BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Intervista

Rudolf Stambolla: Në 1956 incizova këngën e parë në radio, pse braktisa festivalet e RTSH që në ‘63

Rudolf Stambolla: Në 1956 incizova këngën e parë në

 Këngët “Flutur”, “Kur bien gjethet në vjeshtë”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, mes tyre dhe duete të interpretuar nga këngëtari Rudolf Stambolla dhe sot jetojnë dhe këndohen nga publiku. I cilësuar si këngëtari i tangos, Rudolf Stambolla sot në moshën 84 vjeçare, këngën e parë e ka incizuar në radio Tirana që në vitin 1956 dhe është ajo me titull “Nuk desha me e besu”.

Është një nga zërat e vlerësuar të atyre viteve, kur përmes Radio Tiranës publiku dëgjonte zërat më të mirë. Pas angazhimit të tij në Radio Tirana në shtatorin e vitin 1956, më vonë ai do të rezultonte i suksesshëm me pjesëmarrjen në Festivalin e Parë të Radio Tiranës, por në skenën e festivalit vetëm dy herë ka qenë pjesëmarrës. Në intervistën e tij, këngëtari i tangos Rudolf Stambolla pavarësisht moshës, ruan kujtimet dhe vitalitetin e një artisti të vërtetë. Rrëfen momentet më të bukura të krijimtarisë së tij dhe shpreh keqardhjen, që disa nga këngët e tij që janë incizuar pas viti 1956 nuk gjenden më. Por këngëtari Stambolla shprehet dhe mbi problemet që ka sot krijimtaria muzikore shqiptare. Sipas tij, sot ka humbur melodia në pjesën më të madhe të këngës. Edhe pse kemi zëra të mirë, duhet bërë më shumë për këngën, si në muzikë dhe në tekste.

 -Në rininë tuaj jeni cilësuar si këngëtar i tangos, sot jeni në moshën 84 -vjeçare. Si i kujtoni fillimet tuaja, ndërsa kënga e parë që ju keni kënduar titullohet “Unë nuk desha me e besu” dhe i takon vitit 1956. Ju nuk e keni vazhduar gjatë gjithë jetës suaj aktivitetin muzikor, por si ndodhi që nisët udhën e këngës?
 
Që në klasën fillore mua më dëgjonin kur këndoja në kor. Më pas në ndonjë ansambël të vogël në qendrën e punës më dalluan, dhe filluan të më thonë shiko bëje dhe këtë këngë në duet, këndoje këtë këngë solo, etj. Por unë kam qenë i apasionuar shumë pas teatrit. Në fillim kam filluar me teatrin e qytetit të Tiranës. Ishte një grup që më vonë shumë prej tyre shkuan dhe u bënë aktorë në Teatrin Popullor, unë kalova në këngë. Më thotë Agim Prodani, me se ta fillojmë këngën e parë. I them të bëjmë një provë me një këngë italiane të Giorgo Concolini dhe unë e kisha dëgjuar në radio atë më parë, dhe duke marrë rresht pas rreshti, e plotësova këngën “Unë nuk desha me e besu”. Filluam punën me kompozitorin Agim Prodani. Por ajo ishte në italisht dhe ai tha që ta përkthejmë dhe duhet ta përshtasim. Kjo këngë në vitin 1965 u interpretua në Radio Tirana. Më pas në 1957 mu dha një mundësi më e madhe me një grup prej 4 instrumentesh bashkë me Agim Prodanin dhe realizuam këngët si “Flutur”, “Kur gjethet bien në vjeshtë”, “A të kujtohet”, etj, që janë incizuar në radio. Të gjitha këngët që kam kënduar kanë pasur temën e dashurisë, ajo ishte si puna piperit kur i hedh gjellës. (qesh).
 
-Pra dhe një këngëtar që i keni kënduar vetëm dashurisë?
 
