BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Sport

Shpërthen Mërgim Mavraj: Izraeli na përçau dhe na poshtëroi

Shpërthen Mërgim Mavraj: Izraeli na përçau dhe na

Mbrojtësi i përfaqësueses tonë, Mërgim Mavraj, ka hedhur dje një status të fort në llogarinë e tij në facebook, një qëndrim që u shndërrua shpejt në lajmin kryesor të ditës dhe njëherësh mbushi rrjetet sociale me komente nga më të ndryshmet. Mavraj ka marrë mbështetje të madhe nga kuqezinjtë, por nuk kanë munguar as kritikat, ku i vihet në pah fakti se skuadra në fushë duhej të sillej në mënyrë më të përgjegjshme. Nga qëndrimi i Mavrajt Izraeli indirekt rezulton fajtor për atë që ndodhi në “Elbasan Arena” dhe mbrojtësi kuqezi e shpreh me ca fjalë të zgjedhura kuptimplote: “Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se "siguria" e tjetrit është në "rrezik"! A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij "boshlliku" që u krijua në stadium ishte shiu...”. Tashmë priten reagime edhe nga lojtarët e tjerë, megjithëse është vonë, sepse Izraeli e ka fituar zyrtarisht ndeshjen dhe na ka nxjerrë praktikisht jashtë Botërorit, edhe pse gara ka ende shumë ndeshje.

Statusi i plotë i Mavrajt

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë? Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit! Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se "siguria" e tjetrit është në "rrezik"! A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij "boshlliku" që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti. Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta "gjejnë" të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!

Interpretimi

Nuk ka më pikë dyshimi se Mavraj po shpreh qartë atë që shqiptarët e kanë thënë me të madhe këto ditë. Për marrjen e komandës nga izraelitët brenda në shtëpinë tonë, diçka e papranueshme, që është si një kapitullim i forcave tona të rendit e sigurisë për një ngjarje në fakt kaq të vogël dhe pa lidhje me politikën, siç ishte ndeshja e futbollit midis përfaqësueseve të të dy vendeve. Këtij tensioni mospranues, ku Mosadi i famshëm izraelit i kishte shtuar dozën e një paniku të shtuar për një sulm terrorist, deri tani imagjinar, nuk i iku dot as ekipi kombëtar, që u bë pjesë e tensionit dhe e humbi ndeshjen pikërisht për këtë shkak (nuk ka më dilema për këtë). Në kulmin e këtij tensioni të pamësuar më parë, tanët gabuan edhe në fushë, ndoshta nga ankthi i madh për ta fituar ndeshjen, por dukshëm të shtrënguar nga presioni jashtë fushës, gjë që bëri të pësojmë një humbje të rëndë e të pakonceptueshme përballë një kundërshtari që ka një skuadër mëse modeste, por luajti me nervat e tanëve edhe në fushë, me simulime dhe aktrime skandaloze, por që kanë efikasitet për “skenaristët”. Viktimat në skenë ishin lojtarët e përfaqësueses tonë dhe fansat shqiptarë, të cilët shteti i tyre i trajtoi si terroristë. Turp për të gjithë ne! Sepse Kombëtarja nuk meriton, qoftë dhe pas kësaj humbjeje, të trajtohet si një... grup terrorist. Mavraj është ndër lojtarët që gëzon një respekt maksimal në Kombëtare dhe ndër fansat dhe jo rastësisht është ndër lojtarët më të mirë në Bundesligë. Puna dhe ndershmëria janë dy treguesit që e dallojnë personalitetin e tij, prandaj dhe qëndrimi i tij i matur dje në facebook ishte i goditur.

Adriatik BALLA