BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Kultura

Izrael, 7 ditë në vendin e bukurive të vërteta përrallore dhe gojëdhënave historike botërore

Izrael, 7 ditë në vendin e bukurive të vërteta
Një grup gazetarësh të mediave kryesore në vend, atyre të shkruara dhe elektronike u bënë pjesë e një turi 7 ditor në Shtetin e Izraelit, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, nën kujdesin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Shkëlqesisë së tij, zotit David Cohen në Shqipëri si dhe Drejtorit për Vendet e Ballkanit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, zotit Dan Oryan.  Grupi u përcoll në aeroport nga vetë ambasadori Cohen, i cili u uroi gazetarëve një qëndrim të këndshëm në tokën e Bekuar. 
 
Kerem Shalom, pika takuese dhe ndarëse Izrael-Palestinë
 
Grupit shqiptar i ishte rezervuar një takim pune në zyrat e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, ku drejtori i marrëdhënieve me publikun pranë kësaj ministrie u paraqiti një përmbledhje për situatën aktuale në Siri dhe masat që ky shtet ka marrë në luftën kundër ISIS dhe situatën në rajon. Zyrtari i lartë u ndal në situatën e brishtë mes Izraelit dhe Palestinës, dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje finale në të mirën e dy shteteve.
 
Vizita në pikën e kalimit Kerem Shalom, nga hebraishtja “vreshti i paqes”, e cila ndodhet në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, ka qenë ndalesa e radhës. Ajo është ngritur si një fortesë, e rrethuar me një mur betoni 8 metra të lartë, dhe ku përpunimi i mallrave kryhet vetëm gjatë ditës, për shkak të rrezikut gjithmonë të pritshëm që mund të vijë në orët e mbrëmjes nga pala tjetër. Grupi i gazetarëve u prit nga Ami Shaked, menaxher në Ministrinë e Mbrojtjes për Kufirin në Gaza, i cili i sqaroi rreth procesit të punës në transportimin e mallrave nëpërmjet kësaj pike kalimi, e krijuar në 2005 dhe që 3 vjet më vonë kaloi nën mbikqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit. Gjendja në këtë pikë kalimi nuk është kaq e qetë sa dita në të cilën u vizitua nga grupi i gazetarëve shqiptarë. Në muajin Gusht, kjo pikë është goditur brenda 1 dite 6 herë me raketë, duke shkaktuar edhe të lënduar në radhët e stafit. Gjithsesi, sulme të këtyre përmasave nuk kanë qenë të shpeshta. Gjatë një dite normale pune, në këtë pikë kalimi kufitar përpunohen rreth 500 kamionë që dalin nga Izraeli drejt Gazës, e ndërkohë që një numër më i vogël kamionësh, rreth 50 të tillë aktualisht, hyjnë drejt Izraelit. Sipas Shaked, në të ardhmen parashikohen që në një ditë të përpunohen 800 kamionë me mallra, edhe pse këtu në fakt nuk ka asnjë kontakt mes izraelitëve dhe palestinezëve. Shaked pohon se puna në këtë pikë kalimi është nën një kërcënim të vazhdueshëm. Në zyrën e Ami Shaked janë të instaluara shumë kamera sigurie të cilat tregojnë çdo pëllëmbë të territorit përreth. Çdo kamion që hyn nga Gaza kontrollohet nga qentë dhe skanerat. “Një zonjë është duke kontrolluar nga zyra aktualisht kamionët. Nëse diçka shpërthen, askush nuk do të lëndohet. Kontrolli fizik do të rrezikonte jetën e punonjësve në rast shpërthimi”, sqaron Shaked, i cili thekson se në të njëjtën kohë kontrollohen 3 kamionë, pra plot 100 tonë mallra dhe procesi zgjat vetëm 7 minuta. 
 
Një takim me shkrimtarë dhe gazetarë 
 
Një tjetër takim mbresëlënës i gazetarëve shqiptarë në këtë tur 7 ditor ishte ai me shkrimtarin e njohur izraelit, Ronny Someck. Shkrimtari Someck është bërë i njohur edhe në vendin tonë, pas përkthimit të veprave të tij edhe në gjuhën shqipe. Shkrimtari u dha gazetarëve impresionet e tij për Shqipërinë. Vetëm pak kohë më parë, ai ka publikuar një libër për fëmijë, shkruar në bashkëpunim me vajzën e tij. Ndërsa takimi me një nga gazetaret më të famshme të Izraelit, Nechama Duek, ishte një eksperiencë e bukur në këmbimin e opinioneve për dy vendet, duke u fokusuar në konfliktin aktual mes Izraelit dhe Palestinës, ku të dyja palët uruan në sheshimin sa më të shpejtë të konflikteve. Zonja Duek ka një eksperiencë mbi 40 vjeçare në median izraelite, dhe aktualisht ka një emision politik shumë të famshëm në televizionin kombëtar. 
 
Përse një udhëtim në Izrael?
 
