BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Kultura

Veprimtari kulturore në 125-vjetorin e lindjes së Lasgush Poradecit

Veprimtari kulturore në 125-vjetorin e lindjes së Lasgush Poradecit

Në 125-vjetorin e lindjes së Lasgush Poradecit u zhvilluan një veprimtari kulturore kushtuar poetit në Bibliotekën Kombëtare. Gjatë veprimtarisë organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Ambasada Austriake në Tiranë u prezantua edicioni special i revistës së njohur letrare “Lichtungen” të Landit të Styria-s, e cila i kushtohet poetit të famshëm. Në revistën dygjuhëshe (gjermanisht dhe shqip) poezitë e Lasgush Poradecit mund të lexohen për herë të parë në gjermanisht, krahas teksteve të autorëve bashkëkohorë shqiptarë dhe austriakë. Në kuadër të këtij aktiviteti u çel edhe ekspozita e titulluar “Lasgush Poradeci në 125-vjetorin e lindjes”. Kjo veprimtari u zhvillua me pjesëmarrjen e nëndrejtores së BKSH-së, dr. Etleva Domi, Ambasadorit të Austrisë në Tiranë z. Christian Steiner, drejtores së Bibliotekës së Landit të Grazit, znj. Katharina Kocher-Lichem, artistja vizuale, Lori Lako, publikuesja e revistës “Lichtungen”, znj. Andrea Stift-Laube, albanologut z. Robert Pichler, përkthyesve, botuesve, studiuesve, studentëve, etj. Lasgush Poradeci (emri i vërtetë është Llazar Sotir Gusho) ka lindur më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Ai është liriku më i shquar i letrave shqipe. Lasgush Poradeci la pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. Me 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari që sot ka adhurues të shumtë.

Më të lexuarat