Dua të kujtoj dhe këngën “Kur gjethet bien në vjeshtë”, këngë dashurie, por me refren pesimist.
Ti më ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnis, të lindin n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por atëher ka me qenë vonë
dhe tuj lotue do të vij nërmen dashnia jon...
Përmend dhe një tjetër këngë me titull “Flutur” nga Baki Kongoli. Teksti i kësaj kënge është bërë nga Xhanfize Proja një poete dhe shkrimtare njëkohësisht. Tekstin e kësaj kënge e vuri në librin e saj me titull “Dallgët e jetës” e marrë nga kompozitori Kongoli. Gjithashtu dhe këtë këngë e kam kënduar në duet me Anita Taken në Radio Tirana
 
-Ju jeni vlerësuar për interpretimin tuaj të veçantë. A kishit ndonjë model?
 
Këngëtarët e mi të preferuar ishin ata italianë si Luciano Tajoli, Giorgo Consolini, etj. Kujtim të madh kam nga një këngë e kënduar nga Claudio Villa me titull “Buongiorno Tristezza”, (Mirëmëngjesi Trishtim). Ai e këndonte në një mënyrë të shkëlqyer. Më pas mua më ka rënë në dorë një nga disqet e tij asokohe. Meqenëse unë e pëlqeja këtë këngëtar e kam dëgjuar për disa herë rresht në gramafonët e kohës. Unë i dëgjoja me vëmendje dhe u mundoja që të merrja trilot italiane. Më pëlqenin se si ata interpretonin dhe mundohesha që të isha në zhanrin e tyre. Unë e kam pasur pasion këngën italiane, madje nga kjo unë më pas u hodha në muzikën e lehtë. Unë e kisha dhe zërin për bariton, por kompozitori Agim Prodani më thoshte që: Rudolf më mirë me një tonalitet më të ulët, sepse janë këngë për dashurinë, jo me zë të lartë si tenor. Duke qenë se dhe italianët në këtë mënyrë këndonin, i adoptova ata. Në ato vite iu dha mundësia dhe shumë kompozitorëve të rinj të asaj kohe që të kompozonin si Abdulla Grimçi, Vath Çangu, etj.
 
-Ju keni këngë që janë incizuar në radio para disa dekadash, por më herët jeni shprehur se në ato vite, disqet muzikore shkonin dhe jashtë Shqipërisë?
 
Këto këngë që ne i incizonim, nëpërmjet ministrive tona disqet e këngëve janë çuar në shtete si Çeki, Bullgari, Lituani. Kënga “Dashuria e parë”, që unë kam incizuar është bërë 10 mijë kopje. Ishin vitet 1956, ’57, ’58, deri nga 1962. Ne edhe na paguanin kur i incizonim këto këngë. Madje një shoku ynë na tha që ata i thoshin “Albansi tango”. Por tërë këto disqe shiteshin dhe në Shqipëri. Madje unë kam dhe sot kopje të tyre, i ruaj si kujtim nga ajo kohë.
 
-Sa këngë keni regjistruar në radio?
 
Mendoj se mund të jenë rreth 35-36 këngë. Përveç tangos, kam pasur dhe bolero, këngë nën ritmet e valsit të shpeshtë dhe të ngadaltë, etj. Unë kam këngë në kaseta me shirita, por nuk kam mundur që të bëj një album. Unë i kam mbledhur këto këngë nga Radio Tirana dhe i kam dhe në disqe. Janë dhe disa këngë, që unë i kam kërkuar dhe nuk i gjej, dhe më vjen keq për këtë. Janë këngët “Cosi”, “Unë nuk desha me e besu”, “Ti je jeta ime”, “Kur rrugës shkoj”.
 
-Keni kënduar vetëm në dy festivale të këngës në RTSH. Pse vetëm dy këngë?
 
