BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Sport

Historike, Skënderbeu fitore të madhe në Europa League, 3-0 me Sportingun

Historike, Skënderbeu fitore të madhe në Europa League, 3-0 me
Skënderbeu e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke sulmuar furishëm në të gjitha drejtimet, me ambicie të qarta për fitore. Skuadra e Josës ishte e përkushtuar për ta fituar ndeshjen dhe e vuri në vështirësi kundërshtarin që në minutat e para. Pas disa aksioneve të forta, Skënderbeu e gjen golin në minutën e 14-të. Berisha galopon në krahun e majtë të sulmit dhe pasi shmanget bukur futet në zonë dhe kthen topin për Eskuardinjon, gjuajtjet e të cilit e priti portieri Patricio, por pa mundur ta zotërojë.
 
Topi kthehet në lojë dhe Sabien Lilaj që po ndiqte aksionin e dërgon topin në rrjetë. 1-0 dhe Skënderbeu duket entuziast për fitoren. Aksionet janë të forta sërish dhe shkëlqejnë sidomos krahët, Berisha në të majtë dhe Latifi në të djathtë. Ky i fundit arrin të depërtojë në zonë në minutën e 17-të por pengohet nga portieri Patricio dhe për gjyqtarin është penallti. Ai i jep karton të kuq portierit mik, pasi ishte lojtari i fundit. Nga pika e bardhë e penalltisë godet saktë mesfushori Sabien Lilaj. Skënderbeu e sheh veten në avantazh të dy golave brenda 20-minutëshit të parë të ndeshjes dhe gjithçka funksionon në mënyrë perfekte. Dalja me të kuqe e Patriocios e bën më të lehtë për Skënderbeun të menaxhojë epërsinë e golave, duke kontrolluar mbajtjen e topit. Portugezët synojnë të dalin përpara në dhjetë minutat e fundit të fraksionit të parë të lojës, por pa sukses, duke mos pasur mundësi rrezikimi. Nga ana tjetër, Berisha humbi një shans të shkëlqyer në minutën e 27-të, pasi një avancimi të shkëlqyer në të majtë dhe depërtimit në zonë, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.
 
Pjesa e dytë 
 
Pjesa e dytë ishte më pak voluminoze se sa e para në aspektin e aksioneve sulmuese, megjithatë, Skënderbeu diti ta përballojë si duhet ndeshjen, për ta administruar atë. Në minutën e 56-të vjen dhe goli që i vë kapak fitores së skuadrës korçare. Ishte Nimaga ai që finalizoi pas një aksioni të gjatë. Minutat e mbetura nga pjesa e dytë nuk dhuruan ndonjë episod të veçantë dhe loja u zhvillua kryesisht në mesfushë. Nga mesi i pjesës së dytë në fushë shpërtheu uji, por kur dukej shumë pranë një skandal që mund t’i kushtonte ekipit korçar, organizatorët e mbyllën shpejt problemin he ndeshja rinisi normalisht. Trajneri Josa e menaxhoi si duhet sfidën dhe ia doli të sigurojë tri pikët e para me ekipin e tij në këtë fazë grupesh, për të mos e lënë Skënderbeun në kuotën e 0 pikëve. Bëhet realitet gjithashtu dhe premtoja 300 milionë lekëshë që presidenti Ardian Takaj vuri në dispozicion të grupit për fitoren me Sportingun e Lisbonës. Edhe pse mbetet në vend të fundit dhe me pak shpresë, Skënderbeu ka shanse matematikore për kualifikim, pasi mbeten dhe dy ndeshje për t’u luajtur, ajo me rusët e Lokomotivës dhe me turqit e Beshiktashit. Në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe sa kohë matematika e lejon, Skënderbeu ka të drejtë të shpresojë e të besojë deri në fund. Skuadra po rritet dhe po luan si e barabartë me të mëdhatë.
 
Ndeshjet, xhiro e katërt
 
Skënderbeu-Sporting 3-0
Beshiktash-Lokomotiva Moskë 1-1
 
Renditja
 
Lokomotiva 8
Beshiktashi 6
Sportingu 4
Skënderbeu 3
 
Adriatik BALLA