BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Kultura

“Ta dish”, koncert vokal-instrumental me muzikën tradicionale shqiptare

“Ta dish”, koncert vokal-instrumental me muzikën tradicionale

“Ta dish” është koncerti vokal-instrumental, që do të vijë në aktivitetin artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit. Një koncert që këtë herë do të përmbajë në program muzikën tradicionale, e cila do të vijë me interpretimin e artistëve tanë. Baritoni Gëzim Myshketa së bashku me pianisten Elda Laro, violinistja Abigeila Voshtina dhe violonçelisti Igert Zeqiri, sipas Teatrit të Operës dhe Baletit do ti japin jehonë programit muzikor që është menduar për këtë koncert. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se edhe ky koncert do të jetë online për publikun. Institucioni bën me dije se koncerti është pjesë e një tjetër projekti, që po realizohet këtë kohë. “"Ta dish" koncert vokal - instrumental. Së shpejti online në Facebook, YouTube, www.tkob.gov.al dhe në mediat kombëtare. Muzika tradicionale interpretuar nga artistët më të mirët, që ka Shqipëria. Ekselenca shqiptare, ambasadorët e kulturës tonë në botë, ngjiten në skenën e TKOB, në një tjetër projekt të Teatrit të Operas, i cili prezanton një cikël koncertesh për të rijetëzuar këngët më të bukura të krijuesve shqiptarë. Baritoni Gëzim Myshketa së bashku me pianisten Elda Laro, violinisten Abigeila Voshtina dhe në violonçelistin Igert Zeqiri do ti japin jehonë një programi tepër të veçantë”, bën me dije këto ditë të muajit shkurt Teatri i Operës dhe Baletit, për këtë koncert që do të vijë sipas institucionit së shpjet për publikun artdashës, por që do ta ndjekë online në rrjetet sociale.

Aktiviteti artistik këtë kohë

Koncerti vokal-instrumental që do të vijë gjatë këtij sezoni artistik me aktivitete online për shkak të pandemisë, do të sjellë për publikun artistë të njohur që kanë vlerësime dhe në skenat e huaja. Por këtë herë ata do të jenë pjesë e koncertit “Ta dish”, që do të përmbajë muzikën tonë tradicionale. Teatri i Operës dhe Baletit ( TOB) vazhdon të bëjë me dije herë pas here aktivitetin që po zhvillon në mjediset e tij këtë kohë, ku pak ditë më parë shprehej se pianistja e njohur Elda Laro ka nisur një cikë trajnimesh me artistët e rinj. “Në këtë periudhë, të një kalendari artistik në kushte aspak normale, të cilën na e dikton pandemia, përveç shfaqjeve online vijojnë në TKOB trajnimet profesionale me ekselencën shqiptare në botë të artistëve tanë të rinj. Pianistja Elda Laro, me një karrierë 20 vjeçare në skenat ndërkombëtare edhe si vocal coach, ka nisur prej ditësh një cikël të gjatë trajnimesh me të gjithë artistët e rinj. Jemi me fat, që mjeshtra të tillë të vokalit dhe muzikës janë kontribues në vijimësi për të zhvilluar vlerat vokale dhe artistike të një brezi që garanton të ardhmen e teatrit tonë”, shkruante Teatri i Operës dhe Baletit në Facebook. Pak ditë më parë artistët e Formacionit të Harqeve në Teatrin e Operës dhe Baletit zhvilluan koncertin me titull “Katër stinët e Vivaldit”, ndërsa edhe artistët e Ansamblit Popullor këtë kohë po punojnë për të sjellë një koncert me muzikën popullore. Edhe ky koncert do të jetë gjithashtu online për publikun. Para disa ditësh nga Teatri i Operës dhe Baletit u zhvillua koncerti “Artistët e së Ardhmes”, ku institucioni shprehej se u angazhuan artistët e rinj që kanë qenë më parë në produksionet artistike, koncert që gjithashtu u prezantua online për publikun. Edhe gjatë vitit që kaloi Teatri i Operës dhe Baletit vijoi me aktivitet artistik online, me koncerte të ndryshme apo dhe performanca nga trupa e baletit.

Më të lexuarat