Në festivalin e parë kam marrë pjesë me shumë sukses madje shkruajtën dhe gazetat, mora pjesë dhe në një festival tjetër, dhe më pas e lashë skenën e festivalit. Kanë qenë vetëm dy festivale, njëri më 1962 që ishte dhe i pari dhe tjetri më 1963. E keqja ishte, sepse këngët t’i jepnin ata dhe ti duhej të zgjidhje nëse përshtatej apo nuk përshtatej. Filluan dhe t’i politizonin këngët, por ishte dhe problem pak biografia, ndaj e lashë që të isha dhe vetë i qetë.
 
-Kemi zërat sot të tangos, që ju i vlerësoni?
 
Patjetër që kemi dhe sot zëra. Mendoj që i tillë është këngëtari Adrian Trebicka, por dhe Gena i Korçës ka kënduar këngë të një natyre që afron me boleron, me një ritëm më të ngadalësuar.
 
-Kënga juaj “Flutur” dhe të tjera kur kanë kaluar disa dekada edhe sot këndohen?
 
Sot kënga ka evoluar në gjithë botën. Mund të përgatitesh shumë për këngën. Në kohën time ne kishim vetëm regjistrime, në mëngjes e mësonim tekstin, në darkë ne e këndonim në radio për regjistrim. Nuk kishim figurë, sepse ende nuk kishte dalë televizori atë kohë. Mendoj që këngët e mia qëndrojnë ende, sepse janë tekste të bukura të dashurisë, muzika lento, dhe nuk janë këngë me të bërtitura e pa orkestër. Më vjen keq sepse vitet e fundit nuk shikojmë as orkestër në skenë në shumë këngë. E patë Sanremon së fundmi, ishin në skenë një grup i madh instrumentistësh, por në skenat tona këto mungojnë. Një piano është ajo që duket më shumë, dhe pjesa e orkestrës ka qenë problem këto vite.
 
-Po këngët sot, në gjykimin tuaj si janë?
 
 Kohët kanë evoluar, ashtu ka evoluar dhe muzika. Sot këndohet ndryshe. Por ajo që unë vë re është që kënga sot nuk ka shumë melodi brenda saj. Madje ka këngë që më shumë janë si recitative. Me ndryshimin e kohës ndryshon dhe muzika, por ama duhet pasur kujdes tek melodia. Këngët që janë sot në festivale shumë nuk i mbajnë mend. Një këngë e bukur duhet që të nesërmen të këndohet në qytet, të jetë një këngë që la gjurmë, por sot këngët nuk lenë gjurmë. Ky është ndryshimi i krijimtarisë sonë në ato vite me krijimtarinë në këngët sot.
 
-Po tekstet?
 
Vë re që kemi dhe tekste të mira të këngëve, por që ka dhe të tjerë që nuk kanë mesazhe që kërkon kënga. Sot tekstet e mira janë, sepse këngëtari bashkëpunon me autorin e tekstit. Sot kompozitori bashkëpunon me autorin dhe janë mundësitë për të gjetur dhe tekste të mira në këngë.
 
-Si e shikoni sot festivali i këngës në RTSH?
 
E ndjek, shikoj që ka dhe këngëtarë të mirë që janë në skenë, por ka dhe ende shumë për të bërë në krijimtarinë muzikore.
 
-Jeni në moshën 84- vjeçare, keni incizuar këngë që dhe sot jetojnë, një peng si këngëtar?
 
Gjithmonë kam kënduar këngë që më kanë pëlqyer dhe nuk kam ndonjë peng. Mendoj se e kam bërë atë që duhet të bëja në aktivitetin tim me këngën.
 
-Një këshillë për artistët e rinj?
 
Qëndrojnë shumë bukur në skenë sot, por duhet dhe pak më shumë vëmendje në performancat e tyre me këngën. Kënga duhet kënduar që të përcjellë emocione, mesazhe, por ka dhe këngë që janë të mira, megjithatë pak dëgjojmë.
 
Intervistoi: Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat