BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Kultura

Amfiteatri i Durrësit, monumenti i kulturës 50 vjet pa zbulimit

Amfiteatri i Durrësit, monumenti i kulturës 50 vjet pa zbulimit
Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, dhe këtë vit shënon 50- vjetorin e zbulimit të tij. Në kuadër të kësaj, qyteti i Durrësit mund ta kthejë vitin 2016 në një periudhë të turizmit arkeologjik. 50-vjetori i zbulimit të amfiteatrit antik përbën një mundësi shumë të mirë promovimi qytetar për monumentet arkeologjike në qytetin 3000-vjeçar. Durrësi duhet t’i rikthehet kujdesit për zbulimet e shumta që ndriçojnë historinë e tij dhe punimet që kanë nisur në amfiteatër janë një shkak shumë i mirë. Festa e parë pritet të organizohet më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve. Pak ditë më parë përfundoi prishja e dy banesave të ndërtuara mbi arenën e amfiteatrit dhe banorët e tyre u kompensuan financiarisht nga shteti. E njëjta procedurë pritet të zbatohet edhe gjatë këtij viti për pesë banesa të tjera, prishja e të cilave do të mundësojë fillimin e gërmimit arkeologjik për hapjen e plotë të monumentit.
 
Në prill të vitit 1966, kur filloi ekspedita për zbulimin e monumentit më të madh antik të vendit tonë askush nuk e dinte saktësisht se çfarë rrënojash ndodheshin  nën themelet e 33 shtëpive që u rrafshuan, thuajse ngjitur me Xhaminë e madhe të qytetit të Durrësit. E vetmja e dhënë e shkruar vinte nga historiografi Marin Barleti, i cili në shek. 16-të shkruante se në Durrës: “ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme…”. Arkeologu i mirënjohur Vangjel Toçi dhe ekipi i Muzeut Arkeologjik që ai drejtonte, jo vetëm që besonin fort në mrekullinë që fshihej ngjitur me muret mesjetare të qytetit, por kishin grumbulluar të dhëna të mjaftueshme edhe nga banorët e lagjes së vjetër. 50 vjet më parë do të niste zbulimi i monumentit më të rëndësishëm të lashtësisë në vendin tonë, dhe që ka përmasa mesatare, mes 30 amfiteatrove të zbuluara nga Roma deri në Lion dhe Budapest.
 
Brenda katër vjetësh në qendër të qytetit antik u përvijuan shkallaret dhe galeritë nga ku nisnin shfaqjet 20 shekuj më parë. Bota shkencore i ktheu sytë nga Durrësi, duke konfirmuar shënimet e udhëtarëve, studiuesve, gjeografëve, historianëve dhe poetëve antikë. Ciceroni e quan Durrësin “qytet shumë të mirë për të jetuar”; Jul Çezari mbërrin në portat e qytetit, pa e pushtuar dot atë; Aristoteli shkruan për Durrësin një nga 158 Kushtetutat e formuluara gjatë jetës së tij. Në vitin 1973 shteti e shpalli amfiteatrin “Monument kulture”.
 

Më të lexuarat