BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Kultura

Musine Kokalarit, përkujtohet 30 vjetori i ndarjes nga jeta

Musine Kokalarit, përkujtohet 30 vjetori i ndarjes nga jeta

Në Ministrinë e Kulturës dje u përkujtua përmes një ceremonie të veçantë 30- vjetori i ndarjes nga jeta të intelektuales së njohur Musine Kokalari. Miq, të afërm, akademikë, vlerësuan lart rolin e Kokalarit pasi ajo arriti të sfidojë një sistem politik, i cili përndiqte intelektualët dhe mendimin ndryshe, vlera të cilat Musine Kokalarit i kushtuan vite burgim dhe internim. Ministri i TKRS-së, z. Visar Zhiti gjatë përshëndetjes së tij foli për rolin e gjithanshëm të Musine Kokalarit të fushën e letërsisë, politikës, etj. “Musine Kokalari është shkrimtarja e parë grua shqiptare dhe kjo nuk është pak, ajo është disidentja e parë që sfidoi dhe u burgos nga diktatura, dhe kjo është shumë. Vlera e Musinesë është morale, sepse i qëndroi dhunës, është vlerë politike se sfidoi kohën, është vlerë antropologjike e historike. Ne jemi të aftë për të mos i çmuar të tjerët dhe kjo që po bëjmë për figurën e Musine Kokalarit është fillimi i një pune të mirë”, tha ministri Zhiti gjatë ceremonisë. Për figurën e Musine Kokalarit folën edhe studiuesit e njohur Agim Musta dhe Novruz Shehu, të cilët e vlerësuan figurën e saj unikale për aktivitetin e saj politik si dhe të afërm e familjarë, të cilët ndanë momente të panjohura të jetës së Musine Kokalarit. Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Ajo është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike. Themeloi Partinë Socialdemokrate në vitin 1943 dhe shkruante në gazetën "Zëri i Lirisë", organ i partisë. Ishte pjesëtare e grupimit opozitar antikomunist "Bashkimi Demokratik Shqiptar" (1946), një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës dhe me Grupin Monarkist. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi. Ndahet nga jeta në vitin 1983.  

Berat, ndërtimet pa leje pushtojnë në zonën muzeale

Berati qyteti i cili është shpallur pasuri botërore e UNESCO-s po pushtohet nga ndërtimet pa leje. Me dhjetëra objekte i janë shtuar këtij qyteti jo vetëm nëpër lagje, por edhe në zonën e mbrojtur nga UNESCO. Në muajt e fundit vërehet se ndërtimet kanë zaptuar lagjet Goricë, Mangalem e Kala dhe çdo ditë ngrihen mure e shtëpi të reja. Bashkia e Beratit ndërkohë bën të ditur se është ngritur një grup pune, të cilët kanë verifikuar situatën në terren. Në lidhje me situatën e krijuar, shefi i Inspektoriatit të Ndërtimit, Sajmir Kazazi, shprehet se të gjitha ndërtimet që janë në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor do të prishen. Çështja e ndërtimeve pa leje në Berat ka nisur të jetë shqetësuese kryesisht pas vitit 2005. Problematike janë zonat muzeale të qytetit, ku përpos shtesave janë ngritur edhe shtëpi të reja. Ndërkaq që ndërtimet pa leje që kanë dëmtuar zonën muzeale, janë parë shumë problematike dhe nga UNESCO.

"BONE Festival für Aktionskunst" Zvicër, në pritje të polifonisë

Festivali "BONE Festival für Aktionskunst" në Bernë  të Zvicrës është një nga aktivitetet më të rëndëishme që zhvillohen në këtë shtet. Por organizatorët bëjnë të ditur se në kuadër të një projekti artistik, që do të shfaqet në këtë festival në Bernë, ata janë duke kërkuar një grup këngëtarësh profesionistë të polifonisë apo edhe amatorë. Sipas organizatorëve, grupi do të bashkëpunojë duke kënduar disa këngë polifonike në skenë, në një mjedis jo tradicional. Afati për të aplikuar vazhdon deri më 15 shtator të 2013. Polifonia labe gjallon në krahun jugperëndimor të Shqipërisë, duke u kënduar në mënyrë të pjesshme ose të plotë nga popullsia e rretheve: Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Fier.  Por sot kjo krijimtari duket se ka gjetur një jehonë të madhe edhe në shtete të tjera të botës, pasi nuk është hera e parë që kërkohet që polifonia të jetë pjesë e aktiviteteve.

Salman Rushdie: Jeta në fshehtësi, një rutinë komike

Festivali Ndërkombëtar i librit në Edinburgh ka pasur të ftuar edhe shkrimtarin e njohur Selman Rushdie. Në këtë festival, ndërsa është pyetur mbi jetën e tij, ai ka dhënë një pasqyrë të jetës nën mbrojtjen policore. Sir Salman Rushdie ka thënë se gjatë periudhës në mbrojtjen e policisë jeta në atë kohë i dukej “një rutinë komike”. Shkrimtari ka folur edhe për botimet e tij. Ai ka treguar se nuk kishte asnjë parandjenjë për stuhinë që do ta priste botimin e “The Satanic Verses”. “Njerëzit të cilët ishin besimtarë konservatorë myslimanë nuk i kanë pëlqyer ndonjë nga librat e mi, kështu që unë prisja që ata të mos donin atë dhe mendimi im ishte, “Pra, çfarë?” Në përgjithësi, në qoftë se ju nuk doni të lexoni një libër atëherë mos e lexoni: kjo është arsyeja pse janë të gjitha këto libra në librari për ju, për të zgjedhur çfarë dëshironi ”, citohet të këtë thënë Salman Rushdie. Shmangia me dekada të gjata në paraqitje publike, intervista dhe refuzimi i tij për ta filmuar apo fotografuar, i ka dhënë atij një reputacion misterioz, pothuajse mitik.
 

Më të lexuarat