BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Kultura

Isabella Gresser, në Tiranë me filmin “Shoqëri e lodhur...”

Isabella Gresser, në Tiranë me filmin “Shoqëri e

Në prezencën e autores Isabella Gresser në galerinë e artit “Zeta” u shfaq filmi "Shoqëri e Lodhur - Byung-Chul Han në Seul / Berlin". Filmi ese rreth filozofit gjerman Byung-Chul Han, trajton fenomenin e lodhjes në shoqëritë tona kapitaliste dhe simptomat e lidhura me të, të tilla si depresioni dhe burnout (fikja mendore). Ai ngre pyetjen se si ne duam të jetojmë sot dhe se çfarë mund t'i kundërpeshojmë presionit të një shoqërie dixhitale të orientuar drejt arritjeve. Kur libri “Shoqëri e Lodhur” u shfaq në vitin 2011, i mati pulsin Evropës dhe Koresë së Jugut. Sot tezat e tij kritike të shoqërisë kontribuojnë së tepërmi në njohjen e shoqërisë sonë në epokën e vetë-shfrytëzimit, neoliberalizmit dhe mbikëqyrjes. Artistja vizuale, Isabella Gresser, nga Berlini, e shoqëroi Byung-Chul Han për disa vjet në vendlindjen e tij, Seul, dhe ndërthuri vëzhgimet e saj kinematografike, fotografike dhe vizatimet që realizoi në Kore dhe Berlin, me tekstin e folur dhe ligjërimin e Byung-Chul Han. Ky film që mbrëmë u shfaq me titra në anglisht, ka qenë në proces midis viteve 2012 dhe 2014. Ndërthurja e elementëve imagjinarë, eksperimentalë dhe dokumentarë ka gjeneruar një film hibrid që pasqyron një vështrim të brendshëm në mendimin e këtij filozofi, i cili nuk është shumë i pranishëm në shfaqet publike dhe media. Regjisorja e filmit Isabella Gresser punon me mediume dhe formate të ndryshme. Ajo studioi me Marina Abramoviç dhe veprat e saj janë ekspozuar ndërkombëtarisht në kontekstin e artit dhe filmit. Videot dhe instalimet e saj të shumta kombinojnë video, filmime të gjetura, vizatime dhe fotografi, me pasazhe tekstesh nga letërsia, filozofia ose poezia. Puna e saj poetike eksperimentale karakterizohet nga një theks mbi kërkimin dhe teorinë kritike dhe lidhjen e aspekteve kulturore-teorike dhe filozofike të Perëndimit dhe Lindjes së Largët. Në aktivitetin e saj përmendim ekspozita dhe projeksione në CCCB Museum Barcelona, NeMaf Seoul, Filmmuseum München, EMAF European Media Art Festival Osnabruck, Kittredge Gallery USA, 65. Berlinale, Ruhrtriennale, Korean Film Archive, SeMA Media City Biennale Seoul, Wexner Art Center USA, Video Art Festival Miden, Oslo Screen Festival, 24. Woman Makes Waves Film Festival, Cairo Video Art Festival, Kaaitheater Brussels, KLex Kuala Lumpur Experimental Festival etj. Filmi që u shfaq mbrëmë te “Zeta” ku ishte e pranishme dhe vetë autorja u mundësua nga mbështetja e “Goethe Institut Tirana”.