gjithin. Dakord, ishte një regjim vrastar si te kundërshtarët politikë dhe te të vetët. I vrau pa mëshirë, biles më tepër brenda llojit. Nostalgjikët dalin me foton e Enverit dhe demokratët i kërkojnë llogari Ramës apo Partisë Socialiste e disi më pak LSI-së, që në fakt as që ka teklif për të tilla foto. 
 
Bëjnë luftë demagogjike, sepse akoma nuk janë shkëputur ata vetë nga fotoja e xhaxhit Enver. Kaq nuk janë shkëputur nga Enveri, sa kanë bërë edhe më keq se sa ai në disa drejtime, sa kanë detyruar edhe të persekutuarit politikë (disa) të thonë “për disa gjëra na duhet Enveri”?! E të apelosh diktatorin në vitin 2014, është një fatkeqësi kombëtare, por kaq shumë e kanë bërë baltë dishepujt e tij në demokracinë tonë gjysëmidiote! Gjithë kohën lufta e demokratëve të drejtuar nga ish komunistët ka qenë virtuale me diktaturën. Asnjëherë reale dhe thelbësore. Nuk ka qenë thelbësore, sepse ju ka pëlqyer të sillen në demokraci si Enveri. Kanë pasur maxhoranca dhe qeverisje të tilla, por asnjëherë demokratët nuk e dënuan realisht dhe saktësisht figurën e tij, dhe nuk i bënë asnjëherë realisht një analizë të qartë dhe të vërtetë. Nuk deshën, sepse në krye të tyre ishte një anëtar i devotshëm dhe i vërtetë i partisë së Enverit. Demokratët e kaluar nga partia Enverit, në tesër partie demokrate, prishën kohezionin social dhe atë kombëtar të pronës në Shqipëri, duke pasuar nga “toka e shtetit si pronë” në “toka e individit pushtues prone” që sigurisht është më keq se sa Enveri!? Demokratët që kanë pasur teserën e Enverit, por që bërtasin ndaj nostalgjikëve të Enverit me foton e tij, asnjëherë nuk arritën të bëjnë pastrimin e ndërgjegjes, edhe pse i morën dosjet e sigurimit në vitin 1991, përpara 1992-shit, edhe pse kishin shumica dërmuese në parlament? Asnjëherë, sepse donin të bënin si sigurimi i shtetit me dosjet e njerëzve, ti mbanin një shumicë individësh për “ko..esh”, duke ju ditur sekretet personale, dhe duke i përdorur të tillë njerëzish të kapur, si ti donte qejfi atij lart, që kishte pasur teserën e partisë së Enverit dhe tani kryesonte partinë demokratike. 
 
Prandaj lufta që kanë demokratët e ricikluar nga PPSH-ja nuk është luftë parimore, por demagogjike me enveristët. Ata kanë luftë demagogjike, se duan t’ju “ulin yllin komunistëve për të ngritur yllin ish komunistët e demokratëve”?! Komunistët sigurisht që nuk e hanë këtë gjë, sepse e dinë se sa për sorrugato, kanë origjinalin dhe këtu mbaron puna. 
 
Nuk ka këtu luftë parimore, por luftë brenda llojit. Vetëm se njëra palë do themeluesin e regjimit komunist të vërtetë, dhe të shpallur me letra të vërteta, kurse të tjerët duan themeluesin e antikomunizmit më komunist në botë që është në qendër të Tiranës, dhe tani ka edhe një godinë ku strehohet njeriu i vetëm komunist me lidership demokrat në Shqipëri. Ky është problemi dhe asgjë më tepër se sa kaq. Gjithsesi, nostalgjikët dalin me foton e Enverit, sepse ai ka marrë edhe dekoratat e luftës, edhe pse nuk ishte më trimi dhe ai që luftoi realisht në front dhe krijoi realisht çetat e para dhe brigadat e para partizane, në momente ballafaqimi ushtarak. Kurse demokracia shqiptare nuk ka ndaluar partitë komuniste në Shqipëri. Por kur Kuvendi i Shqipërisë me demokratët parimorë brenda, lejon partinë komuniste dhe për zgjedhjen e Lulzimit si kryebashkiak “pranon dhe votat e kësaj partie” dhe kur komunistët të gjithë kanë Enverin në foto, pse nuk duron (i vjen keq) pleqtë dhe nipat, të dalin me foton e Enverit? Pse pra, apo kanë parime vallë? Po, parime të “antikomunizmit më komunist” që ka njohur bota në kontinentin plak!