BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Kultura

“Hamlet” në skenë, Laura Nezha nën petkat e Ofelisë: Një rol delikat

“Hamlet” në skenë, Laura Nezha nën petkat e
Tragjedia “Hamlet” është shfaqja e radhës që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra e Shekspirit vjen pas disa ditësh në skenën e teatrit, janë të njëjtët aktorë që e sjellin atë në skenë, por këtë herë do të jetë aktorja Laura Nezha ajo që do të jetësojë personazhin e Ofelisë. E njohur në skenën e teatrit, aktores i është besuar një nga personazhet më të veçantë të kësaj shfaqjeje. Gjatë kësaj kohe aktorja ka pasur në vëmendje punën për rolin në veprën me regji nga Enke Fezollari. Ajo tregon se personazhi i Ofelisë është një rol delikat. “Me përkushtim maksimal, ashtu si për çdo punë tjetër, por ky rol është delikat. Është personazhi, që më së shumti pëson, prandaj kërkon kujdes në ruajtjen e balancave”, thotë aktorja. Sipas saj, këtë herë personazhi i Ofelisë ishte një fat, një rol që brishtësia dhe pastërtia e bëjnë viktimë. “Ofelia është nga ato personazhe kyç të historisë së dramaturgjisë botërore, që s’ka krahasim, që një herë të vjen shansi për t'i interpretuar (nëse të vjen). Unë e pata këtë fat në kohën e duhur dhe po përpiqem ta njoh sa më thellë shpirtin e saj të bukur e të çiltër. Brishtësia dhe pastërtia e bëjnë viktimë të rrethanave e pre të intrigave për pushtet mbretëror deri sa ajo vetëvritet, prandaj është personazhi më tragjik që kam luajtur”, pohon aktorja. Por si do të vijë këtë herë Ofelia në tragjedinë “Hamlet” nën interpretimin e aktores Laura Nezha? “Ofelia është vajza që dashuron me pasion e sinqeritet, zhgënjehet rëndë, kalon në çmenduri e vetëmbytet. Unë do të sjell versionin tim sipas ndjesisë time, dhe e kam të vështirë ta përkufizoj. Pres mendimin e publikut si do ta vlerësojë”, shton më tej aktorja Nezha, që më datë 24, 25, 26, 27, 31 mars si dhe 1, 2, 3 prill do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental me tragjedinë “Hamlet”. Ndërsa për publikun këtë herë ajo do të jetë nën petkat e Ofelisë në veprën e Shekspirit, projekti më i fundit i saj në skenën e teatrit ishte në muajin dhjetor në komedinë "Më e vërtetë se e vërteta" në rolin e Kloe. Ndërkaq që aktorja tregon se në aktivitetin e saj në teatër, pret të mbylli me sukses këtë që angazhim që ka marrë përsipër me rolin e Ofelisë, dhe pastaj do të zgjedhë atë që do të pasojë.
 
 Hamleti në skenë
 
 Me këtë rikthim të veprës në skenë, vjen dhe aktorja Luiza Xhuvani që interpreton për herë të parë në historinë e artit skenik shqiptar roli e Hamletit. Një rol mashkullor, të luajtur nga një femër. Në teatro të ndryshëm të botës, Hamleti është interpretuar nga aktore femra, por në teatrin shqiptar kjo është hera e parë. Nën regjinë e Enke Fezollarit, “Hamleti” i Shekspirit do të vijë nën një koncept bashkëkohor, duke e zhvendosur figurën e Hamletit nga mashkull në femër, duke rritur dimensionin përfshirës të veprës dhe të personazhit. Një Hamlet, i cili nuk do të ndryshojë për botën, por bota të ndryshojë për të, kështu shprehej kur vepra erdhi premierë më herët në skenë regjisori Enke Fezollari. “Një shoqëri ku vlerat e dashurisë janë si hipodromi apo si bursa. Me politikanë oportunistë, ku jetët njerëzore nuk janë veçse një parametër i luftës së tyre për pushtet. Ky është ferri që jeton Hamleti. Hamleti, njeriu i parë bashkëkohor, me ide dhe vlera. Kundër pushtetit të Klaudit dhe Polonit … ecën në shoqërinë e kalbur të “Danimarkës”, citonte Fezollari për konceptin e tij skenik. I ardhur nga një përvojë në teatrin grek ku punon prej vitit 2005, zgjedhja e tragjedisë angleze është një formë përmes së cilës ai i flet dhe aktualitetit. Hamleti Luiza Xhuvani, Ofelia Laura Nezha, në role të tjera do të interpretojnë aktorët: Andi Begolli, Endri Çela, Julinda Emiri, Anderson Gurra, Ina Gjoni, Ermir Jonka, Ilia Kaçi, Kristian Koroveshi, Ina Morinaj, Xhino Musollari.  Nga Julia Vrapi