Janë shumë arsye që dikush të tërhiqet nga dëshira për të vizituar Izraelin. Klima e mrekullueshme të fton të vizitosh këtë tokë me një bukuri të jashtëzakonshme. Për disa turistë janë ditët e gjata me diell, për shumë të tjerë thjesht dëshira për të vizituar vendet historike, arkeologjike, fetare, aq specifike për këtë vend. Një shtet relativisht i ri, i formuar në vitin 1948, që ndodhet ndërmjet Afrikës, Azisë dhe Europës. Këtu spikat bashkëjetesa ndërfetare, teksa popullata është kryesisht hebraike, muslimane e kristiane. Në Izrael janë të shumta qytetet ku mund të ndalesh e të prekësh nga afër traditën, kulturën dhe mikpritjen vendase. Në këtë pikë duket sikur dy vendet tona janë shumë të ngjashme. 
 
Jeruzalemi dhe Muri i Lotëve
 
Nuk mund të shkosh në Izrael e të mos shkelësh në Tokën e Bekuar, Jeruzalemin, që është një nga qytetet dëshmi e plotë e kësaj bashkëjetese ndërfetare. Pikërisht në këtë qytet ndodhen vendet më të shenjta për muslimanët, Kupola e Shkëmbit apo xhamia El Aqsa, e njëkohësisht për besimtarët e krishterë Varri i Shenjtë, ku besohet se është varrosur Jezu Krishti apo Mali i Sakrificës, ku është kryqëzuar Jezusi. Një tjetër atraksion turistik e njëkohësisht një vend shprese për besimtarët mbetet Muri i Lotëve, ku mendohet se është muri i tempullit të vjetër, që shërben si ndarës i Jeruzalemit të vjetër dhe atij të ri. Qyteti shquhet për muzeumet si ai i Yad Vashem, Autoriteti Përkujtimor i Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit. Privilegj është vizita në muzeun e Mount Herzl dhe varrezat kombëtare me kopshte të mirëkuruara dhe ku prehen figurat më të larta të shtetit izraelit, si babai i vendit Theodor Herzl apo Golda Meir, kryeministrja e parë femër, izraelite. 
 
Pikëpyetja mbi kryeqytetin e Izraelit 
 
Të përcaktosh kryeqytetin e Izraelit, është një mision i vështirë, pasi për vetë vendasit konsiderohet Jeruzalemi, ndërkohë që kryeqyteti zyrtar është Tel Avivi, që në hebraisht do të thotë “kodra e pranverës”. I themeluar në 1909 nga 60 familje të Yaffa, ku vihen re edhe shenja nga epoka otomane, zona e vjetër e Tel Aviv-it, me historikun dhe traditat e saj, në 2004 është njohur nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore. Tel Avivi dhe Yaffa janë një tjetër destinacion për t’u vizituar. Një shekull histori ka mjaftuar për të ndërtuar një qytet të pagëzuar ndryshe si Miami i Azisë, ku ndjehet shumë ndërthurja e traditës dhe modernes. Në Tel Aviv numërohen të paktën 20 muzeume, ku krahas historisë është treguar kujdes edhe në ekspozimin e zhvillimeve më të fundit të teknologjisë në fushën kompjuterike dhe atë mjekësore. Ky vend njihet për arritje të shpeshta e surprizueze. Shumë programe të njohura që përdoren nga kompanitë si Apple apo Samsung janë të krijuara nga izraelitët.
 
Haifa dhe kopshti Bahai
 
Qyteti i tretë më i madh në vend, është Haifa, i rrethuar nga bukuria e Mesdheut dhe mali Karmel, ofron një shumëllojshmëri të panoramave të mrekullueshme, bashkë me kopshtin e Bahai-t. Qëndrimi këtu u jep vizitorëve ndjesinë e të qënit pezull në qiell të hapur. 250 mijë banorët e Haifes u përkasin besimeve të ndryshme fetare, Ultra-Ortodoks, Mysliman, Ruze dhe Bahai. E gjithë përditshmëria e këtij qyteti funksionon në bazë të reciprocitetit dhe mirëkuptimit të plotë. Krenaria e qytetit mbetet kopshti Bahai i kompozuar nga 18 tarraca bashkë me kopshtet e saj, që formojnë një të tërë. Planifikimi i kopshtit Bahai filloi në 1987 dhe punimet përfunduan pas 14 vitesh punë intensive. Aktualisht për këtë parajsë tokësore kujdesen rreth 90 vullnetarë. 
 
Deti i Vdekur 
 
Në juglindje të vendit ndodhet mrekullia e radhës, Deti i Vdekur me ngjyrat e tij gati-gati të pabesueshme, kripërat minerale e ujrat termale, të cilët janë padiskutim një nga destinacionet më të parapëlqyera të turisteve nga mbarë bota. Bukuria e natyrës së këtij vendi dhe mikpritja e shtetasve të tij presin t`ju bëjnë të njohur emocionet që fal kontakti me këtë tokë të premtuar e të begatë. Gjithkush atje ju uron Shalom!...