BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Kultura

“Romeo e Zhulieta”, me artistët e rinj në skenën e Metropolit

“Romeo e Zhulieta”, me artistët e rinj në skenën e

Në skenën e Teatrit të Metropolit po vijon për të rinjtë shfaqja teatrore “Rome e Zhulieta”. Historia e njohur e dashurisë midis Romeos dhe Zhuljetës, e sjell në skenë nga regjisorja Sonila Kapidani dhe me interpretimin e aktorëve të rinj Roerd Toçe në rolin e Romeos, Sheila Domi në rolin e Zhuljetës, Klesta Shero, Edvin Mustafa, Ermir Jonka, Delvis Bejleri dhe Aleksandër Mitrollari. Teatri Metropol bën me dije se pjesëmarrja e të rinjve të Tiranës për çdo fundjavë në teatër dhe komunikimi me ata për të ndarë mendime dhe përvoja njerëzore, është padiskutim pjesa më e bukur e punës së artistëve. “Ne duam të prezantojmë punë e cila merr trajta më të mëdha në mendjen dhe imagjinatën e të rinjve të qytetit, dhe kjo gjë ka ndodhur me shfaqjen “Romeo e Zhulieta” në teatrin Metropol”, shkruan teatri. Shfaqja është menduar dhe realizuar për grupmoshën e të rinjve me qëllim njohjen, por edhe hapjen e bisedave mbas-shfaqje mbi pyetje të rëndësishme shoqërore që ngre vepra mbi probleme sociale dhe probleme të teatrit. “Pyetjet që shtrohen? A duhet të jemi besnikë ndaj ndjenjave tona? Po ndaj familjes? Po ndaj parimeve tona? Po ndaj autoritetit ? “E shikoni, këto nuk janë thjesht pyetje që të lindin duke bërë një shëtitje romantike në qytetin e vjetër të Veronës. Këto ishin pyetje që shoqëronin shoqërinë Elisabetiane, e për të cilat Shekspiri zgjodhi një tjetër vend, Veronën dhe Italinë - larg Anglisë, për të kërkuar përgjigje. Ndërsa ne, zgjodhëm sallën e rrumbullakët për të prezantuar punën tonë”, thuhet në materialin e Metropolit. “Romeo e Zhulieta” është një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga Shekspiri. Ajo tregon historinë e dy të dashuruarëve, fiset e të cilëve janë armiq. Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Zhulietës është një nga veprat më të njohura të Shekspirit dhe një nga historitë dashurie më të famshme të letërsisë botërore. Tragjedia në qytetin italian të Veronës vepron mbi dashurinë të Romeos dhe Zhulietës, që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë, atyre të Montague-ve (Romeo) dhe të Capulet-ve (Zhulieta). Skenografia e veprës mban emrin e Klajd Ymeri dhe kostumografia është realizuar nga Jonida Beqo.

Më të lexuarat