BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Kultura

Nis Festivali i Këngës në RTSH, 15 këngëtarë konkurojnë live në skenë

Nis Festivali i Këngës në RTSH, 15 këngëtarë
Festivali i 54 i Këngës në RTSH, startoi mbrëmë në skenën e Pallatit të Kongreseve. Eventi i këtij viti sjell në konkurrim 30 këngë. Mbrëmë në natën e parë të tij në skenë u prezantuan 15 krijime muzikore. Prezantues të festivalit, Blerta Tafani dhe Pandi Laço prezantuan të gjithë konkurrentët e natës së parë, por vëmendje nga publiku pati dhe pjesa e spektaklit. Drejtor artistik Elton Deda, skenar nga Pandi Laço, regjia Bledi Laço, skenografia e edicionit të këtij viti mban emrin e Fatmir Mingës. Ndryshe nga vitet e shkuara, për herë të parë, këngët nuk erdhën surprizë në skenën e festivalit, pasi publiku është njohur duke i ndjekur më herët dhe në ekranin e TVSH-së, por edhe përmes faqes së internetit të festivalit. Kjo edhe si një mundësi që publiku të dëgjojë dhe të vlerësojë këngët më të mira. Para se në skenë të fillonte konkurrimi, publiku duartrokiti shumë dhe performancën e kantautorit të njohur Françesk Radi, me një urim për Krishtlindje. Surprizë ishte dhe ngjitja në skenë e Dhimitër Gjokës, prezantues i disa festivaleve, i cili dhe në natën e parë prezantoi një këngë. Me shumë emocione në mbrëmjen e parë ishte dhe homazhi, që iu bë këngëtarit të ndarë nga jeta Gent Demaliaj, ku për publikun erdhën disa nga këngët e tij në skenë. Emra të rinj e legjendarë, këngëtarë të zhanreve të ndryshëm janë përzgjedhur për të qenë pjesë e garës. Juria e edicioni të 54 të eventit më të madh të këngës së lehtë shqiptare këtë vit ka në përbërje artistë nga Shqipëria dhe Kosova. Mbrëmë në përbërje të saj u prezantuan poeti Ilirjan Zhupa, kantautori Pirro Çako, piktori Helidon Haliti, kantautori Françesk Radi, këngëtaret Olta Boka dhe Jehona Sopi dhe vokalisti i grupit kosovar “Asgjë sikur dielli” Alban Nimani. Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH solli në skenë këngët “Triumf” -Egzon Pireci, “Artistë”-Grupi Simbol, “Dëgjoje këngën o Atë”-Voltan Prodani,  “Jeto dhe ëndërro” -Adrian Lulgjuraj, “Engjëll i lirë”-Sigi Bastri, “Buzëqesh” -Dilan Reka, “Pa mbarim”-Luis Ejlli, “Asaj” -Nilsa Hysa, “Era”-Edea Demaliaj, “Monolog”-Erga Halilaj, “Të ndjek çdo hap”-Florent Abrashi, “Në sytë e mi”- Teuta Kurti, “Një kafe”-Kozma Dushi, “Merrmë që sot”-Aslajdon Zaimaj dhe “Mos ik”- Egert Pano. Risi e këtij viti, çdo këngë më herët për publikun është prezantuar dhe përmes një miniklipi me kohë 40 sekonda, ndërsa dhe këtë vit i gjithë festivali zhvillohet live në skenë. Sonte në natën e dytë ngjiten në skenë Kristi Popa, Rezarta Smaja & Klodian Kacani, Grupi “Revolt Klan”, Jozefina Simoni, Andi Tanko, Niku & Entela Zhula, Genc Tukiçi, Evans Rama, Besa Krasniqi, Enxhi Nasufi, Flaka Krelani, Renis Gjoka, Lind Islami, Enada Tarifa dhe Klajd Musabelliu. Ishte viti 1962, kur për herë të parë në Shqipëri do të niste udhën një traditë aq e bukur e këngës së lehtë shqiptare. Fillimisht, këngët do të vinin përmes zërit të radios dhe me avancimin e teknologjisë edhe në televizion. Emra të paharruar për publikun, si Vace Zela, Alida Hisku, Parashqevi Simaku, Tonin Tërshana, Gëzim Cela dhe shumë të tjerë krijuan një revolucion me hitet e tyre.
 
 Këngëtarët në “Eurovizion”
Edhe sivjet fituesi i edicionit të 54-ët të Festivalit të Këngës në RTSH do të udhëtojë në Maj drejt Suedisë, ku në “Ericsson Globe” të Stokholmit do të zhvillohet edicioni i 61 i Festivalit Europian të Këngës, njohur ndryshe “Eurovizion”. Këtë vit nata e tretë dhe finale e festivalit do të vijë për gjithë dashamirësit e muzikës europiane edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit. Prej Festivalit në RTSH, që nga viti 2004 ka dalë edhe kënga që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Euopian të Këngës. Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m Alive”. Ajo që i hapi rrugën Shqipërisë në “Eurosong” dhe që e prezantoi atë denjësisht që në daljen e parë europiane në këtë skenë dhe arenë madhështore të muzikës, ishte këngëtarja Anjeza Shahini. Pas saj, këngëtarë si Ledina Çelo, Luiz Ejlli, Frederik Ndoci, Olta Boka, Juliana Pasha, Aurela Gaçe, Herciana Matmuja, Kejsi Tola, etj, kanë qenë në skenën e “Eurovizionit”. Ndërkohë që  vetëm këngëtarja shqiptare nga Kosova, Rona Nishliu në vitin 2012, arriti vendin më të lartë duke u pozicionuar e 5-ta me këngën e saj të titulluar “Sus”.
 
Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat